Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

MIKROKREDITË “alarmojnë” qeverinë, Manja shkresë Kadastrës: Skanoni pasuritë e “MCA”, “Final” dhe urdhrat e përmbaruesve!

Editor by Editor
May 4, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
MIKROKREDITË “alarmojnë” qeverinë, Manja shkresë Kadastrës: Skanoni pasuritë e “MCA”, “Final” dhe urdhrat e përmbaruesve!
0
SHARES
80
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Mashtrimi përmes mikrokredive nga subjektet “Micro Credit Albania”, “Final” dhe fondi “Besa” ka marrë të tjera përmasa. OraNews shkruan se në skemën e abuzimit duket se janë dhe elemente të posaçëm pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pasi në shumicën e rasteve operatorët e këtij institucioni kanë vepruar duke bashkëpunuar ngushtësisht me subjektet si “MCA” dhe “Final”, duke u hequr të drejtat e pasurisë qytetarëve të ndryshëm që kishin marrë kredi të vogla që variojnë nga 500 deri në 1 milion lekë të vjetra.

Shqetësimi ka mbërritur deri në dyert e Ministri i Drejtësisë, pasi vetë Ulsi Manja përmes një dokumenti kërkon informacion nga kryetarja e kadastrës Dallëndyshe Bici, mbi veprimet që kanë kryer pranë zyrave të kadastrës 8 përmbarues privatë dhe vetë subjektet kredidhënëse “MCA” dhe “Final”.

“…pranë Ministrisë së Drejtësisë është administruar një numër i lartë ankesash nga qytetarët, së fundi edhe një denoncim nga disa punonjës të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë, që lidhen me një fenomen të bërë edhe publik, kryerjen e procedurave përmbarimore fiktive deri në kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme në emër të institucioneve financiare jo banka, konkretisht “Micro Credit Albania”. Ministria e Drejtësisë po ndjek me përparësi këtë problematikë që lidhet me cenimin e të drejtave të qytetarëve, nga proceset e ekzekutimit të detyruar dhe në veçanti për respektimin e të drejtës së pronës, si e drejtë themelore kushtetuese…”-thuhet në dokumentin e firmosur nga Klajd Karameta.

MIKROKREDITË “alarmojnë” qeverinë, Manja shkresë

SHKRESA

Në dokument thuhet gjithashtu se nisur nga kjo situatë të bërë tashmë publike dhe duke ju përgjigjur shqetësimit të qytetarëve, ministria kërkon të informohet menjëherë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës që ka në varësi 22 zyrat vendore të kadastrës.

Ministria kërkon numrin e pasurive të paluajtshme shoqëruar me kopje të kartelave përkatëse, të regjistruara në emër të shoqërisë “Micro Credit Albania” ose “MCA” dhe shoqërisë “Final”, kur pronësia është fituar me vendim të kalimit të pronësisë nga përmbaruesi.

Veç kësaj ministri Manja kërkon të dhëna konkrete të aplikuesit (mandati i aplikimit) për regjistrimin e vendimit të kalimit të pronësisë për të gjitha rastet kur përfitues i pasurive ka qenë shoqëria “Micro Credit Albania” ose “MCA” dhe shoqëria “Final”.

Ulsi Manja ka kërkuar nga hipoteka të skanojë dhe ti verë në dispozicion të gjithë praktikat që janë kryer nga 8 përmbarues privatë, të cilët janë kthyer në bandën më të egër të gjurmimit dhe tjetërsimit të pasurisë së qytetarëve.

“…numrin e aplikimeve për kryerjen e veprimeve “Urdhër për vendosjen e sekuestros konservative” dhe/ose “Urdhër për heqjen e sekuestros konservative” në interes të kreditorit Micro Credit Albania/MCA dhe/ose Final, që mbajnë emrin dhe vulën e përmbaruesit gjyqësor privat: Lefter Canaj, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Astrit Kaptelli, Rrok Deda dhe Altin Vako.) Të dhëna konkrete të aplikuesit (mandati i aplikimit) për regjistrimin e urdhrave të aplikuar nga përmbaruesit e sipërcituar. Të dhënat konkrete që lidhen me dokumentet postare të paraqitur nga këta përmbarues gjyqësorë privatë që lidhen me komunikimin postar me zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës…”-thuhet në dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë.

MIKROKREDITË “alarmojnë” qeverinë, Manja shkresë

SHKRESA

Për këtë është në dijeni kryeministri Edi Rama dhe institucione të tjera.

Rasti fillimisht është ndjekur nga prokurori i Tiranës, Leonard Filopati, i cili pas disa muaj hetime konstatoi se çështja e mashtrimit dhe tjetërsimit të pronave përmes kredive, përmban elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë jo vetëm drejtues të shoqërisë “Micro Credit Albania”, “Final” dhe fondi “Besa”, por dhe një zinxhir përmbaruesish privatë. Ky grup e ka shtrirë mbështetjen deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë masa të parikuperueshme për jetën dhe pronat e mijëra personave.

Nisur nga kjo gjë, pak ditë më parë, prokurori Filopati e përcolli dosjen për në SPAK dhe tashmë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të marrë nën hetim guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe gjithë rrjetin me të cilin ai ka bashkëpunuar.

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, Kredo, Iutecredit apo Fondi Besa, iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e “Pandorës” pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!

Previous Post

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues

Next Post

Largimi masiv i adoleshentëve/ Berisha: Ikin vetëm e vetëm se mbi ta rëndon tirania e varfërisë nga vjedhja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Si është e mundur që gjyqtarët kërkojnë një rritje page prej 1600 eurosh? Rama: Problemi nuk është te një minister, por te përmbysja e balancës së pushteteve.”

“Disa agjentë të BKH refuzojnë të dorëzojnë patllaken”, pas reagimit të Ramës, Byroja Kombëtare e Hetimit jep përgjigje.

December 14, 2025
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shokon Spanjën me ofertën e 10 miliard eurove për blerjen e Barcelonës.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shokon Spanjën me ofertën e 10 miliard eurove për blerjen e Barcelonës.

December 14, 2025
“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

December 14, 2025
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
“Si është e mundur që gjyqtarët kërkojnë një rritje page prej 1600 eurosh? Rama: Problemi nuk është te një minister, por te përmbysja e balancës së pushteteve.”
Lajmi Fundit

“Disa agjentë të BKH refuzojnë të dorëzojnë patllaken”, pas reagimit të Ramës, Byroja Kombëtare e Hetimit jep përgjigje.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Reagimi i SPAK ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat...

Read moreDetails
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shokon Spanjën me ofertën e 10 miliard eurove për blerjen e Barcelonës.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shokon Spanjën me ofertën e 10 miliard eurove për blerjen e Barcelonës.

December 14, 2025
“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

“Yjet e Premier Ligës përballë Salah: Konfrontime dhe shkëputje të bujshme… Ronaldo, Isak”

December 14, 2025
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Si është e mundur që gjyqtarët kërkojnë një rritje page prej 1600 eurosh? Rama: Problemi nuk është te një minister, por te përmbysja e balancës së pushteteve.”

“Disa agjentë të BKH refuzojnë të dorëzojnë patllaken”, pas reagimit të Ramës, Byroja Kombëtare e Hetimit jep përgjigje.

December 14, 2025
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shokon Spanjën me ofertën e 10 miliard eurove për blerjen e Barcelonës.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shokon Spanjën me ofertën e 10 miliard eurove për blerjen e Barcelonës.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al