Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë
0
SHARES
60
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Konkluzioni është i qartë, që GJKKO s’ka dhomë këshillimi, por dhomë komandimi nga “Ma nalt fare”, sidomos në proces vetëm politik si ky.”

Kështu shprehet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas vendimit të së enjtes nga Gjykata e Posaçme, e cila i la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, teksa ai ndodhet në qeli që prej 21 Tetorit të vitit të kaluar.

Në një auto-intervistë të dhënë nga paraburgimi i burgut “313”, në mungesë të një konference për shtyp me gazetarët, Meta thotë se  konferenca i është pamundësuar nga “regjimi i Ramaduros”.

Ai jep sqarime edhe për argumentet e përdorura nga SPAK në lidhje me dosjen e tij, ku i janë bashkuar çështja CEZ-DIA, lobimi në SHBA i ish-LSI-së, si dhe hetimi pasuror ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Meta deklaron se marrëveshjet dhe pagesat për lobimin bëheshin me vendim të kryesisë së LSI-së në atë kohë dhe jo prej tij, ndërsa tregon edhe tronditjen kur mësoi se ish-gruaja e tij përdorte kartën që zbuloi SPAK për pagesat e ndryshme.

Ai akuzon SPAK se kërkon që ta mbajë të “lidhur” me Monika Kryemadhin qëllimisht për ta akuzuar, duke mohuar kategorikisht se kishte dijeni për këtë kartë të ish-gruas së tij.

Teksa e cilëson si ngjarjen më të rëndë të tij zbulimin e kartës së Monikës, Meta tregon se firmëtarët dhe paguesit e parave janë persona të tjerë që SPAK i di shumë mirë, por nuk i heton.

Ai tregon edhe për një bisedë me ish-drejtuesin e strukturave, Endrit Braimllari dhe se çfarë i kishte thënë ai tre vite më parë në Jalë, për prokurorin e dosjes, Sotir Kllapi.

AUTO-INTERVISTA E PLOTË

-Z. Meta, pas vendimit të GJKKO-së, ju paralajmëruat një konferencë shtypi për të nesërmen në orën 11:00. Pse kjo nuk ndodhi?

Përgjigje: Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtetë).

Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesërmes, do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë.

Të nesërmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, për të shmangur këtë komunikim të hapur e transparent “defekti” i la pa folur me të afërmit e tyre edhe gjithë të paraburgosurit. Ndaj po u jap përgjigje disa prej pyetjeve më “provokuese”.

-A e prisnit këtë vendim?

Përgjigje: Prej janarit 2017, si Kryetar Parlamenti, kam denoncuar nisjen e “Ramaformës”, që polli “Ramaduron”.

Pra të shkeljes së ndryshimeve kushtetuese, që u miratuan me 140 vota, kur u hodh shorti i parë tepër transparent në Kuvend me gogla për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Pasi Ramës emrat nuk i pëlqyen, keqpërdori Ambasadorin e SHBA për të kontestuar procesin ku ishin edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT-it, prezent gjithë kohën. Kjo solli edhe reagimin tim të parë publik ndaj kësaj deklarate minuese ndaj procesit, pasi bazohej mbi një: gënjeshtër se gjoja Prokuroria kishte bërë manipulime në përzgjedhjen e kandidaturës të saj.

Për këtë unë mbajta edhe një qëndrim zyrtar si Kryetar Parlamenti, drejtuar jo vetëm atij si Ambasador, por edhe Departamentit të Shtetit, Sekretarit të kohës, Z. Tillerson. Pas ndërhyrjes pajtuese të Znj. Arta Dade, unë pranova ta takoj atë dhe ai kërkoi falje, por e kishin “gënjyer” socialistët. Kjo histori, siç e dini, vazhdoi pafund deri në mbetjen e vendit pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithmonë ambasadorët “gënjeheshin” nga socialistët e pak më vonë dhe Charles McGonigal.

Pra historia e kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë dhe gjykatave është shumë e vjetër dhe unë kam denoncuar të gjitha shkeljet e rënda të Kushtetutës  (si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta) e deri te betimi i një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana.

Kjo ishte edhe arsyeja pse thirra popullin në mitingun e papërsëritshëm të 2 marsit 2020, i cili prapësoi projektligjin e çuar në Kuvend për ‘betimet te Lana’. Kjo betejë vetëm e shtyu në kohë kapjen edhe të Gjykatës Kushtetuese pas ndërhyrjes pozitive të Komisionit të Venecias. Ndaj ne jemi të detyruar të ezaurojmë të gjitha shkallët e gjykatave të brendshme, përfshi atë Kushtetuese, për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut.

-Atëherë, cili është konkluzioni i juaji për vendimin e GJKKO-së për mosndryshimin e masës së arrestit ndaj jush pas 8 muajsh?

Përgjigje: Konkluzioni është i qartë, që GJKKO s’ka dhomë këshillimi, por dhomë komandimi nga “Ma nalt fare”, sidomos në proces vetëm politik si ky. Por janë hallka të domosdoshme që duhen ezauruar me durim strategjik.

-A ishin serioze argumentat e SPAK-ut për të vijuar këtë masë ekstreme në paraburgim?

Përgjigje: Lexojeni të plotë materialin prej 32 faqesh që SPAK i ka dërguar GJKKO, ku asnjë të re nuk ka gjatë këtyre 8 muajve të arrestimit tim në paraburgim, përveç rrëzimit përfundimtar që i bën vet SPAK-u shpifjes të botuar në “Mother Jones” të Soros në 2017, se LSI gjoja kishte paguar nga Qipro gati 1 milionë $ për “Dorelita Group” të “McKeon Group”, që unë të bëja gjoja një fotografi që as u kërkua ndonjëherë me Presidentin Tramp.

SPAK e dinte shumë mirë të vërtetën, se unë këtë ua kam provuar me fakte dhe akte prej 2 vjetësh, se për “McKeon Group” është bërë vetëm një pagesë prej 15 mijë $ me vendim të Kryesisë së LSI dhe e deklaruar në KQZ dhe në FARA (SHBA).

Çdo gjë tjetër trillim i sponsorizuar shumë shtrenjtë nga Narkoregjimi dhe i pranuar me hare nga vetë SPAK-u për të justifikuar edhe urdhrin për rrëmbimin tim.

-Po akuzat për lobimet e tjera që s’kanë rënë. Si e shpjegoni ju?

Përgjigje: Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shumë mirë nëse ato diferenca janë të vërteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kanë asnjë lidhje me veprimtarinë time gjatë periudhës si Kryetar i LSI deri në Prill 2017, ku çdo marrëveshje apo pagesë, si te rasti “McKeon Group”, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush të paguante.

Po kështu, SPAK-u e di shumë mirë që unë as kam autorizuar njeri e as kam qenë në dijeni të pagesave të tilla që mund të kenë ndodhur. SPAK-u thotë, në faqen 103 të akuzës për mua, se kompania GSIS ka lidhur marrëveshje me LSI të nënshkruar nga një titullar i saj ( jo Ilir Meta).

Po kështu, më poshtë thotë se GSIS LLC, në raportin e transaksioneve financiare të periudhës 1 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2017, i ka dërguar faturat LSI në vlerën 589.024.57 USD, faturat që LSI ka paguar kapin vlerën 463.546 $.

Edhe më parë, por edhe në seancën e fundit, i kërkuam prokurorit Kllapi që ishte në seancë të na tregonte se cilit përfaqësues të LSI ia kishte dërguar kjo kompani këto fatura, pasi ky do të ishte edhe çelësi i vërtetë i përcaktimit të përgjegjësive edhe penale. Pasi është e padiskutueshme, që unë as kam qenë ndonjëherë në dijeni të një shume të tillë dhe as mund të autorizoja veprime të paligjshme, për më tepër që kjo është një shumë tejet e ekzagjeruar për ato shërbime të kërkuara apo të raportuara.

-Po prokurori Kllapi si reeagoi?

Përgigje: Në mënyrën më absurde. Ai tha se para se të firmosej marrëveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte një letër e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej për qëllimet e diskutuara të marrëveshjes që ishte biseduar më parë për t’u arritur.

Kjo përgjigje është shumë qesharake, sepse përpara se të miratohej një marrëveshje më parë, natyrisht qëllimet dhe termat e saj do të diskutoheshin paraprakisht nga palët (si për çdo marrëveshje). Dhe natyrisht që një marrëveshje e tillë është miratuar nga Kryesia e LSI, siç përmend edhe vetë akuza në faqen 103 të marrjes si i pandehur.

Dhe kjo marrëveshje ka qenë zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga një titullar i LSI. Z. Kllapi, pra SPAK-u, pas tre vitesh hetimi për lobimin, nuk do qëllimisht të japë përgjigje se kujt në LSI ia ka çuar këto fatura GSIS?

Sepse është ky person që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.

Pra SPAK në këtë rast jo vetëm që nuk heton, por fsheh fakte dhe emra me qëllime të pastra politike, për të fajësuar Ilir metën, se këtë komandë ka marrë nga “Ramaduro”. Në këtë mënyrë SPAK edhe mbron me porosi të Ramës personat përgjegjës të cilët të kapur në veprime të paligjshme kanë kaluar në shërbim të Ramës, kundër Partisë së Lirisë që nga 21 nëntori 2023. Janë ata që para Konventës së 27 prillit 2024 i quaja publikisht fraksioni i “Dumanit dhe Adrianit”.

Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur. Por edhe dokumentet nga SHBA nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë.

Si mund të bëja ose toleroja unë veprime të tilla me SHBA dhe në SHBA, kur jo vetëm e dija se ç’i kishte ndodhur “gruas së Bilalit”, por edhe ditën e parë të punës si Kryeministër në moshën 30 vjeç, e nisa me një konflikt me një ambasador të SHBA, i cili më bëri presion në emër të SHBA që të firmosja një marrëveshje me “New World Telekom”, një kompani off-shore që e donte falas Telekomin tonë, gjë për të cilën kishte një letër mirëkuptimi të firmosur më parë, por të kundërshtuar nga Ministrat e asaj kohe, Bufi dhe Angjeli, me shumë të drejtë.

Previous Post

Do t’i hiqet “non grata” Berishës? Ish-zyrtari i lartë amerikan: U ndëshkua pa prova, ka pasur nxitim për t’i vënë disa njerëz nën sanksione

Next Post

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

Next Post
Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Lufta në hije për fitime të lehta!” Rusia paguan të rinjt ukrainas që të bëhen kamikazë të pavetëdijshëm, Kievi nis fushatën sensibilizuese

“Lufta në hije për fitime të lehta!” Rusia paguan të rinjt ukrainas që të bëhen kamikazë të pavetëdijshëm, Kievi nis fushatën sensibilizuese

June 30, 2025
Belinda Balluku apo bandat e Durrësit, kush do ta zgjedh drejtorin e ri të policisë së shtetit?!

“Gazetarëve u është kërkuar të mos japin zë…”/ Lala: Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes

June 30, 2025
Arrestohet “truri i basteve 333 dhe CR7 në Tiranë”, Lendi Palaj

Arrestohet “truri i basteve 333 dhe CR7 në Tiranë”, Lendi Palaj

June 30, 2025
Qeveria miraton projektligjin “Për vullnetarizmin”, nga afati i angazhimit te grupet, ja çfarë përfshin

AKTUALITET

“Lufta në hije për fitime të lehta!” Rusia paguan të rinjt ukrainas që të bëhen kamikazë të pavetëdijshëm, Kievi nis fushatën sensibilizuese

by Editor
June 30, 2025
0

RUSIA- Moska ka nisur një fushatë të fshehtë sabotimi brenda territorit të Ukrainës, ku po rekruton të rinj dhe adoleshentë...

Read moreDetails
Belinda Balluku apo bandat e Durrësit, kush do ta zgjedh drejtorin e ri të policisë së shtetit?!

“Gazetarëve u është kërkuar të mos japin zë…”/ Lala: Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes

June 30, 2025
Arrestohet “truri i basteve 333 dhe CR7 në Tiranë”, Lendi Palaj

Arrestohet “truri i basteve 333 dhe CR7 në Tiranë”, Lendi Palaj

June 30, 2025
Qeveria miraton projektligjin “Për vullnetarizmin”, nga afati i angazhimit te grupet, ja çfarë përfshin

Qeveria miraton projektligjin “Për vullnetarizmin”, nga afati i angazhimit te grupet, ja çfarë përfshin

June 30, 2025
Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

June 30, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Lufta në hije për fitime të lehta!” Rusia paguan të rinjt ukrainas që të bëhen kamikazë të pavetëdijshëm, Kievi nis fushatën sensibilizuese

“Lufta në hije për fitime të lehta!” Rusia paguan të rinjt ukrainas që të bëhen kamikazë të pavetëdijshëm, Kievi nis fushatën sensibilizuese

June 30, 2025
Belinda Balluku apo bandat e Durrësit, kush do ta zgjedh drejtorin e ri të policisë së shtetit?!

“Gazetarëve u është kërkuar të mos japin zë…”/ Lala: Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes

June 30, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al