Wednesday, October 29, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta video-mesazh nga burgu, akuzon qeverinë për abuzime: Rama vdes për pak Kadastër

Editor by Editor
April 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Meta video-mesazh nga burgu, akuzon qeverinë për abuzime: Rama vdes për pak Kadastër
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa bëhej prezantimi i kandidatit të Partisë së Lirisë në Durrës, pjesë e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë  Madhështore’, kreu i PL është gjendur ‘mes tyre’ përmes një mesazhi zanor nga burgu.

Meta i ka bërë thirrje votuesve të Durrësit që të votojnë kandidatin e tij Adriatik Hoxha e tij në 11 maj. Meta tha se ky qytet është më i vjedhuri nga qeveria dhe se tani është koha që të rrëzojnë nga pushteti Edi Ramën.

Mesazhi i plotë

Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes të gjithëve ju, qëndrestarëve të Partisë së Lirisë, anëtarëve, simpatizantëve tanë të qytetit dhe të Bashkisë së Durrësit.

Është kënaqësi edhe për mua që sot të shpreh përkrahjen time më të fortë për kandidatin tonë të shkëlqyer, për kampionin e vlerave të qytetarisë durrsake në radhë të parë, Adriatik Hoxhën.

Për këtë emër të madh të atletikës tonë kombëtare, të sportit të Durrësit në mënyrë të veçantë, por edhe atij kombëtar.

Dhjetra herë kampion absolut i vendit, 22 herë rekordmen kombëtar, fitues i shumë medaljeve të arta, të argjendta në aktivitetet ndërkombëtare ku ka ngritur flamurin Kuq e Zi.

Pjesëmarrës në lojrat Olimpike të Londrës 2012, duke përfaqësuar Shqipërinë.

“Mjeshtër i Madh i Sportit” e shumë e shumë vlerësime të tjera, tërësisht të merituara të këtij personaliteti, i cili është tashmë jo vetëm kandidati ynë në listën e koalicionit “ PD – ASHM” për Durrësin, por njëkohësisht edhe do të jetë një zë shumë i fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm për sportin, për shëndetin, për të rinjtë dhe për Durrësin, një zë që për fat të keq ka munguar deri tani.

Adriatiku është edhe një intelektual shumë i formuar jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në fushën e ligjit si një jurist tashmë me përvojë.

Ai është edhe një njohës shumë i mirë i shëndetit publik dhe i ndërlidhjes midis sportit dhe shëndetit.

Ai është kryetar i Komisionit tonë të Sporteve, me ide dhe paketë konkrete për mbështetjen e sportit e sidomos për krijimin e lehtësive për të rinjtë dhe për fëmijët për t’u ushtruar me sport në këto kohë vesesh për fat të keq, që ka mbjellë “Rilindja”.

Durrësi është qyteti dhe qarku më i vjedhur dhe më i grabitur, për fat të keq nga “Rilindja” e Edi Ramës, e sidomos gjatë kësaj kohe që ai u zgjodh dhunshëm dhe forcërisht, siç e provojnë dhe të gjitha përgjimet tashmë të dokumentuara të zgjedhjeve kriminale të vitit 2021.

Durrësi ishte qyteti dhe Qarku me më shumë viktima nga tërmeti dhe sot askush nuk është dënuar për atë masakër të paralajmëruar që ndodhi.

Durrësi është më i vjedhuri edhe në këtë fatkeqësi, mbi 1 miliardë euro që askush nuk e di se ku kanë shkuar.

Ndërkohë që Komisioni Parlamentar që u kërkua për të hetuar këto fonde, u bllokua pikërisht nga përgjegjësi kryesor i këtyre vjedhjeve dhe kohë fatkeqësie si për tërmetin dhe pandeminë, që është vetë Edi Rama.

Edhe sot mbas 6 vjetësh, ende pasojat e tërmetit nuk janë rikuperuar dhe ende luhet politikisht, elektoralikisht dhe në mënyrë selektive me këtë fatkeqësi.

Po kështu, Durrësi paguan për inceneratorin që nuk ekziston gati 1/3 e buxhetit të taksave të qytetarëve të Durrësit.

Ashtu sikurse dihet se shumica e stafit dhe e kolegëve të Edi Ramës, të vitit 2021, për të blerë votat e durrsakëve dhe për të tjetërsuar me dhunë përmes bandave, vullnetin e tyre, sot ndodhen në burgun e Durrësit.

Por e gjithë kjo u bë jo thjesht që të grabiteshin votat për të qëndruar në pushtet, por për të grabitur portin mijëra vjeçar të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, që të paguajnë shumëfish më shtrenjtë durrsakët dhe të gjithë shqiptarët.

Prandaj i ftoj  të gjithë qytetarët e Durrësit të votojnë Nr.1, koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në mënyrë që qytetarët e Durrësit të jenë të parët dhe jo bandat e Edi Ramës, siç e ka provuar Durrësi në kurriz për vite e vite të tëra.

Qytetarë të Durrësit, votoni Nr.1, që paratë tuaja, taksat tuaja që janë shtuar aq shumë, që nga ato të ujit e gjithçka tjetër të Bashkisë së Durrësit, të mos shkojnë më për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Votoni Nr.1, që Durrësi të kthehet në qëndrën më të fuqishme të eksporteve shqiptare në të gjithë botën.

14%, të dashur qytetarë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë që na dëgjoni, është diferenca në mbledhjen e të ardhurave publike në raport me PBB të Shqipërisë,  krahasuar me Serbinë, me Malin e Zi dhe me Bosnjen, me vende pra të rajonit tonë.

Që do të thotë, 3.2 miliardë euro në vit ose 13.2 miliardë euro në 4 vjet, vidhen nga Edi Rama, pa u futur fare në Buxhetin e Shtetit.

Ndaj Shqipëria zhdoganon shumë herë më pak naftë se sa Kosova edhe pse ka një popullsi shumë më të madhe edhe pse ka një numër mjetesh shumë herë më të madh dhe pse ka edhe një numër turistësh shumë herë më të madh.

Ndaj nafta në Durrës është shumë më e shtrenjtë siç e dini ju, se në Prishtinë edhe pse ata e marrin nga Durrësi, sepse kostot  në naftë i rrisin edhe taksat që shton Edi Rama për të kompensuar moszhdoganimet, të cilat shkojnë në xhepin e tij dhe të klientëve të “Rilindjes”.

Ju kërkoj të gjithëve të përqëndrohemi te programi ynë i shkëlqyer, te ulja e taksave në mënyrë drastike që do të shtojnë të ardhurat e qytetarëve dhe të bizneseve.

Përqëndrohuni tek ulja drastike e taksave ne ndërtim, që do të ulë kostot e çmendura të apartamenteve, të paarritshme për çiftet e reja dhe për familjet shqiptare.

Përqëndrohuni te modeli i ri ekonomik që sjellim ne, që është një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, se Durrësi do të jetë përfituesi i parë dhe më kryesor, për shkak edhe të krijimit të zonave të lira ekonomike, siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, të Durrësit 1 dhe të Durrësit 2, sipas modelit të provuar prej gati 15 vitesh me shumë sukses, Shkupi 1 dhe Shkupi 2.

Përqëndrohuni te programi ynë për mbështetjen e bujqësisë, blegtorisë, të ushqimit.

Në vitin 2021, pasi i grabiti votën me blerje bandash qytetarëve të Durrësit, siç është provuar tashmë botërisht, Edi Rama, i rrëmbeu menjëherë pas zgjedhjeve edhe zyrën e kadastrës durrsakëve, duke e sjellë atë në Tiranë.

Se Edi Rama vdes për pak kadastër, si Jovan Bregu që vdiste për pak magazinë.

Dhe ajo, kadastra e Durrësit, ishte dhe është me shumë vlerë dhe me shumë interesa, siç është dhe ajo e Vlorës, ku besoj nuk e keni harruar që kur ishte deputet atje, u ndërruan 10 herë drejtorët e Hipotekës.

Tani u ka bërë dhe një dhuratë tjetër durrsakëve, meqë mbaroi dhe mandatin në Durrës, duke ua mbyllur dhe Gjykatën e Apelit në Durrës dhe të gjithë qytetarët e Durrësit duhet të vijnë në Tiranë për të ndjekur çdo çështje gjyqësore.

Po kështu, që nga korriku, u ka bërë dhe një dhuratë tjetër, u ka larguar përfundimisht edhe Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative.

Falë Edi Ramës, që ishte deputet në Durrës, gjatë këtyre katër viteve, interesat e durrsakëve janë dëmtuar shumë rëndë.

Është e pa mundur sot të gjesh një fushë publike sportive në Durrës apo në Tiranë, ku fëmijët e durrsakëve apo të tiranësve të luajnë pa lekë.

E pra, jam i sigurt se deputeti i ardhshëm i Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë, kampioni, rekordmeni jo vetëm në sport, por në të gjitha vlerat njerëzore, qytetare, familjare, që përfaqëson Adriatik Hoxha, do të jetë një avokat i fuqishëm, një mbrojtës i fuqishëm i interesave të durrsakëve, i interesave të krutanëve, i interesave të komunitetit të Fush-Krujës, të Niklës, të Thumanës, kudo dhe njëkohësisht me rezultatin e shkëlqyer që ju do të arrini në Durrës, do të keni dhe përfaqësimin e merituar në qeverisjen e ardhshme, sepse Durrësi meriton të jetë i pari dhe jo të grabitet i pari, siç ka ndodhur, në mënyrë sistematike dhe të dhunshme nga Edi Rama dhe bandat e tij në këto 12 vite.

Suksese Adriatikut dhe jam i sigurt se të gjthë ju që jeni aty, duke bërë një votë të re, duke biseduar me një votues të ri, çdo ditë, në këto 32 ditë që kanë mbetur, jo vetëm që Adriatiku do të jetë një deputet i padiskutueshëm, po ju do t’i jepni edhe një deputet tjetër më shumë koalicionit tonë, që jam i bindur do të arrijë fitore madhështore, në radhë të parë në qytetin e Durrësit ku do të triumfojë qytetaria dhe në qarkun e Durrësit.

Fitore dhe suksese!

Previous Post

Çfarë dyshohet? Agjentët e BKH kontrolle në një biznes në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve

Next Post

I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur djalin 29-vjeçar

Next Post
Paralajmërim apo atentat i dështuar? Tritol makinës në Kurbin, detajet e para

I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur djalin 29-vjeçar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kuba përballë pasojave të uraganit “Melissa”, qindra mijëra qytetarë të evakuuar, erëra deri në 200 km/orë

Kuba përballë pasojave të uraganit “Melissa”, qindra mijëra qytetarë të evakuuar, erëra deri në 200 km/orë

October 29, 2025
Josep Martinez, i tronditur dhe nën hetim, transferohet nga Interi në një kujdes terapeutik.

Josep Martinez, i tronditur dhe nën hetim, transferohet nga Interi në një kujdes terapeutik.

October 29, 2025
Vendimi për Niko Peleshin merret ditën e enjtes/ TCH publikon raportin e PD: Kuvendi është shndërruar në një “teatër kukullash” për kryeministrin “karagjoz”, kërkohet shkarkimi.

Vendimi për Niko Peleshin merret ditën e enjtes/ TCH publikon raportin e PD: Kuvendi është shndërruar në një “teatër kukullash” për kryeministrin “karagjoz”, kërkohet shkarkimi.

October 29, 2025
Djali zbardh incidentin tragjik: "Baba nuk më lejonte të hanim qetë, e ndjeva veten nën presion. Papritur, e mora thikën dhe…"

Djali zbardh incidentin tragjik: “Baba nuk më lejonte të hanim qetë, e ndjeva veten nën presion. Papritur, e mora thikën dhe…”

October 29, 2025
Kuba përballë pasojave të uraganit “Melissa”, qindra mijëra qytetarë të evakuuar, erëra deri në 200 km/orë
LAJME

Kuba përballë pasojave të uraganit “Melissa”, qindra mijëra qytetarë të evakuuar, erëra deri në 200 km/orë

by timoni.al
October 29, 2025
0

Qindra mijëra banorë në Kubë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe të strehohen në qendra emergjente pas goditjes...

Read moreDetails
Josep Martinez, i tronditur dhe nën hetim, transferohet nga Interi në një kujdes terapeutik.

Josep Martinez, i tronditur dhe nën hetim, transferohet nga Interi në një kujdes terapeutik.

October 29, 2025
Vendimi për Niko Peleshin merret ditën e enjtes/ TCH publikon raportin e PD: Kuvendi është shndërruar në një “teatër kukullash” për kryeministrin “karagjoz”, kërkohet shkarkimi.

Vendimi për Niko Peleshin merret ditën e enjtes/ TCH publikon raportin e PD: Kuvendi është shndërruar në një “teatër kukullash” për kryeministrin “karagjoz”, kërkohet shkarkimi.

October 29, 2025
Djali zbardh incidentin tragjik: "Baba nuk më lejonte të hanim qetë, e ndjeva veten nën presion. Papritur, e mora thikën dhe…"

Djali zbardh incidentin tragjik: “Baba nuk më lejonte të hanim qetë, e ndjeva veten nën presion. Papritur, e mora thikën dhe…”

October 29, 2025
Hugh Jackman dhe Sutton Foster bëjnë debutimin e tyre publik si çift.

Hugh Jackman dhe Sutton Foster bëjnë debutimin e tyre publik si çift.

October 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kuba përballë pasojave të uraganit “Melissa”, qindra mijëra qytetarë të evakuuar, erëra deri në 200 km/orë

Kuba përballë pasojave të uraganit “Melissa”, qindra mijëra qytetarë të evakuuar, erëra deri në 200 km/orë

October 29, 2025
Josep Martinez, i tronditur dhe nën hetim, transferohet nga Interi në një kujdes terapeutik.

Josep Martinez, i tronditur dhe nën hetim, transferohet nga Interi në një kujdes terapeutik.

October 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al