Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta: Vetëm një opozitë e mirëorganizuar e shkërmoq “kalanë e rërës” që ka ngritur Edi Rama mbi krim e vjedhje

Editor by Editor
July 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Meta: Vetëm një opozitë e mirëorganizuar e shkërmoq “kalanë e rërës” që ka ngritur Edi Rama mbi krim e vjedhje
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reagon ashpër ndaj vendimit të fundit të Apelit të GJKKO për të mos ndryshuar masën e arrestit ndaj tij. Duke folur në një intervistë për “Syri.net”, Meta e cilëson të gjithë procesin si një farsë politike të orkestruar nga regjimi i Edi Ramës për ta mbajtur në burg me qëllime elektorale.

Meta shpreh gjithashtu shqetësimin për gjendjen e drejtësisë në vend, ku sipas tij, gjykatësit janë të shantazhuar dhe të mbikëqyrur nga oficerë të SPAK dhe BKH, në kundërshtim me standardet europiane. Ai bën thirrje për një opozitë të organizuar dhe pa kompromis, që sipas tij është e vetmja forcë që mund ta shembë këtë “kala rëre” të ngritur mbi korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Meta gjithashtu u shpreh se një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim. Sipas tij Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.

Intervista e Plotë e Metës:

Pyetje: Z. Meta, dje edhe Apeli i GJKKO vendosi të mos e rishikojë masën e arrestit me burg ndaj jush. A jeni i zhgënjyer?

Përgjigje: Aspak. Përkundrazi, ndaj edhe nuk doja të humbja kohë në një proces farsë, por u përfaqësova nga Avokati im i nderuar, Z. Kujtim Cakrani. Tre përvojat e mëparshme me GJKKO, janë tepër për mua për të kuptuar se atje GJKKO është vetë SPAK-u dhe gjykatësit, noterë të SPAK-ut.

Pyetje: Mos jeni edhe ju paragjykues ndaj GJKKO?

Përgjigje: Aspak! Dy herët e para edhe pse vendimet e tyre, pas arrestimit tim, ishin të padrejta edhe i kam mirëkuptuar, pasi e di se në çfarë presioni kanë qenë nga i gjithë regjimi, i cili më donte patjetër në burg për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit.

Por tani, kur po bëhen 9 muaj nga dita e rrëmbimit tim, kur hetimet janë shtyrë 2 herë, kur jo vetëm nuk ka asnjë provë kundër meje, por edhe prova të pretenduara më parë nga SPAK-u kanë rënë, për çfarë arsye duhet të rri unë në paraburgim?

Sepse SPAK-u bën analiza financiare të personave që nuk kanë asnjë lidhje me mua, e të cilët gëzojnë liri të plotë!

Kjo është një situatë skandaloze, por në diktatura nuk bëhet fjalë as për proces të rregullt ligjor e as për gjykata të pavarura.

Sidomos për gjykatësit e posaçëm, të cilët jo vetëm janë përzgjedhur në mënyrë të “posaçme”, por me ligj mbikqyren në mënyrë të përhershme nga oficerët e BKH-së, e cila është në varësi të SPAK-ut, i cili është palë në procesin e gjykimit.

Në të gjitha sistemet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka patur rastin të vlerësojë në lidhje me mbikqyrjen sekrete, shqetësimi ka qenë se veprimet e autoriteteve policore do të kufizohen dhe kontrollohen nga gjyqtarë të pavarur.

Ndërsa te ne, falë drejtësisë së “re”, sistemi është përmbysur dhe oficerët e policisë mbikqyrin gjyqtarët.

Ndaj deklarata e Dumanit se Gjykatat afërmendsh vendosin cfarë kërkojmë ne, është më e sinqerta edhe pse skandaloze për një shtet të së drejtës.

Kur ti i ke në përgjim të përhershëm gjykatësit dhe familjet e tyre, është normale që t’i trajtosh si vartës, siç kemi parë edhe komunikimet e tij me gjykatësen Irena Gjoka me rastin e arrestimit të Z. Berisha.

Ky terror nën të cilin ndodhen gjykatësit në Shqipëri, duhet të denoncohet dhe t’i jepet fund.

Në vendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, është paralajmërur se sistemi i mbikqyrjes duhet të shoqërohet me garanci adekuate dhe efektive që i mbrojnë ata persona nga abuzimet dhe të përshkruhen qartë në ligj: në veçanti duhet të ketë autorizim gjyqësor të bazuar në dyshimin e arsyeshëm se personi në fjalë është i përfshirë në disa aktivitete të paligjshme.

Ndërkaq që ligji nuk parashikon në asnjë moment që ky proces mbikqyrjeje të autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.

Si mund të pritet gjykim i pavarur dhe i paanshëm nga gjykatësit, kur e gjithë jeta dhe aktiviteti i tyre dhe familjarëve të tyre është në mënyrë permanente në përgjim, pra mbikqyrjen e një pale që është SPAK, i cili ka në varësi edhe BKH.

Kjo është një çështje madhore ku opozita duhet të angazhohet  seriozisht, pasi vetëm shtet të së drejtës nuk mund të kemi në të ardhmen, por një regjim policor ku oficerë anonimë të BKH-së mbikqyrin dhe kontrollojnë gjykatësit si askund në vendet demokratike dhe që kanë miratuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pyetje: Ndërkohë pritet legjislatura e re parlamentare në shtator. Rama duket më i fortë se kurrë me 83 mandate. Po kështu ka premtuar 6 reforma të mëdha. Si e shihni opozitën?

Përgjigje: Rama ka patur edhe 122 mandate, apo jo?

Po kështu e kemi parë se për çfarë i ka përdorur, për ligje me porosi dhe vetëm për të vjedhur paratë dhe pronat publike.

Ndaj opozita me 50 mandate mund të bëjë një barrikadë të pakapërcyeshme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, të të drejtave të njeriut.

Duhet të ishin atje në Theth që ditën e parë të agresionit të dhunshëm ndaj qytetarëve të Thethit, bashkë me deputeten Greta Bardeli.

Sepse vetëm kështu edhe qytetarët do ta besojnë opozitën dhe kauzat e saj në interes të tyre.

Një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim.

Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.

Pyetje: Mos jeni më optimist seç duhet?

Përgjigje: Aspak, por besoj se jam shumë realist.

Fitoren e arrin ai që e kërkon dhe lufton pa kompromis për të deri në fund. Vazhdimi i këtij regjimi është vetë shpërbërja e kombit dhe shtetit tonë. Ndaj beteja jonë është madhore, por edhe kërkon sakrifica të tilla dhe jo justifikime.

Previous Post

Del audio-mesazhi kërcënues nga njerëzit e Lapajt për Shabanin / “O Endri, o i pabesë, do të kushtojë rëndë kjo.. Dajoa do ta paguajë shtrenjë do t’i q…”

Next Post

VIDEO/ Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, tre persona të vdekur

Next Post
VIDEO/ Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, tre persona të vdekur

VIDEO/ Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, tre persona të vdekur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

LAJME

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

by timoni.al
November 4, 2025
0

Botërori i Formula 1 po përjeton një fund emocional këtë vit, me një situatë të pazakontë që nga viti 2012,...

Read moreDetails
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

November 4, 2025
Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

November 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al