Kreu i PL, Ilir Meta në një deklaratë për media ka folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Leart Kurti.
Ai ka ngitur pyetje se përse policia deklaroi që i riu vdiq në spital, ndërkohë që spitali konfirmoi se ka ardhur i vdekur.
Ai pyet se përse i është bërë autopzsa 5 osë pas ngjarjes dhe jo 12 siç e parashikon ligji dhe nëse është marrë leje nga familja për t’i kryer autopsinë.
Meta i ka bërë thirrje medias që të ndjekin hetimet deri sa të ndëshkohen ata që çuan në vdekjen e 32-vjeçarit.
“Po tentohet të fshihet e vërteta, ndërsa është ende shumë e fresket në kujtesën e të gjithë shqiptarëve, vrasja e Klodian Rashës. Policia sot nuk shihet më si një institucion që mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve, por si kërcënim kriminal për ta.
Mbi bazën e disa fakteve publike ulëritëse, që rëndojnë edhe më shumë paligjshmërinë ku është zhytur policia e Ramës, natyrshëm shtrohen disa pyetje.
Cila është arsyeja që policia deklaroi që i riu vdiq në spital, ndërkohë që spitali konfirmoi se ka ardhur i vdekur?
Cilët janë arsyet që autopsia u bë para kohës së detyruar me ligj, sepse autopsia është bërë 5 orë pas vdekjes dhe jo 12 orë sipas ligjit?
U përdor si argument që në trupin e të ndjerit u gjet një qese plastike me kokainë, ndërkohë që për arritjen e konkluzioneve, duhet patjetër të kompletohen të gjitha analizat toksikologjike.
Si është e mundur dhe si ka mundësi që është lejuar që edhe në krevatin e spitalit, i shtruar, Lear Kurti ka qenë me pranga në duar?!
A kanë pasur kamerat trupi punonjësit e policisë dhe çfarë evidentojnë ato? A kanë funksionuar kamerat në komisariat dhe çfarë evidentojnë ato? A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative dhe a është i regjistruar ky komunikim? A ka patur prezencë të përfaqesuesit ligjor të familjes gjatë autopsisë? A është marrë miratimi i familjes për kryerjen e autopsisë?
Ishte policia e Ramës që shkaktoi vetëvrasjen e 31-vjecarit Ilvi Meta në paraburgimin e Kavajës. Ishte policia e Ramës ajo që vrau 27-vjeçarin Enea Ftoi, babain e tre fëmijëve në Komisariatin e Korçës. Ishin policët e Ramës që i morën jetën vogëlushes Joniada Avdiaj në Himarë.
Kjo situatë kriminale që ka mbështetës dhe frymëzues Edi Ramën ka vetëm një zgjidhje: Largimin e menjëhershëm të Ramës, Ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjësit kryesorë të krimeve shtetërore të përsëritur. Të procedohet Ard Veliu një dhunues, mashtrues dhe manipulues i disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të policisë së Ramës.
I bëj thirrje medias që të monitorojnë hetimin dhe të ecin sëbashku në transparecë të plotë deri në ndëshmimin që mban vetëm një emrër policia patronazhiste e Edi Ramës”tha Meta.