Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së: Do të bëj çfarë të mundem për ta rikthyer partinë aty ku e ka vendin

Editor by Editor
June 21, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së: Do të bëj çfarë të mundem për ta rikthyer partinë aty ku e ka vendin
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA– Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi po ashtu tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.

Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja. Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.

Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër. Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.

“PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.

Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri. LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.

Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ishte ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj. Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm./ REL

Previous Post

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

Next Post

Plas sherri në një lokal në Pogradec, dy persona përfundojnë në spital nga goditjet me gota, tre të tjerë shoqërohen në komisariat

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Bli bileta për të ndjekur live shfaqjen e “Portokallisë” KËTU!

November 11, 2025
U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën mikut të Emiljano Shullazit pak pasi zbriti në aeroport

Atentati mafioz në Rinas! Breshëria e plumbave që i mori jetën Gilmando Danit prekin edhe hotelet e ndërtesat përreth, PAMJE nga vendgjarja

Vrasje me breshëri plumbash në Rinas/ Detajet mbi Gilmando Danin, i cili ka qenë target i dy atentateve të tjera dhe u lirua nga burgu para një viti

LAJME

by timoni.al
November 11, 2025
0

Spektakli më i madh i humorit në historinë e televizioneve shqiptare, “Portokalli”, ka nisur sezonin e tij të 44-të, duke...

Read moreDetails
U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën mikut të Emiljano Shullazit pak pasi zbriti në aeroport

U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën mikut të Emiljano Shullazit pak pasi zbriti në aeroport

November 11, 2025
Atentati mafioz në Rinas! Breshëria e plumbave që i mori jetën Gilmando Danit prekin edhe hotelet e ndërtesat përreth, PAMJE nga vendgjarja

Atentati mafioz në Rinas! Breshëria e plumbave që i mori jetën Gilmando Danit prekin edhe hotelet e ndërtesat përreth, PAMJE nga vendgjarja

November 11, 2025
Vrasje me breshëri plumbash në Rinas/ Detajet mbi Gilmando Danin, i cili ka qenë target i dy atentateve të tjera dhe u lirua nga burgu para një viti

Vrasje me breshëri plumbash në Rinas/ Detajet mbi Gilmando Danin, i cili ka qenë target i dy atentateve të tjera dhe u lirua nga burgu para një viti

November 11, 2025
Berisha i drejtohet ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bli bileta për të ndjekur live shfaqjen e “Portokallisë” KËTU!

Bli bileta për të ndjekur live shfaqjen e “Portokallisë” KËTU!

November 11, 2025
U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën mikut të Emiljano Shullazit pak pasi zbriti në aeroport

U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën mikut të Emiljano Shullazit pak pasi zbriti në aeroport

November 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al