Monday, February 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Megatek, “fabrika e vdekjes”/Punëtorët bien, Dionis Teqja pasurohet

Editor by Editor
February 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Megatek, “fabrika e vdekjes”/Punëtorët bien, Dionis Teqja pasurohet
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Timoni.al

Në këtë vend punëtorët nuk trajtohen si njerëz, por si skllavë modernë. Si mish për fitim. Si kosto që mund të pritet, të shtypet dhe të zëvendësohet. Sidomos kur punojnë për kompani të mëdha, të lidhura fort me pushtetin. Aty ku fitimi i pronarit është i shenjtë, jeta e punëtorit nuk vlen asgjë.

Tek Megatek, në pronësi të Dionis Teqjas, ky realitet është kthyer në normë. Prej vitesh flitet se punëtorët trajtohen si skllevër: paga jo reale, punë në të zezë, orë të tejzgjatura, presion, frikë dhe mungesë totale respekti për dinjitetin njerëzor. Punëtorë që trajtohen sikur të ishin njerëz të botës së tretë, pa të drejta dhe pa mbrojtje. Dhe mbi të gjitha: pa siguri në punë.

Pasojat janë tragjike dhe të përsëritura.

Së pari, dy të mitur, vetëm 16 dhe 17 vjeç, bien nga rreth 12 metra lartësi teksa punonin në Megatek, në shkelje flagrante të ligjit. Të mitur në punë të rënda, në kushte të rrezikshme, pa asnjë garanci sigurie. Ngjarja tenton të fshihet. Të plagosurit transportohen fillimisht në spital privat, larg vëmendjes publike. Më pas, heshtje totale. Asnjë transparencë për gjendjen e tyre shëndetësore. Asnjë përgjegjësi.

Pastaj vjen rasti edhe më i rëndë. Një punëtor 32-vjeçar humb jetën në ambientet e Megatek, i goditur nga një mjet pune. Një tjetër “aksident”, një tjetër jetë e humbur, një tjetër familje e shkatërruar. Përsëri e njëjta qendër tregtare. Përsëri e njëjta kompani. Përsëri i njëjti emër: Dionis Teqja.

Punëtorët plagosen. Punëtorët bien nga lartësia. Punëtorët vdesin. Por pronarit nuk i ndodh asgjë. Dionis Teqja vazhdon aktivitetin, vazhdon fitimet, vazhdon të shfaqet si biznesmen i suksesshëm, ndërkohë që pas fasadës së xhamit dhe reklamave fshihet një realitet brutal shfrytëzimi dhe rreziku permanent për jetën e njeriut.

Pyetjet janë të qarta dhe kërkojnë përgjigje:

Kush e mbron Dionis Teqjan?

Pse kompania e tij është e paprekshme edhe pse prodhon plagosje, aksidente dhe vdekje?

Pse Inspektoriati i Punës nuk reagon, edhe kur plagosen të mitur?

Pse Policia e Shtetit e trajton vdekjen e punëtorit si procedurë rutinë dhe jo si alarm kombëtar?

Sepse këtu nuk kemi thjesht një biznes privat. Kemi një sistem mbrojtjeje politike. Një sistem ku lidhjet vlejnë më shumë se ligji dhe ku jeta e punëtorit vlen më pak se interesi i pronarit. Dionis Teqja nuk është thjesht pronar i Megatek. Ai është simbol i një modeli kriminal, ku pasuria ndërtohet mbi djersën, frikën, plagosjen dhe vdekjen e të tjerëve.

Kur një kompani kthehet në vend ku njerëzit plagosen dhe vdesin në mënyrë të përsëritur, ajo nuk është më qendër tregtare. Është skenë krimi social. Dhe kur shteti hesht për këtë, ai bëhet bashkëfajtor.

Heshtja për Dionis Teqjan nuk është rastësi. Është mbrojtje. Dhe çdo ditë që kjo vazhdon, mesazhi është i qartë: në këtë vend, punëtori mund të vdesë, por pronari mbetet i paprekshëm.

Previous Post

Kuba ndërpret furnizimin me avionë për një muaj për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga ndalimi i importeve nga Venezuela.

Next Post

Bad Bunny ‘ngre’ Super Bowl 2026; përballë suksesit të shfaqjes dhe kritikat e ashpra ndaj Trump

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Juventus, Spalletti: Penalltia për Cabal? Problemi është që arbitri është i vetmi jo profesionist në fushë.

Juventus, Spalletti: Penalltia për Cabal? Problemi është që arbitri është i vetmi jo profesionist në fushë.

February 9, 2026
Arrestohet 37-vjeçari nga Kosova pas kërkesës për 100 mijë euro nga një 26-vjeçare, për të mos publikuar videot e saj intime

Arrestohet 37-vjeçari nga Kosova pas kërkesës për 100 mijë euro nga një 26-vjeçare, për të mos publikuar videot e saj intime

February 9, 2026
Ekskluzive/ Policia e Vlorës ndalon dy fouristrada, brenda tyre gjenden armë, po shkonin të kryenin vrasje

Ekskluzive/ Policia e Vlorës ndalon dy fouristrada, brenda tyre gjenden armë, po shkonin të kryenin vrasje

February 9, 2026
"Edhe po të dukem budalla për ty…"/ Cila është situata mes Mateos dhe Brikenës? Banorja: Mjaft, po e paraqet pëlqimin si një histori dashurie.

“Edhe po të dukem budalla për ty…”/ Cila është situata mes Mateos dhe Brikenës? Banorja: Mjaft, po e paraqet pëlqimin si një histori dashurie.

February 9, 2026
Juventus, Spalletti: Penalltia për Cabal? Problemi është që arbitri është i vetmi jo profesionist në fushë.
Lajmi Fundit

Juventus, Spalletti: Penalltia për Cabal? Problemi është që arbitri është i vetmi jo profesionist në fushë.

by timoni.al
February 9, 2026
0

Juventus përsëriti një natë të vështirë në fushën e lojës, duke regjistruar 34 gjuajtje, por duke dështuar të shënojë, përfundimi...

Read moreDetails
Arrestohet 37-vjeçari nga Kosova pas kërkesës për 100 mijë euro nga një 26-vjeçare, për të mos publikuar videot e saj intime

Arrestohet 37-vjeçari nga Kosova pas kërkesës për 100 mijë euro nga një 26-vjeçare, për të mos publikuar videot e saj intime

February 9, 2026
Ekskluzive/ Policia e Vlorës ndalon dy fouristrada, brenda tyre gjenden armë, po shkonin të kryenin vrasje

Ekskluzive/ Policia e Vlorës ndalon dy fouristrada, brenda tyre gjenden armë, po shkonin të kryenin vrasje

February 9, 2026
"Edhe po të dukem budalla për ty…"/ Cila është situata mes Mateos dhe Brikenës? Banorja: Mjaft, po e paraqet pëlqimin si një histori dashurie.

“Edhe po të dukem budalla për ty…”/ Cila është situata mes Mateos dhe Brikenës? Banorja: Mjaft, po e paraqet pëlqimin si një histori dashurie.

February 9, 2026
Në fund të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, diktatori i njohur për veprimet e tij të rënda, refuzoi çdo mundësi për negociata dhe u arratis në drejtim të Rusisë.

Në fund të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, diktatori i njohur për veprimet e tij të rënda, refuzoi çdo mundësi për negociata dhe u arratis në drejtim të Rusisë.

February 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Juventus, Spalletti: Penalltia për Cabal? Problemi është që arbitri është i vetmi jo profesionist në fushë.

Juventus, Spalletti: Penalltia për Cabal? Problemi është që arbitri është i vetmi jo profesionist në fushë.

February 9, 2026
Arrestohet 37-vjeçari nga Kosova pas kërkesës për 100 mijë euro nga një 26-vjeçare, për të mos publikuar videot e saj intime

Arrestohet 37-vjeçari nga Kosova pas kërkesës për 100 mijë euro nga një 26-vjeçare, për të mos publikuar videot e saj intime

February 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al