Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni antidroge në aeroportin e Stambollit. Sipas medieve turke, avioni i nisur nga Rinasi iu nënshtrua një ekzaminimi të detajuar në aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit, ku u gjetën 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe.
Avioni i ardhur nga Shqipëria dhe pasagjerët e tij i janë nënshtruar një ekzaminimi të detajuar në aeroportin “Sabiha Gökçen” dhe dy pasagjerë, të cilët u konsideruan të dyshimtë në analizën e rrezikut, u ndoqën nga afër.
Valixhët që i përkisnin pasagjerëve të dyshuar janë kontrolluar me rreze x dhe si rezultat i skanimit, u zbuluan zona me densitet të dyshimtë. Autoritettet turke sekuestruan 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe.
Ndërkohë bëhet me dije se dërguesi dhe marrësi janë shtetas të huaj, ndërsa ngarkesa e dërguar i është nënshtruar kontrollit të detajuar dhe në kërkim janë përfshirë edhe qen detektues narkotikësh.