TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme plenare. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj kërkoi të mbyllet Komisioni i Dezinformimit pasi sipas saj, ka qëllim të persekutojë mediat.
Në përgjigjen e tij, deputeti socialist njëkohësisht kryetar i këtij komisioni, Erion Braçe, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Zhupës, duke iu drejtuar me fjalët: “Mos u lyej me parfum, pri thonjtë.”. Më tej Braçe, u shpreh se Zhupa është një nga ato që duhet të arrestohet për dezinformim.
Ina Zhupa: Kam një kërkesë prej jush. Mbyllni komisionin e dezinformimit, këta duan të persekutojnë mediat, se nuk u çojnë ujë qeverisë.
Erion Braçe: Si mund ta lë pa replike kur kjo e di median si rubinet. Media që nuk çojnë ujë te qeveria, unë di që uji mbahet në kanale, tub. Jo ne media. Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para, reflektuar… e dyta, në asnjë sekondë, moment të mbledhjes së djeshëm, nuk kam kërkuar të hetonte mediat, gazetarët. Kam thënë të mbahen përgjegjës autorët dhe kam kërkuar dhe do e bëj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka një qëllim politik. Tije një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim. Që ti nuk di të lexosh, këtë e di. Nuk di të lexosh, por që nuk dëgjon, ky është problem tjetër. Deklaratat janë publike, meri dëgjoji, po nuk dite të shkruash, ti zbardh unë. Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.