TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Mësohet se gjatë mbledhjes se grupit parlamentar janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë që janë bërë publike edhe gjatë seancave plenare.
Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka patur diskutime sa i përket protestës së opozitës dhe asaj se çfarë pritet të bëjnë demokratët ditën e sotme. Për socialistët mbetet i njëjti udhëzim si ai para nisjes së aksionit të deputetëve demokrat në parlament, që të vijojnë punën e tyre pavarësisht protestave. Këtë protestë mazhoranca e konsideron lëvize politike për interesa të krerëve të PD.