Teksa mbledhja në KLP ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfaqësues të ambasadës gjermane nuk kanë mbërritur ende, duke lënë vendet bosh.
Mësohet se do të jenë prezentë vetëm gjatë votimit.
Ndërkohë pjesë në mbledhje po marrin përfaqësues të SHBA, BE, Holandës dhe Britanisë së Madhe.















