Monday, March 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORË- Pesë vjet ndërtim, 26 milionë euro investim dhe premtime të përsëritura për një zgjidhje përfundimtare. Por sot, Vlorës i vjen ende era plehra. Mbetjet urbane vazhdojnë të shkarkohen në vendgrumbullimin e vjetër, vetëm pak metra larg zonave të banuara dhe detit. Edhe pse Landfilli i ri në Sherishtë është shpallur zyrtarisht i hapur që në prill, ai rezulton praktikisht jashtë funksionit.

Landfilli i Sherishtës nisi ndërtimin pesë vite më parë nga kompania “Integrated Technology Services”, në pronësi të Klodian Zotos dhe u financua nga një kredi dhe grant nga banka gjermane, me një vlerë totale prej 26 milionë eurosh, nga të cilat 12.5 milion euro kredi.  Megjithëse duhej të përfundonte brenda dy vitesh, ai u përurua vetëm këtë vit.

Por realiteti është tjetër. Peshorja, një element bazë për matjen dhe regjistrimin e sasisë së mbetjeve, nuk është vënë kurrë në punë. Sipas drejtoreshës së landfillit, ajo është “e prishur” dhe aktualisht ndodhet “në ruajtje nga policia bashkiake”. Asnjëherë nuk është përdorur.

Në 29 prill, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, deklaroi publikisht hapjen e landfillit të ri dhe mbylljen e vendgrumbullimit të vjetër, duke premtuar fundin e zjarreve dhe ndotjes.

Por më 7 qershor, Vlora u përfshi sërish nga shtëllunga tymi. Një zjarr tjetër në vendgrumbullimin e vjetër përhapi ndotje në të gjithë qytetin. Policia hapi hetim ndaj drejtorit të Ndërmarrjes së Pastrimit dhe katër punonjësve të bashkisë.

Një vëzhgim në terren nga gazetarët e emisionit Fiks Fare zbuloi se dhjetëra kamionë vijojnë të shkarkojnë çdo ditë në vendgrumbullimin e vjetër. Pamje ajrore tregojnë se hyrja në landfillin e ri është devijuar, duke shmangur peshoren, ndërkohë që shumica e kamionëve nuk hyjnë fare atje.

Një punonjës i landfillit të ri pranoi se vetëm një kamion kishte mbërritur dhe më pas dera ishte mbyllur. Ndërkohë, një pjesë e vogël e mbetjeve që arrijnë në Sherishtë mbulohen me dhe, nuk përpunohen.

Kryetari i Bashkisë, në një intervistë, fillimisht mohoi që mbetjet të shkonin në vendgrumbullimin e vjetër. Më pas, pranoi se kishte shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e Ndërmarrjes së Pastrimit. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje konfirmoi më pas se në Sherishtë shkojnë vetëm mbetjet nga koshat, ndërsa të gjitha mbeturinat që ndodhen jashtë tyre – përfshirë mbetje të mëdha si elektroshtepiaket – shkojnë në vendgrumbullimin e vjetër.

Kur u pyet për përqindjen e mbetjeve që dërgohen në landfillin e ri, ai nuk kishte një përgjigje.

Ndërkohë që Vlora promovon veten si një qytet turistik modern, plehrat dhe zjarret në periferi vazhdojnë të helmojnë ajrin, ujin dhe reputacionin e saj. Investimi prej miliona eurosh në Sherishtë, i mbuluar me premtime politike, ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Deri më tani, më shumë sesa zgjidhje, ai është kthyer në një simbol të paaftësisë për të menaxhuar një nga problemet më bazike të një qyteti: mbetjet./ Top Channel

Previous Post

“Ky është skandali më i madh në historinë e vendit tonë”, Trump: Obama është kreu i bandës, u përpoqën të manipulonin zgjedhjet! Kjo është tradhti

Next Post

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Guterres: Gaza po përjeton tmerr të paparë në histori

Next Post
“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Guterres: Gaza po përjeton tmerr të paparë në histori

"33 vdekje nga uria në 48 orë", Guterres: Gaza po përjeton tmerr të paparë në histori

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rusia dhe Ukraina realizojnë shkëmbim sulmesh me dronë pas takimeve SHBA-Ukrainë në Floridë.

Rusia dhe Ukraina realizojnë shkëmbim sulmesh me dronë pas takimeve SHBA-Ukrainë në Floridë.

March 23, 2026
Referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Itali, rezultatet e para të sondazheve sugjerojnë një humbje për Melonin.

Referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Itali, rezultatet e para të sondazheve sugjerojnë një humbje për Melonin.

March 23, 2026
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt,” deklaron Trump: “Dua ta kontrollojmë në bashkëpunim me Iranin, unë dhe Ajatollahu, ose kushdo që do të jetë në të ardhmen.”

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt,” deklaron Trump: “Dua ta kontrollojmë në bashkëpunim me Iranin, unë dhe Ajatollahu, ose kushdo që do të jetë në të ardhmen.”

March 23, 2026
Rejsi Farma në hetim për abuzime dhe faturime të dyfishta në Spitalin e Beratit, si dhe në spitale të tjera rajonale për ilaçet.

Rejsi Farma në hetim për abuzim dhe faturime të përsëritura për ilaçet në Spitalin e Beratit dhe spitale të tjera lokale.

March 23, 2026
Rusia dhe Ukraina realizojnë shkëmbim sulmesh me dronë pas takimeve SHBA-Ukrainë në Floridë.
Lajmi Fundit

Rusia dhe Ukraina realizojnë shkëmbim sulmesh me dronë pas takimeve SHBA-Ukrainë në Floridë.

by timoni.al
March 23, 2026
0

Ukraina dhe Rusia po zhvillojnë një shkallë të lartë përplasjeje me dronë, me secilën palë duke përdorur mbi 200 dronë...

Read moreDetails
Referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Itali, rezultatet e para të sondazheve sugjerojnë një humbje për Melonin.

Referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Itali, rezultatet e para të sondazheve sugjerojnë një humbje për Melonin.

March 23, 2026
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt,” deklaron Trump: “Dua ta kontrollojmë në bashkëpunim me Iranin, unë dhe Ajatollahu, ose kushdo që do të jetë në të ardhmen.”

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt,” deklaron Trump: “Dua ta kontrollojmë në bashkëpunim me Iranin, unë dhe Ajatollahu, ose kushdo që do të jetë në të ardhmen.”

March 23, 2026
Rejsi Farma në hetim për abuzime dhe faturime të dyfishta në Spitalin e Beratit, si dhe në spitale të tjera rajonale për ilaçet.

Rejsi Farma në hetim për abuzim dhe faturime të përsëritura për ilaçet në Spitalin e Beratit dhe spitale të tjera lokale.

March 23, 2026
Rejsi Farma në hetim për abuzime dhe faturime të dyfishta në Spitalin e Beratit, si dhe në spitale të tjera rajonale për ilaçet.

Rejsi Farma në hetim për abuzime dhe faturime të dyfishta në Spitalin e Beratit, si dhe në spitale të tjera rajonale për ilaçet.

March 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rusia dhe Ukraina realizojnë shkëmbim sulmesh me dronë pas takimeve SHBA-Ukrainë në Floridë.

Rusia dhe Ukraina realizojnë shkëmbim sulmesh me dronë pas takimeve SHBA-Ukrainë në Floridë.

March 23, 2026
Referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Itali, rezultatet e para të sondazheve sugjerojnë një humbje për Melonin.

Referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Itali, rezultatet e para të sondazheve sugjerojnë një humbje për Melonin.

March 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al