Thursday, June 5, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Marrin kthesë dramatike hetimet për shqiptarin e copëtuar në Itali, dyshime se kishte para borxh, paralajmërim për një tjetër vrasje?

Editor by Editor
August 9, 2022
in AKTUALITET
0
Marrin kthesë dramatike hetimet për shqiptarin e copëtuar në Itali, dyshime se kishte para borxh, paralajmërim për një tjetër vrasje?
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbetet ende mister vrasja e Shefki Kurtit, shqiptarit 71-vjeçar i cili u gjet i copëtuar në Itali më 28 korrik.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, madje as faktin që Kurti mund të ketë kërkuar para nga fajdexhinjtë.

Sipas hetuesve, duket si një vrasje e “dështuar” e kryer nga një varës pa përvojë, i cili në panik ishte përpjekur të hiqte qafe trupin e viktimës duke e hedhur në kanalin e Adigettos.

Asnjë vrasës me përvojë nuk do të kishte zgjedhur ta bënte këtë.

Hetuesit po gërmojnë dhe po kërkojnë gjurmë në të kaluarën e viktimës dhe familjes së tij.

Në gamën e hipotezave është dhe pista që dikush nga familja është mbështetur te ndonjë fajdexhi për të marrë para hua.

Para që nuk mundi t’i kthente kurrë.

Dhe vrasja do të ishte frikësuese: Nëse vazhdoni të mos paguani  edhe të dashurit e tjerë do të përfundojnë si Shefkiu.

Ditën e djeshme pas një kontrolli fillestar nga departamenti i mjekësisë ligjore të komandës krahinore të Arma di Rovigo, mbërritën nga Parma ekspertët e RIS, të cilët kontrolluan centimetër pas centimetri të gjithë banesën që viktima ndante me gruan e tij në via Girardini 78.

Për të kuptuar se çfarë kërkojnë hetuesit, është mirë të bëjmë një hap prapa dhe të përmbledhim shkurtimisht fazat e krimit të tmerrshëm që tronditi të dyja anët e Adigeve: Nga njëra anë Badia, ku jetonte viktima, dhe nga ana tjetër Masi, ku jeton djali që tani ka strehuar edhe nënën e tij, e cila ka mbetur e pastrehë nga sekuestrimi i banesës.

Më 22 korrik, siç u deklarua nga fëmijët, 71-vjeçari u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Në atë moment familja Kurti nuk kishte hipotezuar një zhdukje, por një largim vullnetar. Kur telefonuan policinë, familjarët deklaruan se burri kishte braktisur shtëpinë pas një debati me gruan pa marrë asgjë me vete, madje as celularin.

Mëngjesin e 28 korrikut, në kanalin e Adigetto në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar për pastrimin e këtij kanali gjetën këmbën e një burri mes mbeturinave të marra nga lumi. Janë thirrur karabinierët, të cilët me zjarrfikësit kanë nisur të kontrollojnë kanalin.

Po atë ditë më tej në rrjedhën e sipërme, në Lendinarë, u gjetën dy çanta, brenda kishte kokën dhe bustin e një burri. Pasditen e ditës pasardhëse, në Villanova del Ghebbo, jo shumë larg vendit ku u gjet këmba, dy krahë u gjetën në dy çanta të tjera.

Më 31 korrik përsëri në Adigetto, midis Lendinara dhe Villanova, u gjet edhe këmba e humbur. Në atë moment, karabinierët i kërkuan familjes Kurti që të zyrtarizojnë kallëzimin e zhdukjes, gjë që i mundësoi të vazhdonte me njohjen e trupit. Familjarët e viktimës e njohën Shefki Kurtin në atë trup të shqyer falë një tatuazhi që burri kishte në njërën nga këmbët.

Po pse u masakrua kaq brutalisht një 71-vjeçar, që të gjithë thonë se nuk ka armiq?

Fillimisht i vrarë dhe më pas i copëtuar, ndoshta me një sharrë rrethore. Nëse në fillim çështja dukej se kishte zgjidhje të thjeshtë, ditët në vijim hetimet treguan se çështja ishte shumë më komplekse. Ndërkohë është zgjedhur rrjedha e kanalit të Adigettos për të hequr qafe kufomën.

Por kush do të zgjidhte një kanal kur lumenjtë e mëdhenj Po dhe Adige janë kaq afër?

Kjo bëri që hetuesit të mendojnë se vrasësi ishte një person i papërvojë, por tani po hetohet ideja se vrasësi ka dashur që policia të gjejë trupin e tij.

Pse?

As për këtë pyetje nuk ka përgjigje të qarta, por supozohet se ndoshta mund të jetë një “paralajmërim.”

Kujt?

”Edhe këtu jemi në fushën e supozimeve dhe për këtë duhet të gërmojmë në jetën e viktimës dhe të familjarëve për të gjetur një motiv”, deklarojnë hetuesit.

Disa prej tyre mund t’i kenë mbetur borxhli ndonjë fajdexhiu, i cili për të shtyrë një të afërm të paguajë borxhin, së pari vrau burrin, duke premtuar se do të detyronte një anëtar tjetër të familjes të bënte të njëjtën gjë nëse nuk shlyhej borxhi.

Gjithashtu hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë se ku është kryer copëtimi i trupit.

Prerja e një trupi në copa është një operacion që, nëse trupi nuk është ngrirë fillimisht, shkakton rrjedhje të madhe gjaku. Vështirë për t’u pastruar pa lënë gjurmë.

Hetuesit po punojnë edhe në këtë drejtim. Ndërkohë që po analizohet edhe celulari i viktimës, ai u gjet në shtëpinë e 71-vjeçarit, ende ndezur.

Previous Post

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, zbulohet shuma marramendëse që do fitohej, GDF nxjerr pamjet e “çantave me bar”

Next Post

Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, raportohet për të plagosur

Next Post
U kap me 57 emigrantë të paligjshëm në mjet, arrestohet i riu, në kërkim…

Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, raportohet për të plagosur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

June 4, 2025
Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

June 4, 2025
Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

June 4, 2025
Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

June 4, 2025
Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv
AKTUALITET

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

by Editor
June 4, 2025
0

RUSI- Kremlini e ka përshkruar telefonatën midis presidentit rusë dhe amerikanë si pozitive dhe produktive, duke vënë në dukje se Putin dhe Trump ranë dakord të qëndrojnë...

Read moreDetails
Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

June 4, 2025
Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

June 4, 2025
Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

June 4, 2025
“Nuk ka më mbyllje sysh dhe kalim të fajit te të tjerët!” Tabaku nga Brukseli: Procesi i integrimit nuk është marketing politik, kërkon punë dhe angazhim

“Nuk ka më mbyllje sysh dhe kalim të fajit te të tjerët!” Tabaku nga Brukseli: Procesi i integrimit nuk është marketing politik, kërkon punë dhe angazhim

June 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

June 4, 2025
Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

June 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al