Njësia e Regjistrimit NSD/FARA pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka pranuar më 1 tetor 2025 një amendament të deklaratës së regjistrimit nga Continental Strategy LLC, kompania lobuese që përfaqëson ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara.
Amendamenti, i depozituar në kuadër të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA), ka si qëllim korrigjimin e një mangësie në raportimin e mëparshëm dhe lidhje me Deklaratën Shtesë për periudhën gjashtëmujore që përfundon më 31 gusht 2025. Dokumenti nuk paraqet ndryshim qëllimi, përditësim politik apo diplomatik, por është thjesht një rregullim teknik i raportimit financiar për këtë periudhë.
Ngjarjet financiare të raportuara për periudhën prill–gusht 2025, të cilat përfshijnë një shpenzim prej 750 mijë dollarë, nuk rezultojnë në asnjë referencë për vendimin “non grata”. Pra, statusi i ish-kryeministrit mbetet i pandryshuar. Dokumenti i depozituar konfirmon vijimësinë e raportimit financiar të kompanisë lobuese, por nuk sinjalizon ndonjë zhvillim të ri politik ose diplomatik lidhur me Berishën.
Në Shqipëri, Partia Demokratike, e drejtuar nga Berisha, ende nuk ka paraqitur një faturë zyrtare për harxhimet e lobimit në SHBA për heqjen e statusit ‘non grata’. Kjo situatë lë të kuptohet se, ndonëse ka pasur shpenzime të konsiderueshme, nuk ka pasur progres në përpjekjet për të ndryshuar merkato politike për ish-kryeministrin.
Amendamenti dhe situata e tanishme nënvizon rolin e vazhdueshëm të lobit dhe sfidat me të cilat përballet Berisha në përpjekjet e tij për të rikthyer ndikimin politik në një kontekst ku ai është shpallur jo i dëshiruar nga autoritetet amerikane.















