Maroku ka shënuar fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katar 2022”
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të belgëve, por edhe marokenët patën rastet e veta.
Në fakt Maroku e gjeti golin në minutën e fundit të pjesës së parë, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim baras 0-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja përfaqësueset që patën rastet e veta, por vetëm marokenët gjeten golin.
Deri në fund, Belgjika provoi ta barazojë rezultatin, por përsëri ishin marokenët që shënuan me anë të Zakaria Aboukhlal, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.
Pas kësaj fitore, Maroku e sheh veten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Belgjika e dyta me tri pikë.
Në ndeshjen e fundit të grupit, Belgjika ndeshet me Kroacinë, ndërsa Maroku me Kanadanë.