Wednesday, October 29, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mallkimi i postit! Drejtorët e ARRSH-së që përfunduan në dyert e burgut dhe SPAK-ut

Editor by Editor
March 14, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Mallkimi i postit! Drejtorët e ARRSH-së që përfunduan në dyert e burgut dhe SPAK-ut
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Evis Berberi është drejtori i fundit i ARRSH-së që ka përfunduar në dyert e burgut, ndërsa edhe paraardhësit e tij në këtë post janë përballur me akuza të shumta. Institucioni që ata kanë drejtuar është një nga më të rëndësishmit në vend, pasi lëvrohen miliona euro për projekte të ndryshme në Infrastrukturë, e padyshim kontaktet me biznesmenët janë të shpeshta, ashtu si dhe lakmia për të bërë gjithmonë e më shumë lekë. Rasti i Berberit është më flagrant, pasi ai akuzohet se ka shitur në mënyrë fiktike kompaninë e tij te dy biznesmenë, që më pas i ka furnizuar me tendera nga ARRSH.

Por siç e thamë Berberi nuk është i vetmi që ka abuzuar me postin e drejtorit të ARRSH-së…

I pari që ka hapur ‘siparin’ e arrestimeve, ka qenë ish-kreu i ARRSH-së në vitet 2013-2017, Dashamir Xhika. Ai u vu në në datën 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por pas auditit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës rezultoi se rruga Tiranë-Elbasan kishte një dëm prej 54 milionë dollarë. Ndërkohë që ai do të lirohej nga burgu në Nëntor të vitit 2018, duke e shlyer dënimin me masën e arrestit në shtëpi.

Para tij edhe Andi Toma, përfaqësues i qeverisjes së Partisë Demokratike, është përballur me akuza, por që u riciklua më pas nga vetë socialistët. Me ndryshimin e pushtetit në vitin 2013, maxhoranca e asaj kohe PS-LSI, emëroi në vend të Andi Tomës, Dashamir Xhikën dhe zëvendës të tij… të akuzuarin Andi Toma.

Një tjetër drejtuese e ARRSH që ka dosje të hapur me drejtësinë është Sonila Qato. Hetimet për të kanë nisur që në vitin 2019, ndërkohë që janë përballur me zvarritje të vazhdueshme, për të cilat është ankuar dhe vetë Qato. Ish-drejtoresha e ARRSH-së është nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Ajo dha dorëheqjen në tetor të 2019-s si drejtuese e ARRSH-së, sepse u akuzua nga një kompani private për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Edhe paraardhësi i Berberit në krye të ARRSH-së, Ergys Vjerdho, tashmë në krye të Hekurudhave Shqiptare nuk i ka shpëtuar përballjes me akuzat në SPAK, dhe me dosjet e hapura. Ai është kallëzuar nga opozita se në kohën që ai drejtonte ARRSH-në ka akorduar për të ndërtuar një nga segmenteve rrugore Korçë – Ersekë, 20 milionë euro për 4 km rrugë! Sipas denoncimit, në këtë segment po ndërtohej me një kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë.  Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 u ndërtuan rreth 18 kilometra me rreth 15 milionë euro kilometri. Në kohën e Vjerdhos një kilometër shkoi në 20 milionë euro, duke hedhur dyshime për fryrje abuzive me investimet ne infrastrukturë.

Tashmë ministres Belinda Balluku do t’i duhet që të gjejë një tjetër emër në krye të ARRSH-së, të paktën të jetë i papëfolur në nisje të detyrës, pasi në përfundim të saj, shumë pak prej tyre kanë mundur që të mbyllin një 4-vjeçar.

Previous Post

SPAK: Si i futi Berberi në xhep 6 tendera dhe 2.3 milionë Euro

Next Post

A e pëlqen familja e Heidit, Romeon? Miku i saj flet për ndarjen e tyre, dhe mesazhin e mamasë

Next Post
A e pëlqen familja e Heidit, Romeon? Miku i saj flet për ndarjen e tyre, dhe mesazhin e mamasë

A e pëlqen familja e Heidit, Romeon? Miku i saj flet për ndarjen e tyre, dhe mesazhin e mamasë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit dhe përherë Berisha në qendër

ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit dhe përherë Berisha në qendër

October 28, 2025
Risi në rregullat e futbollit; IFAB do të propozojë përdorimin e VAR për kartonin e dytë të verdhë.

Risi në rregullat e futbollit; IFAB do të propozojë përdorimin e VAR për kartonin e dytë të verdhë.

October 28, 2025
UEFA merr masa disiplinore ndaj skuadrës shqiptare të Shkëndijes, duke shqiptojnë një gjobë dhe duke kufizuar pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet europiane.

UEFA merr masa disiplinore ndaj skuadrës shqiptare të Shkëndijes, duke shqiptojnë një gjobë dhe duke kufizuar pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet europiane.

October 28, 2025
LIVE/ Shkodra e tronditur, punonjësit e Tatimeve sulmohen me tritol në automjet. Publikohet fotografia e Enea Busukjas. Reagon policia.

Shkodra e godet një ngjarje tronditëse, eksploziv në makinën e punonjësit të Tatimeve. Publikohet fotografia e Enea Busukjas. Reagon policia.

October 28, 2025
ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit dhe përherë Berisha në qendër
LAJME

ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit dhe përherë Berisha në qendër

by timoni.al
October 28, 2025
0

Në kontekstin politik të Shqipërisë, dy figurat kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha, përfaqësojnë marrëdhëniet mes brezave të ndryshëm në...

Read moreDetails
Risi në rregullat e futbollit; IFAB do të propozojë përdorimin e VAR për kartonin e dytë të verdhë.

Risi në rregullat e futbollit; IFAB do të propozojë përdorimin e VAR për kartonin e dytë të verdhë.

October 28, 2025
UEFA merr masa disiplinore ndaj skuadrës shqiptare të Shkëndijes, duke shqiptojnë një gjobë dhe duke kufizuar pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet europiane.

UEFA merr masa disiplinore ndaj skuadrës shqiptare të Shkëndijes, duke shqiptojnë një gjobë dhe duke kufizuar pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet europiane.

October 28, 2025
LIVE/ Shkodra e tronditur, punonjësit e Tatimeve sulmohen me tritol në automjet. Publikohet fotografia e Enea Busukjas. Reagon policia.

Shkodra e godet një ngjarje tronditëse, eksploziv në makinën e punonjësit të Tatimeve. Publikohet fotografia e Enea Busukjas. Reagon policia.

October 28, 2025
Pasojat e El Clasico për Yamal: Drejtuesit e Barçës do të monitorojnë profilin e tij në Instagram, ndërsa Carvajal e ka fshirë nga lista e miqve.

Pasojat e El Clasico për Yamal, drejtuesit e Barçës do të monitorojnë aktivitetin e tij në Instagram… ndërkohë Carvajal e ka hequr nga lista e miqve.

October 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit dhe përherë Berisha në qendër

ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit dhe përherë Berisha në qendër

October 28, 2025
Risi në rregullat e futbollit; IFAB do të propozojë përdorimin e VAR për kartonin e dytë të verdhë.

Risi në rregullat e futbollit; IFAB do të propozojë përdorimin e VAR për kartonin e dytë të verdhë.

October 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al