Saturday, July 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Malaj, Molla dhe Tivari” Këlliçi zbardh skemën: SPAK të thellojë grupin e strukturuar kriminal në UKT, të hetohen hotelet në Dhërmi

Editor by Editor
April 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Malaj, Molla dhe Tivari” Këlliçi zbardh skemën: SPAK të thellojë grupin e strukturuar kriminal në UKT, të hetohen hotelet në Dhërmi
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi denoncoi sërish skemën korruptive të ‘5D Konstruktion’, për të cilën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fushatën e 14 majit, i mori në mbrojtje drejtorët e tij.

Nga selia blu Këlliçi deklaroi se SPAK duhet të thellojë hetimin për grupin e strukturuar kriminal në UKT, ku ai bëri thirrje të hetohen hotelet e ndërtuara në Dhërmi, hoteli me 5 yje i Lali Erit në Durrës. Ai thotë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranë dhe se nëse thellohen më tej do të shkojnë edhe te Këshilli i Ministrave. Këlliçi vijon se do të tregojë në ditët në vijim disa fakte të reja, që sipas tij, tregojnë thellimin e këtij skandali. 

Këlliçi: Pas denoncimit tim publik më datë 26 prill 2023, në muajin maj të po atij viti depozitova kallëzimin penal në SPAK, për disa drejtues të Bashkisë Tiranë dhe subjektin tregtar 5D KONSTRUKSION. Pjesë përbërëse e këtij kallëzimi është dhe Drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari. Sot do të ndalem tek një investim që ky individ ka bërë në Dhërmi, në bashkëpronësi me Fatos Malajn, vëllain e Kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj. Në vitin 2022 këta dy shtetas regjistrojnë në QKB kompaninë ‘La Brisa’ dhe investojnë për ndërtimin e një hoteli me të njëjtin emër në Dhërmi, në vlerën 1.5 milionë euro. Gjatë analizimit të të dhënave financiare nga grupi ynë i ekspertëve rezulton se: Kjo kompani i detyrohet një shumë prej 630 mijë eurosh një nënkontraktori me emrin ABG Ndërtim.

Gjatë analizimit në QKB rezulton se ky subjekt në vitin 2021 është blerë nga shtetasi Durim Mustafa, sipas kontratës të firmosur në Lushnje. Nga kontrolli i të dhënave rezulton se shtetasi Durim Mustafa ka punuar në vitin 2021 si Drejtor Drejtorie pranë UKT sh.a. nën varësi të Redi Mollës. Sipas dosjes hetimore për kompaninë 5D, të bërë publike ditën e djeshme, Durim Mustafa rezulton se është pjesë përbërëse e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të paktën 3 procedura korruptive tenderuese në favor të subjektit 5D.

Pasi u përdor nga shefi i tij Redi Molla për këto procedura fiktive, pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin La Brisa, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit, subjekti ABG Ndërtim me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.

Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe Elvin Tivarit. I bëjmë thirrje SPAK, që të thellohet në hetimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, të hetohen hotelet e ndërtuara në Dhërmi, hoteli me 5 yje i Lali Erit në qendër të Durrësit, pasi aty do të gjenden lidhjet në nivele të larta politike, duke nisur nga pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës dhe hotelit në Durrës Erion Veliaj dhe deri në Këshill të Ministrave.

Ditët në vijim, garantoj qytetarët shqiptarë se do t’iu sjellim fakte të reja për organizatën kriminale që ende vijon të streohet brenda mureve të tempullit të korrupsionit në Shqipëri, Bashkisë Tiranë. Ndaj gjej rastin sërish të theksoj se Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja kurë për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni galopant i organizatës kriminale Rama – Veliaj.

O sot, o kurrë.     

Previous Post

Mesazhi i tifozëve të Marseilles shumë i rëndë për PSG-në: Ishalla nuk e fitoni kurrë

Next Post

A quhet një gol i tillë? Dy topa përfunduan në rrjetë dhe Reali Madridi merr fitore me gol të çuditshëm

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje – Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje – Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

July 5, 2025
Operacioni “Strike”/ Mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, vihet në pranga 50-vjeçari në Lushnje

Operacioni “Strike”/ Mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, vihet në pranga 50-vjeçari në Lushnje

July 5, 2025
“Situatë klasike ‘toke e xanun’ në Tiranë!” Rama: Kush nuk do t’i tërheqë vetë “barrikadat”, do të ballafaqohet me ndjekje penale

“Situatë klasike ‘toke e xanun’ në Tiranë!” Rama: Kush nuk do t’i tërheqë vetë “barrikadat”, do të ballafaqohet me ndjekje penale

July 5, 2025
Laboratori i kokainës në Greqi/ Zbardhen EMRAT e tre shqiptarëve të arrestuar, “Koka” e grupit në arrati në Spanjë, ja si vepronte organizata kriminale

AKTUALITET

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje – Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

by Editor
July 5, 2025
0

Inxhinieri i naftës, Fatmir Shehu, beson se kompania Bankers Petroleum ka kryer evazion fiskal në vendin tonë, për faktin se...

Read moreDetails
Operacioni “Strike”/ Mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, vihet në pranga 50-vjeçari në Lushnje

Operacioni “Strike”/ Mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, vihet në pranga 50-vjeçari në Lushnje

July 5, 2025
“Situatë klasike ‘toke e xanun’ në Tiranë!” Rama: Kush nuk do t’i tërheqë vetë “barrikadat”, do të ballafaqohet me ndjekje penale

“Situatë klasike ‘toke e xanun’ në Tiranë!” Rama: Kush nuk do t’i tërheqë vetë “barrikadat”, do të ballafaqohet me ndjekje penale

July 5, 2025
Laboratori i kokainës në Greqi/ Zbardhen EMRAT e tre shqiptarëve të arrestuar, “Koka” e grupit në arrati në Spanjë, ja si vepronte organizata kriminale

Laboratori i kokainës në Greqi/ Zbardhen EMRAT e tre shqiptarëve të arrestuar, “Koka” e grupit në arrati në Spanjë, ja si vepronte organizata kriminale

July 5, 2025
“Hyjni tokësore e jetës sonë!” Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen dhe 54-vjetorin e martesës: Gëzuar Lili, edhe shumë vite të tjera me të gjithë ne

“Hyjni tokësore e jetës sonë!” Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen dhe 54-vjetorin e martesës: Gëzuar Lili, edhe shumë vite të tjera me të gjithë ne

July 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje – Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje – Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

July 5, 2025
Operacioni “Strike”/ Mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, vihet në pranga 50-vjeçari në Lushnje

Operacioni “Strike”/ Mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, vihet në pranga 50-vjeçari në Lushnje

July 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al