Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Makinat elektrike dominojnë në Panairin e Makinave të Parisit

Editor by Editor
October 20, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Tech, Vendi
0
Makinat elektrike dominojnë në Panairin e Makinave të Parisit
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën filloi në Paris panairi i makinave ku dominuan ato elektrike, duke dëshmuar kështu angazhimin e industrisë së makinave për t’u bërë plotësisht elektrike deri në vitin 2035.

Në çeljen e panairit ishin të pranishëm emra të njohur si Presidenti francez Emmanuel Macron, aktorja franceze Juliette Binoche dhe ish-fubollisti Eric Cantona.

Në edicionin e 90-të të panairit të makinave në Paris u paraqitën disa nga modelet më të fundit të prodhuesve të automobilëve.

Presidenti francez Emanuel Macron ishte i pranishëm për të treguar mbështetjen e tij për kompanitë franceze të prodhimit të makinave. Ai madje u ul për të provuar një prototip të kompanisë Peugeot.

Kompanitë franceze patën një paraqitje të mirë. Kompanitë si Renault dhe Citroen paraqitën makina të reja elektrike, që nga ato për tregun e përgjithshëm evropian dhe deri tek makinat e vogla të projektuara për përdorimin në qytetet evropiane.

Ky është aktiviteti më i mirë që prodhuesit të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me konsumatorët thotë Serge Gachot, drejtori i Panairit të Makinave në Paris.

“Mendoj se është e rëndësishme që kompanitë të nxjerrin në pah produktet e tyre më të reja dhe që drejtuesit e tyre të kenë mundësi për të trajtuar edhe tematika më politike. 

Sapo patëm zgjedhje në Evropë rishtazi, do të ketë zgjedhje në SHBA për pak javë. Mendoj se është e rëndësishme të flitet për çështje të caktuara, për orientimin deri në vitin 2035 drejt makinave plotësisht elektrike”, thotë zoti Gachot.

Sipas planit të miratuar nga Bashkimi Evropian për eliminimin e ndotjes deri në vitin 2050, shitja e makinave të reja me naftë dhe benzinë pritet të ndalet deri në vitin 2035.

Ashtu si kompanitë franceze, edhe ajo gjermane BMW, ka investuar shumë në teknologjinë e makinave elektrike. BMW-ja paraqiti veturën e re Neue Klasse që shfrytëzon të gjithë gjatësinë e xhamit të përparmë për të paraqitur informacione dixhitale.

Edhe MINI Cooper, makina e preferuar e aktores franceze Juliette Binoche, është tashmë elektrike dhe me një kapacitet më të madh baterish, me distanca maksimale në deri 371 kilometra.

Kompania tjetër gjermane Audi paraqiti versionet e reja të makinave të saj elektrike, si Q6-ta. Makina elektrike paraqiti madje edhe kompania çeke Skoda.

Kompanitë evropiane kanë investuar burime të shumta tek makinat elektrike dhe tashmë po rrisin trysninë ndaj qeverive që t’i mbështesin me subvencione përpjekjet e tyre, thotë Mark Tisshaw, redaktor në revistën Autocar.

“Jemi tashmë përtej pikës së novacionit fillestar dhe gjendemi në fazën e prodhimit masiv për tregun. Dhe mënyra për t’i tërhequr njerëzit në këtë treg është nëpërmjet ofertave. 

Kompanitë e prodhimit të automjeteve thonë se tashmë e kanë bërë pjesën e tyre dhe po u kërkojnë qeverive që t’i mbështesin këto makina elektrike që kushtojnë më shumë se makinat me karburant”, thotë zoti Tisshaw.

Krahas kompanive evropiane, në panair morën pjesë edhe kompanitë nga Amerika dhe Azia. Kompania kineze XPeng paraqiti veturën e saj të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Vëmendje tërhoqën kompania Tesla, me kamionin e saj të shumëpritur Cybertruck, kompania Cadillac me makinën e saj të re elektrike Lyriq, si dhe kompania Ford e cila riprezantoi për publikun, me ndihmën e futbollistit francez Eric Cantona, versionin e ri elektrik të makinës së njohur 1969 Capri./VOA

Previous Post

Manipuluan dokumentat dhe i dhuruan dy herë tenderat kompanisë “4 A-M”, dënohen me kusht 3 ish- zyrtarët e bashkisë së Tropojës!

Next Post

Maratona e Tiranës, Luiza Gega zë vendin e parë dhe vendos rekord të ri

Next Post
Maratona e Tiranës, Luiza Gega zë vendin e parë dhe vendos rekord të ri

Maratona e Tiranës, Luiza Gega zë vendin e parë dhe vendos rekord të ri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
I kishte mbaruar afati i vizës/ Arrestohet ylli i TikTok, Khaby Lame në Las Vegas

I kishte mbaruar afati i vizës/ Arrestohet ylli i TikTok, Khaby Lame në Las Vegas

June 8, 2025
VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

June 8, 2025
“Në Tiranë ishte terror”, mediat serbe mashtrojnë hapur: Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetën

“Në Tiranë ishte terror”, mediat serbe mashtrojnë hapur: Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetën

June 8, 2025
“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

June 8, 2025
I kishte mbaruar afati i vizës/ Arrestohet ylli i TikTok, Khaby Lame në Las Vegas
AKTUALITET

I kishte mbaruar afati i vizës/ Arrestohet ylli i TikTok, Khaby Lame në Las Vegas

by Editor
June 8, 2025
0

Ylli më i njohur i TikTok në botë, italo-senegalezi Khaby Lame, u arrestua të premten nga Shërbimi Federal i Imigracionit i SHBA-së...

Read moreDetails
VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

June 8, 2025
“Në Tiranë ishte terror”, mediat serbe mashtrojnë hapur: Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetën

“Në Tiranë ishte terror”, mediat serbe mashtrojnë hapur: Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetën

June 8, 2025
“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

June 8, 2025
Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I kishte mbaruar afati i vizës/ Arrestohet ylli i TikTok, Khaby Lame në Las Vegas

I kishte mbaruar afati i vizës/ Arrestohet ylli i TikTok, Khaby Lame në Las Vegas

June 8, 2025
VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al