Friday, April 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Mafiozi më i madh i Shkodrës”, kush është “DAJA” i kërkuari për vr*sje ngriti rrjet droge në Itali!

Editor by Editor
March 15, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
‘Mafiozi më i madh i Shkodrës”, kush është “DAJA” i kërkuari për vr*sje ngriti rrjet droge në Itali!
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia italiane ka vënë 12 persona në pranga në zonën e Livignos, Torinos dhe Riminit, ndaj një grupi kriminal që po vërshonte sasi të mëdha drοge në pikën turistike të Valtellina.

Mediat italiane shkruajnë se kοkaina shitej në pani të të porsalindurve dhe porositej përmes një personi në kërkim që i përkiste mafies së fuqishme të Shkodrës.

6 nga të arrestuarit janë lënë në burg, 5 në arrest shtëpie dhe njëri në detyrim qëndrimi. Të arrestuarit janë me kombësi shqiptare, rumune, italiane dhe domenikane.

Ata akuzohen për transportimin dhe shitjen e sasive të konsiderueshme të kokainës për konsumatorë vendas dhe turistët e shumtë të tërhequr nga atraksioni i njohur i skive.

Rreth 40 persona u identifikuan si blerës të kokainës, jo vetëm për përdorim personal, por edhe për ta rishitur atë në këtë vend.

Sipas të njëjtave burime, shpërndarësit vendas e shihnin me leverdi blerjen e drogës tek ky grup me 20 mijë euro për kilogram.

3 mijë euro merrte një korrier me dokumente rumune, por me origjinë shqiptare që u arrestua nga skuadra e Riminit.

Droga përzihej duke u shtuar në 4-5 herë dhe për të njëjtin kilogram fitohej 80-100 mijë euro.

Nisur edhe nga përgjimet, flitet për lidhje të ngushta me eksponentë kryesorë të mafies shqiptare.

Droga shitej në makinë në zona të izoluara, në transport dhe shitje merrnin pjesë edhe bashkëshortet e të dyshuarve.

Njëra i është nënshtruar arrestit shtëpiak, për të mos ngjallur dyshime dhe për të shmangur kontrollet, këta persona përgjegjës transportonin dhe shisnin drogën në prani të fëmijëve, të miturve dhe të porsalindurve të tyre.

Disa nga të dyshuarit mburreshin në rrjetet sociale, duke mbajtur armë dhe duke treguar para.

Hetimet nisën në prill 2023 në Livigno, ku disa familje shqiptare, të padyshimta, por të lidhura me një të arratisur të kërkuar për vrasje, që i përkiste një klani mafioz nga Shkodra (nuk jepet emri) ishin përfshirë në tregtinë e kokainës.

Anëtarët e këtyre familjeve shqiptare dhe narkotrafikantë vendas e të huaj që u shërbenin, u zbulua se ishin të integruar mirë në strukturën socio-ekonomike të Livignos, pasi ushtronin profesione të mira dhe mjaft të paguara.

Furnizimi me kokainë organizohej nga i arratisuri shqiptar 26-vjeçar, i cili, në sajë të rrjetit të tij të marrëdhënieve të lidhura ngushtë me mafian shqiptare, arriti të aktivizonte kanalet e furnizimit me kokainë të degëzuara në Itali dhe Evropë.

Nga Shkodra, droga shkonte në Bruksel dhe më pas në Torino. Në krye të organizatës kriminale janë dy persona të tjerë shqiptarë:’ xhaxhai 40-vjeçar i të arratisurit dhe një tjetër që kryente blerjet e drogës’.

Lëvizja e lëndës narkotike kryhej gjithmonë nën kontrollin e vazhdueshëm të shqiptarëve.

Skema e furnizimit me drogë bazohej në teknika kriminale të mirëpërcaktuara dhe kujdesi ekstrem në operacione duke përdorur gjuhë të koduar duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë kapjen e bisedave të dobishme dhe interpretimin e tyre.

Me mbërritjen në Valtellina, droga merrej nga një 40-vjeçar shqiptar, i cili kishte për detyrë ta transportonte në Livigno, ta peshonte, ta ndante në doza dhe t’ua jepte shpërndarësve.

Veprimtaria kryhej me ndërmjetësimin e vazhdueshëm të një tjetër shqiptari, banues në Livigno, xhaxhai i të arratisurit.

Periudhën e fundit, për shkak të sezonit turistik dimëror, sasia e dërgesave të kokainës ishte rritur.

Në operacionin e 3 dhjetorit 2023, i cili kulmoi me arrestimin në flagrancë të dy shqiptarëve, u bë i mundur kapja e 1 kilogram kokainë që do të garantonte fitime nga 80 mijë deri në 100 mijë euro.

Hetuesit ishin në gjurmët e kësaj ngarkese droge që në fillim të nëntorit kur përgjuan një telefonatë falë së cilës kishin identifikuar vendndodhjen e shkëmbimit të mundshëm të drogës në një parking në Tiranë.

Pasi kanë mbërritur në vend, blerësit kanë kuptuar se personi me makinën e bardhë të përmendur në telefonatë nuk ishte anëtar i bandës dhe se telefonata nuk kishte ardhur nga Tirana, por nga Belgjika.

Banda nuk shpërndante vetëm kokainë, por edhe hashash, në këtë pikë nuk ishin në krye shqiptarët, por një maroken./TG.la7.it

Previous Post

E përplasën dhe e hodhën në kanal, vdes francezi në Shqipëri

Next Post

EMRAT/ Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre persona në Tiranë

Next Post
EMRAT/ Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre persona në Tiranë

EMRAT/ Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre persona në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Liga e Konferencës: Crystal Palace triumfon 3-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e parë.

Conference League/ Crystal Palace mposhti 3-0 Fiorentinën, Shakhtar gjithashtu fitoi.

April 10, 2026
Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

April 9, 2026
Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

April 9, 2026
Avokati i Veliajt publikon dokumentin: Përveç Nestit, edhe Nasta e ka denoncuar Veliajn, megjithatë ajo nuk është gjetur.

LAJME

Conference League/ Crystal Palace mposhti 3-0 Fiorentinën, Shakhtar gjithashtu fitoi.

by timoni.al
April 10, 2026
0

Crystal Palace ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Fiorentinën...

Read moreDetails
Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

April 9, 2026
Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

Aston Villa mposht Bologna me rezultatin 1-3 në Europa League, duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

April 9, 2026
Avokati i Veliajt publikon dokumentin: Përveç Nestit, edhe Nasta e ka denoncuar Veliajn, megjithatë ajo nuk është gjetur.

Avokati i Veliajt publikon dokumentin: Përveç Nestit, edhe Nasta e ka denoncuar Veliajn, megjithatë ajo nuk është gjetur.

April 9, 2026
“VIP-at mund të largohen nga paraburgimi”? Curri në “Top Story”: Rreziku rritet nëse ata lënë qelitë, Rama dhe Berisha kanë rezervat e tyre…

“VIP-at mund të largohen nga paraburgimi”? Curri në “Top Story”: Rreziku rritet nëse ata lënë qelitë, Rama dhe Berisha kanë rezervat e tyre…

April 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Konferencës: Crystal Palace triumfon 3-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e parë.

Conference League/ Crystal Palace mposhti 3-0 Fiorentinën, Shakhtar gjithashtu fitoi.

April 10, 2026
Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

Gjirokastra me dy dimensione, kreu i FSHF-së, Duka: Do të përmbushim investimet në infrastrukturë për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë.

April 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al