Deputeti i PD-së, Dash Sula, u shpreh besimplotë se opozita do të fitojë bashkitë e mëdha të vendit. Duke iu përgjigur një pyetjeje të gazetarit Nikollë Lesi për rezultatet e pritshme në zgjedhjet e 14 majit, Sula tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se nuk ishte i sigurtë për Tiranën, por ishte i bindur për fitoren në tre bashki të tjera të mëdha.
Lesi: Të gjithë e dimë që përherë problemi është pushteti, por në këtë rast, fatkeqësisht, është opozita. Përveç pushtetit që dihet arroganca, akuzat për korrupsion, kur ka përballë një opozitë unike, të përbashkuar, që ka frymëzim dhe është lëvizje e madhe, pushteti rrezikon të humbë zgjedhjet. Kam frikë se edhe këto zgjedhje nuk do të shkojnë mirë për opozitën. Uroj që të mos shkojë kështu, sepse fryma është por nuk përkthehet në votë. Ma përkthe në votë ti Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin.
Sula: Qoftë Elbasani, qoftë Durrësi, nuk marr përsipër Tiranën për të qenë i sinqertë, se ka interesa shumë të forta, pavarësisht se Belindi është djali i mirë, i pakorruptuar, që vjen nga të rinjtë, por siç e kam denoncuar edhe në parlament, këtu janë oligarkët, paratë e krimit të përkthyera në kulla, por Elbasani, Durrësi, Shkodra, kam bindjen se janë të treja të fitueshme.