Luli ndryshe nga herët e tjera sot u zgjua më herët, pasi kishte parë në ëndërr që do të takoj me sekretarin e shtetit Blinken. Hapi sytë në krevat, mbështeti duart pas kokës në jastik dhe duke buzëqeshur po përfytyronte takimin me sekretarin Blinken në syrin e gjithë opinionit publik. Ashtu si një fëmijë i lumtur, u çua nga krevati dhe shkoi direkt në dush. Hapi uji e nxehtë, u ul kapi, kapi saponin dhe filloj të fërkonte trupin gjithë gëzim ndërkohë nisi të këndonte dhe himnin amerikan. Nga guzhina ku po shijonte kafen e saj, Rela, dëgjon e çuditur se nga vinte ky zë që këndonte himnin amerikan. E shqetësuar se mos Lulin e saj e kishin kapur xhindët, shkoi drejtë e në dhomën e gjumit. Zgurdulloi sytë dhe pa Lulin e saj që sa më shumë shtrëngonte sapunin pas trupit aq më shumë e ngrinte zërin e tij në vargjet që i kujtoheshin nga himni amerikan.
Lul, ç’ne gjithë ky gaz që në mëngjes dhe pse je zgjuar kaq herët se ende nuk ka shkuar ora 11:00- pyeti Rela me kureshtje që shkonte deri në xhelozi. Luli lau fytyrën e shkumosur nga sapuni dhe brenda nga kabina e dushit lëshoi buzëqeshjen drejtë Relës. – Sot kam takimin më të rëndësishëm zemra ime, nga sot t’i do të jetosh në një shtëpi me kryeministrin e ardhëm zemër- u përgjigj Luli ndërsa luate sapunin sa më fortë drejtë të ndenjurave.
Rela vazhdonte të ishte përsëri më e çuditur se Liza në botën e çudira. Atë diçka filloi ta bluante nga brenda duke sjellë në kokë pyetje se me cilin mund të takohej Luli. Rela e kishte dëgjuar mirë axhendën e sekretarit Blinken, ku ai nuk do të kishte asnjë takim me opozitën. Dhe ajo këtë skenar e kishte fshirë nga koka si mundësi për takimin e Lulit. Me mendjen e saj filloi të numëronte personat që Luli takonte më shpesh dhe filloi hamendësmin se me cilin prej tyre do të takohej.
“’Çetin e takoi para një jave dhe Çeti tha që pjesën tonë do marrim nga Rama. Zamon e mbyllën, edhe pse po jep ca thërrime”- Filloi të lotonte kur kujtoi sa shumë jepte dikur Zamo dhe sa pak u jepte tani që u kishte ikur partia nga duart.- Ahhhh Lul çna bërë që prishe me Doktorin, asnjë nuk na i dhe sytë. Ngelëm vetëm me tenderat e Lalit Erit. Ahhh Lul çna bëre mendonte me ngashërim Rela ndërkohë që kalonte në kokë emrat e personave qe takonte Luli sot.
Për një moment Rela kujtoi se e gjeti: Ah po e gjeta, do takoj Ballukun se ajo ka për të na dhënë 3 km tek unaza lindore e Tiranës. Jo, Jo, e kemi marr atë. Ballaku është korrete, paguan- tha ajo me vete dhe u hodh përsëri në mendime për emrat e tjerë. Asnjë emër tjerët nuk po i vinte në mëndje por në kokëne saj bluante si mokërr shumë dyshime. Luli doli nda dushi dhe i veshur me robdishan kishte marr një finxhan me kafe dhe po afrohej në sallonin e vilës 3 milion euro që ia kishte bërë dhuratë Patuli, ku po e priste Rela. Befas bie telefoni. Ishte kunati.
Kunati: Alo ku je?
Luli: Sot kam takimin e jetës Erjon.
Kunati: Mos më thuaj që Rama do të jap atë koncesionin që kishte premtuar.
Luli: Jooo më shumë, më shumë. Dicka më peshë të madhe.
Kunati: Fol mor pallë çfarë është, ke marr ndonjë leje kulle tek rruga durrësit, fol çfarë është?
Luli: Do takoj Blinkenin dhe ai do më thotë që në 2025 do jem kryeministër.
Kunati: Ça thu mër koqe, Blinkeni nuk të kishte fare në listë.
Luli: S’ka mundësi, s’ka mundësi. Do e kesh dëgjuar gabim se mua më tha Rama që të rregullova dhe ty një takim me Bliken që ti pas këtij takimi tí marrësh ca demokrat Berishës.
Kunati: Nuk të takon o koqe por thuaj Ramës që të jap atë lejen në Himarë për vila.
Luli: ok, ok do ia përcjellë sepse pop vjen dhe pranvera dhe duhet të fillojmë kompleksin e vilave. Sepse jam mërzitur duke bërë pushime vetëm në vilat që kemi ne Hamallaj.
Kunati: Ti bëj këtë që të thashë unë se të tjera i di unë. Mbyllet telefoni.
Luli i mërzitur hedh telefonin në divan dhe shkon të shtrihen në krevat. Ëndrra koti mendoi me vete dhe mbuloi kokën.