Sunday, March 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lufta ndaj trafikut të paligjshëm/ Operacion masiv për zbulimin dhe mbylljen e tuneleve në kufirin Meksikë-SHBA

Editor by Editor
March 2, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Lufta ndaj trafikut të paligjshëm/ Operacion masiv për zbulimin dhe mbylljen e tuneleve në kufirin Meksikë-SHBA
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas zbulimit të një tuneli të fshehtë që lidh qytetin amerikan El Paso me atë meksikan Juarez, autoritetet në Meksikë filluan një operacion për të zbuluar kalime të tjera të paligjshme nëntokësore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës César Contreras vizitoi tunelin dhe bisedoi me autoritetet meksikane që tani janë në kërkim të tuneleve të tjera përmes së cilave, sipas autoriteteve, bëhet kontrabandim i njerëzve dhe drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.

Tuneli nën lumin Rio Grande është pak më shumë se një metër i gjerë dhe gati dy metra i lartë. Ai është i pajisur me ndriçim dhe ajrosje.

“Është i veshur me trarë druri, siç mund ta shihni. Ka trarë, ka dru për të parandaluar shembjet”, thotë komandanti i Garnizonit Ushtarak të qytetit José Lemus Cisneros.

Autoritetet besojnë se kjo rrugë nëntokësore është përdorur për të kontrabanduar emigrantë dhe drogë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.

Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara në El Paso e zbuluan tunelin më 9 janar, gjatë një inspektimi dhe filluan mbylljen e tij në anën veriore të kufirit pas një jave.

Autoritetet meksikane kanë filluar mbylljen e tunelit në anën e tyre dhe thonë se janë në kërkim të tuneleve të tjerë.

“Ne kemi shtuar aktivitetet për të zbuluar tunele të tjera, nëse ka. Prania jonë këtu do të vazhdojë përgjithmonë”, thotë komandanti Cisneros.

Qeveria meksikane ka shtuar patrullimet në pikat strategjike në qytetin Juárez për të parandaluar që migrantët të bllokohen në tunele ose të bëhen viktima të trafikantëve ndërsa përpiqen të kalojnë kufirin ilegalisht.

“Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë emigrantët dhe të sigurojmë që të mos rrezikojnë jetën duke u përpjekur të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, pas zbulimit të këtij tuneli, ne jemi përqendruar edhe në kërkimin e tuneleve të tjera në zonë”, tha Drejtori i Sigurisë Publike në qytetin Chihuahua.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet meksikane kanë përsëritur angazhimin e tyre për mbylljen e rrugëve të paligjshme përgjatë kufirit./ VOA

Previous Post

FOTOLAJM/ Iftar mes rrënojave, palestinezët në Gaza çelin Ramazanin mes shkatërrimit të luftësp

Next Post

Rama publikon videon për Panairin e Turizmit në Berlin: Zbuloni Shqipërinë

Next Post
Rama publikon videon për Panairin e Turizmit në Berlin: Zbuloni Shqipërinë

Rama publikon videon për Panairin e Turizmit në Berlin: Zbuloni Shqipërinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident në Vlorë shkakton dy të vdekur

Aksident në Vlorë shkakton dy të vdekur

March 22, 2026
Gjashtë policë të plagosur nga protesta, aktualisht janë hospitalizuar në Trauma dhe QSUT.

Gjashtë policë të plagosur nga protesta, aktualisht janë hospitalizuar në Trauma dhe QSUT.

March 22, 2026
Messi realizon një gol fantastik nga goditja standarde, e katërta në pesë ndeshje… (VIDEO)

Messi realizon një gol fantastik nga goditja standarde, e katërta në pesë ndeshje… (VIDEO)

March 22, 2026
Fotolajm/ Pasojat e protestës së PD-së: Tym dhe flakë, çfarë la pas aktiviteti

Fotolajm/ Pasojat e protestës së PD-së: Tym dhe flakë, çfarë la pas aktiviteti

March 22, 2026
Aksident në Vlorë shkakton dy të vdekur
LAJME

Aksident në Vlorë shkakton dy të vdekur

by timoni.al
March 22, 2026
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Vlorë, ku dy persona kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi në orët e vona të...

Read moreDetails
Gjashtë policë të plagosur nga protesta, aktualisht janë hospitalizuar në Trauma dhe QSUT.

Gjashtë policë të plagosur nga protesta, aktualisht janë hospitalizuar në Trauma dhe QSUT.

March 22, 2026
Messi realizon një gol fantastik nga goditja standarde, e katërta në pesë ndeshje… (VIDEO)

Messi realizon një gol fantastik nga goditja standarde, e katërta në pesë ndeshje… (VIDEO)

March 22, 2026
Fotolajm/ Pasojat e protestës së PD-së: Tym dhe flakë, çfarë la pas aktiviteti

Fotolajm/ Pasojat e protestës së PD-së: Tym dhe flakë, çfarë la pas aktiviteti

March 22, 2026
Mario Mitaj nis grumbullimin e kombëtares në Koplik, vendin e origjinës së prindërve të tij.

Mario Mitaj nis grumbullimin e kombëtares në Koplik, vendin e origjinës së prindërve të tij.

March 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Vlorë shkakton dy të vdekur

Aksident në Vlorë shkakton dy të vdekur

March 22, 2026
Gjashtë policë të plagosur nga protesta, aktualisht janë hospitalizuar në Trauma dhe QSUT.

Gjashtë policë të plagosur nga protesta, aktualisht janë hospitalizuar në Trauma dhe QSUT.

March 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al