Këtë të diel, Partia Demokratike zhvilloi një protestë kombëtare para Kryeministrisë në orën 18:00, siç ishte paralajmëruar. Kreu i PD, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu i veshur sportiv, ndërsa protestuesit filluan të mblidhen për të marrë pjesë në tubim.
E veçanta e kësaj proteste ishte se nuk do të kishte fjalime, pasi mungonte podiumi në shesh. Si zakonisht në protestat e opozitës, Kryeministria ishte rrethuar me gardhe të hekurt, dhe policia njoftoi se disa rrugë do të bllokoheshin gjatë zhvillimit të protestës.















