Saturday, June 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

LISTA/ SPAK çon në gjyq 13 shqiptarë që u zhvatën 5 mln euro në bursë gjermanëve

Editor by Editor
June 16, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
LISTA/ SPAK çon në gjyq 13 shqiptarë që u zhvatën 5 mln euro në bursë gjermanëve
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë mbylli hetimet dhe çoi në gjyq 13 persona me akuzën se u zhvatën 5 mln euro gjermanëve përmes mashtrimit për të investuar në bursa.

LISTA;

Erjon Kasmi

Xhulian Xhafa

Anduel Gjergji

Ariol Zenuni

Denada Bardhi

Emion Orizaj

Ermir Shehu

Eris Kurila

Evis Mahmutaj

Ilir Shkurti

Indrit Tila

Klevin Molla

Skerdi Llupi

HETIMET dhe SKEMA

Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 të kryera në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë (dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., të cilët janë në proces verifikimi nga jonë), pasi ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall shpk, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese. Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.

Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri. Janë identifikuar dëme në platformën Brokerz 1.425.856,91 Euro. Në platformën Globalix janë identifikuar dëme, në vlerën totale 1.896.751,04 Euro. Gjithashtu rezulton se përvec platformave Globalix dhe Brokerz, janë evidentuar mashtrime nga platformat Stoxmarket, Tradixa, Finazio dhe Forexpoint, për të dëmtuarit kallzues në vlerën totale 3,749,826.31 Euro.

Është provuar se mashtrimet online janë kryer nëpërmjet dy adresa IP të përdorura për çdo AnyDesk 80.78.71.114 (statike) dhe 79.106.168.26 (statike) të kompanisë ofruese të internetit ALBtelecom Albania, të cilat janë përdorur nga subjekti Bluenergycall shpk në Shqipëri. Gjatë kontrollit të kryer në datë 16.03.2022, janë ekstraktuar të dhënat elektronike live dhe janë analizuar nga Autoritetet Gjermane të Drejtësisë dhe konkretisht të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg për krimet kibernetike.

Në ambjentet ndihmëse të kontrolluara janë zyrat e kompanisë Bluenergycall shpk, Cleartech shpk dhe Claudnetshpk, që rezultojnë kidhur me të pandehruit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë gjetur dokumente shkresore të Erjon Kasmi, personale dhe të aktivitetit të tij në këto shoqëri, si dhe për kompani të tjera në Kosovë dhe Shqipëri, kryesisht në “Zyrën e Financës”.

Janë gjetur dokumente të shkruara me dorë me shënime të Platformave Globalix, Brokerz, Tradixa, Finazio, regjistrime të bëra nga viktimat si dhe vula për kompani të ndryshme. Provat elektronike janë gjendur në kompjutera, hard diskë, programe të gjetura hapur gmail, serverat e vëna në dispozicion dhe të aksesuara nga Xhulian Xhafa.

Nga këqyrja e të dhënave të analizuara nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane rezulton se janë gjendur lista të mbajtura nga drejtuesit dhe punonjësit e Bluenergycall shpk, ku janë evidentuar depozitat e kryera nga viktimat, nga vende të ndryshme, ndër të tjera dhe nga Gjermania.

Nga këto viktima që kanë kryer depozitat, për të cilat janë shënuar datat e kryerjes së tyre, agjentët që kanë patur në kontroll këto depozita, vlerat e shumave të depozitave, bankën ose kompaninë ku është bërë depozita, platforma ku ka kryer depozitën viktima, janë gjendur dhe shënimet për viktimat gjermane që janë dhe kallzuesit e dëmtuar, dërguar nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane.

Gjatë hetimit janë evidentuar dhe pasuri të cilat janë dukshëm të pajustifikuara nga të ardhurat e të pandehurve Eron Kasmi dhe Xhuljan Xhafa si të punësuar. Konkretisht lidhur me të pandehurin Erjon Kasmi janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e dyqind e tridhjetë e tre) euro dhe 19.786.762(nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë.

Gjithashtu lidhur me procedimin penal nr.300 te vitit 2021, jane identifikuar dhe sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2.

Gjithashtu në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e Republikës së Kosovës shtetasit Erjon Kasmi i janë identifikuar dhe sekuestruar në vlerën prej 1,546,753.93 Euro, të cilat dyshohet se janë mjete të përfituara nga kryerja e veprave penale të mashtrimit të cilat mund të pastroheshin në drejtim të Kosovës.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.300/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

Previous Post

FOTO/ “S’të bën derman as leku”, Luiz Ejlli “sherr” me fansat

Next Post

VIDEO/ Ngriti kurthin me tritol për pronarin e shtëpisë, por ra vetë brenda

Next Post
VIDEO/ Ngriti kurthin me tritol për pronarin e shtëpisë, por ra vetë brenda

VIDEO/ Ngriti kurthin me tritol për pronarin e shtëpisë, por ra vetë brenda

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“32 kombe, por vetëm një njeri ka rëndësi”, BBC: Samiti i NATO-s ka të bëjë tërësisht dhe vetëm me Trump

“32 kombe, por vetëm një njeri ka rëndësi”, BBC: Samiti i NATO-s ka të bëjë tërësisht dhe vetëm me Trump

June 21, 2025
Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

June 21, 2025
Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

June 21, 2025
Administrata Trump pushon nga puna qindra gazetarë të Zërit të Amerikës, vetëm 50 prej tyre mbeten të punësuar

AKTUALITET

“32 kombe, por vetëm një njeri ka rëndësi”, BBC: Samiti i NATO-s ka të bëjë tërësisht dhe vetëm me Trump

by Editor
June 21, 2025
0

SHBA- Samitet e NATO-s kanë tendencë të jenë të parapërgatitura, jo vetëm për të paraqitur një front të bashkuar. Sekretari i...

Read moreDetails
Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

June 21, 2025
Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

June 21, 2025
Administrata Trump pushon nga puna qindra gazetarë të Zërit të Amerikës, vetëm 50 prej tyre mbeten të punësuar

Administrata Trump pushon nga puna qindra gazetarë të Zërit të Amerikës, vetëm 50 prej tyre mbeten të punësuar

June 21, 2025
Kur edhe të vdekurit bëhen pjesë e pazareve: Bashkia Vlorë dhe Ermal Dredha 93 milion leka vjedhje me fondet për varrezat

Kur edhe të vdekurit bëhen pjesë e pazareve: Bashkia Vlorë dhe Ermal Dredha 93 milion leka vjedhje me fondet për varrezat

June 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“32 kombe, por vetëm një njeri ka rëndësi”, BBC: Samiti i NATO-s ka të bëjë tërësisht dhe vetëm me Trump

“32 kombe, por vetëm një njeri ka rëndësi”, BBC: Samiti i NATO-s ka të bëjë tërësisht dhe vetëm me Trump

June 21, 2025
Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

June 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al