Friday, June 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Lirimi i pengjeve”, SHBA propozon draft-rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Editor by Editor
March 21, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Lirimi i pengjeve”, SHBA propozon draft-rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gazë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LINDJE E MESME- Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Diplomati amerikan e bëri këtë njoftim gjatë turneut në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë edhe një vizitë në Izrael. SHBA-ja, aleate kyçe e Izraelit, më herët kishte vendosur veto në Këshillin e Sigurimit për rezolutat lidhur me Gazën. Rasti i fundit ishte në shkurt, kur Uashingtoni kundërshtoi përdorimin e fjalës “menjëhershëm” në draftin e dorëzuar nga Algjeria.

Javët e fundit, megjithatë Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Izraelit, përderisa insiston që Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, duhet të lirojë menjëherë pengjet e marra gjatë sulmit në jug të Izraelit më 7 tetor.

“Në fakt, ne kemi një rezolutë që e kemi dërguar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve dhe shpresojmë që çdo shtet ta mbështetë atë”, tha Blinken gjatë vizitës në Arabinë Saduite.

“Mendoj se do të dërgonte një mesazh të fortë, një sinjal të fortë”, tha ai për median saudite Al Hadath.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin në shenjë hakmarrjeje për sulmin e 7 tetorit.

“Sigurisht, ne qëndrojmë me Izraelin në të drejtën e tij për të mbrojtur veten… por, në të njëjtën kohë, është imperative që civilët që gjenden në zona të luftimeve dhe të cilët po vuajnë në mënyrë të tmerrshme – të përqendrohemi te ta, le t’i bëjmë ata prioritet, pra mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmës humanitare”, tha Blinken.

Zyrtarët amerikanë kanë negociuar për një tekst alternativ të rezolutës që kur bllokuan draft-rezolutën algjeriane që bënte thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm në Gazë”. Ajo alternativë, që përqendrohej në mbështetjen e një armëpushimi gjashtëjavor në këmbim të lirimit të pengjeve, kishte pak shanse të kalonte, thanë burimet diplomatike, sipas AFP-së. Kjo agjenci e lajmeve ka parë një version të ri të tekstit ku theksohet “nevoja për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët, lejimi i ndihmës thelbësore për të lehtësuar vuajtjen… në lidhje me lirimin e pengjeve që po mbahen”.

Ende nuk është caktuar ndonjë seancë ku do të mund të votohej ky tekst. Një ditë më herët, Blinken në Arabinë Saudite u takua me krerët shtetërorë, ndërkaq të enjten do të qëndrojë në Egjipt dhe të premten në Izrael. Turneu i Blinkenit, që është i gjashti në rajon që kur nisi lufta, zhvillohet paralelisht me bisedimet që mbahen në Katar, ku ndërmjetësit për të tretën ditë me radhë u takuan të mërkurën në përpjekje për të arritur një armëpushim. Megjithatë, ka pak tregues se ata mund të arrijnë shpejt një marrëveshje. Plani që po diskutohet në Katar do të mundësonte ndaljen e përkohshme të luftimeve në këmbim të lirimit të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë. Gjatë kësaj periudhe, po ashtu do të rriteshin dërgesat me ndihmë humanitare në Rripin e Gazës./ REL

Previous Post

LIVE-Spiropali i kthehet Bashës: Je produkt ekzemplar i listave të mbyllura

Next Post

Zhurmë në Kuvend dhe bllokim i foltores/ Lindita Nikolla përjashton Bashën

Next Post
Zhurmë në Kuvend dhe bllokim i foltores/ Lindita Nikolla përjashton Bashën

Zhurmë në Kuvend dhe bllokim i foltores/ Lindita Nikolla përjashton Bashën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

June 20, 2025
Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut

Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut

June 20, 2025
Sulmi më i madh kibernetik, hakerohen 16 miliardë llogari në Facebook, Gmail dhe Instagram

Sulmi më i madh kibernetik, hakerohen 16 miliardë llogari në Facebook, Gmail dhe Instagram

June 20, 2025
Nxori nga lumi të miturit por ata ndërruan jetë/ Shqiptari mban premtimin dhe bën tatuazh portretet e dy djemve

AKTUALITET

Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

by Editor
June 20, 2025
0

SHBA- Një gjykatë apeli në SHBA ka vendosur që Presidenti Donald Trump mund të mbajë kontrollin mbi trupat e Gardës Kombëtare...

Read moreDetails
Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut

Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut

June 20, 2025
Sulmi më i madh kibernetik, hakerohen 16 miliardë llogari në Facebook, Gmail dhe Instagram

Sulmi më i madh kibernetik, hakerohen 16 miliardë llogari në Facebook, Gmail dhe Instagram

June 20, 2025
Nxori nga lumi të miturit por ata ndërruan jetë/ Shqiptari mban premtimin dhe bën tatuazh portretet e dy djemve

Nxori nga lumi të miturit por ata ndërruan jetë/ Shqiptari mban premtimin dhe bën tatuazh portretet e dy djemve

June 20, 2025
Sot më 20 qershor nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

Sot më 20 qershor nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

June 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

June 20, 2025
Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut

Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut

June 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al