Saturday, May 31, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ligjet ndërkombëtare e cilësojnë të paligjshme/ Ministri i Mbrojtjes i Izraelit zotohet: Do të ndërtojmë shtet hebre izraelit në Bregun Perëndimor

Editor by Editor
May 30, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ligjet ndërkombëtare e cilësojnë të paligjshme/ Ministri i Mbrojtjes i Izraelit zotohet: Do të ndërtojmë shtet hebre izraelit në Bregun Perëndimor
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor. Këto deklarata ministri izraelit i bëri një ditë pasi Qeveria e Izraelit njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në territorin palestinez.

Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që shihen si pengesë e madhe për një paqe afatgjatë, vazhdimisht dënohen nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimi i së enjtes i Qeverisë izraelite po ashtu u përball me kritika të ashpra nga jashtë.

“Kjo është një përgjigje e vendosur ndaj organizatave terroriste që po tentojnë të dëmtojnë dhe dobësojnë kontrollin tonë ndaj kësaj toke dhe po ashtu është një mesazh i qartë për [presidentin e Francës, Emmanuel] Macron dhe bashkëpunëtorët e tij: ata do të njohin në letër shtetin palestinez, por ne do të ndërtojmë, këtu, në këtë tokë, një shtet hebre izraelit”, citohet të ketë thënë Katz, sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e tij.

“Ajo letër do të hidhet në koshin e plehrave të historisë dhe shteti i Izraelit do të lulëzojë dhe përparojë”, shtoi ai.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë vizitës në vendbanimin Sa-Nur në veri të Bregut Perëndimor. Kolonët nga Sa-Nur ishin evakuuar më 2005 si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza. Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967.

Gjatë një vizite në Singapor të enjten, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se njohja e një shteti palestinez, nën disa kushte, ishte “jo vetëm obligim moral, por edhe nevojë politike”.

Një konferencë ndërkombëtare, që synon ringjalljen e idesë të zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, pritet të mbahet në qershor në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Në prill, Macron kishte deklaruar se Franca mund ta njohë një shtet palestinez në muajin qershor.

Pas njoftimit të Izraelit për vendbanime të reja, Britania e cilësoi këtë lëvizje si “pengesë të qëllimshme” ndaj shtetësisë palestineze, ndërkaq zëdhënësi i shefit të OKB-së, Antonio Guterres, tha se ky vendim i shtyu përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete “në drejtimin e gabuar”./REL

Previous Post

Arrestimi i dytë brenda një muaji i kritikëve të qeverisë, policia gjeorgjiane ndalon një tjetër lider të opozitës

Next Post

“I vëmë zjarrin pallatit dhe hyjmë si zjarrfikës”, Erjon Alibej zbulon skemën e klanit Çojpa për ta ekzekutuar brenda shtëpisë së tij

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ëndrra u bë realitet – PSG shkatërron Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

Ëndrra u bë realitet – PSG shkatërron Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

May 31, 2025
Nuk ndalen vuajtjet e Interit, PSG i shënon edhe golin e katërt

Nuk ndalen vuajtjet e Interit, PSG i shënon edhe golin e katërt

May 31, 2025
PSG e shënon edhe golin e tretë ndaj Interit

PSG e shënon edhe golin e tretë ndaj Interit

May 31, 2025
Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

May 31, 2025
Ëndrra u bë realitet – PSG shkatërron Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
AKTUALITET

Ëndrra u bë realitet – PSG shkatërron Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

by Editor
May 31, 2025
0

Paris Saint-Germain ka shkruar historinë e tyre, duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze triumfoi 5-0...

Read moreDetails
Nuk ndalen vuajtjet e Interit, PSG i shënon edhe golin e katërt

Nuk ndalen vuajtjet e Interit, PSG i shënon edhe golin e katërt

May 31, 2025
PSG e shënon edhe golin e tretë ndaj Interit

PSG e shënon edhe golin e tretë ndaj Interit

May 31, 2025
Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

May 31, 2025
PSG po e shkatërron Interin vetëm 20 minuta nga starti i finales – Doue dyfishon rezultatin

PSG po e shkatërron Interin vetëm 20 minuta nga starti i finales – Doue dyfishon rezultatin

May 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ëndrra u bë realitet – PSG shkatërron Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

Ëndrra u bë realitet – PSG shkatërron Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

May 31, 2025
Nuk ndalen vuajtjet e Interit, PSG i shënon edhe golin e katërt

Nuk ndalen vuajtjet e Interit, PSG i shënon edhe golin e katërt

May 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al