Thursday, May 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Librealizimi i vizave në Kosovë, ja kur do të hyjë në fuqi vendimi

Editor by Editor
November 10, 2022
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Librealizimi i vizave në Kosovë, ja kur do të hyjë në fuqi vendimi
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Siç mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që kjo të mos lidhet. Në fund është përmendur edhe ETIAS-i, por edhe data.

Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Shtetet që e kanë kundërshtuar lidhjen me ETIAS, e kanë argumentuar këtë me faktin se ai sistem mund të mos jetë gati as më 1 nëntorë të vitit 2023, dhe kjo do ta shtynte përsëri hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën. Prandaj, sipas interpretimit të disa diplomatëve, formulimi i ri do të lërë hapësirë që liberalizimi të hyjë në fuqi edhe në rast se do të shtyhet përsëri zbatimi i sistemit ETIAS.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian tash duhet të përgatisë një draft të ri të propozimit, i cili do të futet në procedurën e heshtur në Këshill në nivelin e grupit punues. Nëse asnjë shtet nuk e kundërshton tekstin e ri deri në një afat të caktuar, me gjasë deri në mesin e javës që vjen, atëherë kjo dosje do të bartet për vendim tek ambasadorët e vendeve anëtare në Këshill, trupin e njohur si Coreper.

Pastaj do të niste edhe trialogu formal me Parlamentin Evropian dhe Komisionin, në mënyrë që të finalizohej i tërë vendimi.

Diplomatët në BE thonë se “synimi është që deri me datën 6 dhjetor, kur në Tiranë zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, të ketë vendim për këtë çështje në mënyrë që kjo të përmendet si një prej rezultateve të BE-së në raportet me vendet e rajonit”.

Diskutimi i së enjtes në grupin punues ishte i dyti me radhë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Diskutimi i parë ishte zhvilluar më 13 tetor dhe atëherë shumica e madhe e vendeve e kishin mbështetur liberalizimin e vizave, asnjë nuk ishte shprehur kundër, por Franca kishte kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.

Pas diskutimeve të së enjtes burimet në BE thonë se të gjitha vendet janë të interesuara që të mos ketë vonesa në miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Këto burime besojnë se kompromisi për të cilin kanë rënë dakord në takimin e së enjtes, do të mundësojë që vendimi të miratohet sa më shpejt, megjithëse hyrja e tij në fuqi do të caktohej për datën 1 nëntor të vitit 2023. Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin në vendet e BE-ë dhe vendet tjera të zonës Schengen nga nëntori i vitit që vjen.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”.

Nga Republika Çeke, e cila mban Presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre/ REL

Previous Post

Gazetari i njohur akuzon Ermal Mamaqin: Është mashtrues!

Next Post

VIDEO/ Momenti i përplasjes në Kuvend / Garda rrethon foltoren, maxhoranca: Paloka dhe Leskaj përdorën fjalor banal

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

by Editor
May 14, 2025
0

ELBASAN- Në Elbasan ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, nga ku Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë...

Read moreDetails
Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

May 14, 2025
Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik

Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik

May 14, 2025
Rrufeja bie mbi kopshtin zoologjik, 13 të plagosur në Francë

Rrufeja bie mbi kopshtin zoologjik, 13 të plagosur në Francë

May 14, 2025
“10 mijë euro vota për të gjithë fisin”- Humbja e PD, Flamur Noka: E gjitha administrata në shërbim të votuesve

“10 mijë euro vota për të gjithë fisin”- Humbja e PD, Flamur Noka: E gjitha administrata në shërbim të votuesve

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

May 14, 2025
Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al