Sunday, May 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lëvizje të forta/ Rama shkarkon Erion Veliaj dhe Belinda Ballukun, Taulant Balla ikën nga Fieri

Editor by Editor
June 21, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Lëvizje të forta/ Rama shkarkon Erion Veliaj dhe Belinda Ballukun, Taulant Balla ikën nga Fieri
0
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama duket se ka lënë në ankth ministrat, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste. Edhe pse në mbledhjen e Asamblesë së PS që u mbajt online më 11 qershor nuk pati ndryshime në qeveri apo drejtues qarqesh, mësohet se ato do të ndodhin në ditët në vijim. Më 20 korrik Partia Socialiste do të mbledh Kongresin, i cili do të zgjedhë Asamblenë e re. Por mbledhja pritet të prodhojë ndryshime të drejtuesve politik në qarqe, por edhe ministrash, lëvizje këto që vijijnë 10 muaj përpara se të mbahen zgjedhjet parlamentare. Mësohet se kryeministri Rama do të bëjë ndryshime të thella në qeveri dhe parti.

Prapaskenat  

Kështu mësohet se Blendi Klosi pritet të emërohet zv/kryeministër, duke zëvendësuar në këtë post Belinda Ballukun. Ndërkohë zoti Klosi pritet që të largohet si drejtues politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, pasi do të atashohet si shef politik i Qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar në këtë post kryebashkiakun Erion Veliaj. Ndërkaq, mësohet se Damian Gjiknuri pritet të largohet si drejtues politik i PS për Qarkun e Elbasanit, ndërsa në këtë post pritet të emërohet Taulant Balla, i cili do të largohet nga Fieri. Po ashtu, ka zëra se në Elbasan mund t’i besohet drejtimi i qarkut edhe ish-ministres Evis Kushi. Sakaq vendin e zotit Balla pritet të zërë Blendi Çuçi, i cili do të largohet nga Qarku i Beratit. Nga ana tjetër, ndryshime pritet të ketë edhe në Qarkun e Lezhës, Dibrës dhe Shkodrës. Konkretisht, Ulsi Manja pritet të largohet si drejtues i Qarkut Lezhë, pasi do të marrë frenat e Qarkut të Dibrës, ndërsa atje ai do të zëvendësohet nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Qarku Dibër drejtohet nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila mund të marrë drejtimin e Qarkut të Vlorës. Kurse ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Qarku i Shkodrës mund të largohet, pasi pritet t’i besohet ai i Korçës, duke zëvendësuar Niko Pelshin. Ndërkaq Qarku i Durrësit pritet të mos preket nga ndryshimet, i cili do të vijojë të drejtohet nga Ardian Çela. Në këtë Qark ka një fuqi të fortë edhe Ergys Agasi, por pasi u sulmua publikisht nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ai tashmë ka marrë tatëpjetën dhe ka humbur pozitat. Megjithatë këto ndryshime në qeveri dhe nivel drejtuesish qarqesh vjen edhe si pasojë e hetimeve që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur ndaj zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste. Emra si Erion Veliaj, Belinda Balluku, Ogerta Manistriliu, Damian Gjiknuri apo Niko Peleshi po hetohen nga SPAK ose ndaj tyre ka akuza të forta se janë përfshirë në afera korruptive apo kriminale. Kështu që për të evituar kostot, Rama po mendon t’i zëvendësojë apo shkarkojë ata. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, pasi këto janë zëra që qarkullojnë në korridoret e politikës dhe se të drejtën për të vendosur e ka vetëm kryeministri Edi Rama, i cili pëlqen shumë të dalë kundër rrymës dhe se është njeri i surprizave. Pra ankthin e ndryshimeve në qeveri e nivel drejtuesish qarqesh e shton edhe misteri në prapaskenat ku Rama merr vendimet. Pa asnjë diskutim, pa asnjë konsultim paraprak dhe pa asnjë logjikë të përshtatur sipas prioriteteve të qeverisjes. Thënë troc sinjalet janë se në PS ujrat janë trazuar. Shumë po arrestohen, por ka dhe të pakënaqur. Kështu Rama pritet t’i largojë nga vetja ata që i hanë kumbulla.

Paralajmërimi

Por numërimi mbrapsht për ndryshimet në qeveri dhe nivel drejtuesish qarqesh nisi kur kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste  të mbajtur online të mbajtur pak ditë më parë. Rama deklaroi se do të ndryshohet skema e përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025. Kjo do të thotë se shumë nga deputetët aktualë mundtë largohen. “Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS, duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara ku siç ju kuptohet ne krijuam për herë të parë një platformë të quajtur Deputeti që Duam dhe mblodhëm një numër jo të vogël për hir të së vërtetës shprehje interesi për tu bërë pjesë e përzgjedhjes së deputetëve të PS. Disa nga ata të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë edhe pjesë e listave. Por në zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar dhe është mirë ti japim vetes kohën e nevojshme nga Kongresi deri në momentin kur do të bëhet përzgjedhja finale e listës së kandidatëve për deputetë”, deklaroi Rama.

Previous Post

FOTOT/ Para ndeshjes me Spanjën, Broja surprizon fansat

Next Post

Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Next Post
Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia
AKTUALITET

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

by Editor
May 11, 2025
0

Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. PD ka ndryshuar numëruesin. Numëruesit e PD...

Read moreDetails
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025
KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

May 11, 2025
KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

May 11, 2025
Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

May 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

May 11, 2025
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al