Sunday, December 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lamtumirë Margarita Xhepa! Mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare

Editor by Editor
April 4, 2025
in AKTUALITET, JETË/STIL, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Lamtumirë Margarita Xhepa! Mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot, pas homazheve që do të mbahen nga ora 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Artistja shqiptare ndërroi jetë dje (3 prill) një ditë pasi festoi 91-vjetorin. Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. 

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim; Majlindën tek shfaqja “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, aktorja ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E.

Musliun, Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”. Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Previous Post

Analiza: Tarifat e SHBA-së mund t’u kushtojnë eksportuesve të paktën 7 milionë euro në vit

Next Post

“Është puna për të të nxjerr akoma më keq” – Gjestin e përgjon Eglin teksa flet tek dhoma e rrëfimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

December 27, 2025
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025
"Keqardhje për fëmijën tuaj" /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

“Keqardhje për fëmijën tuaj” /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

December 27, 2025
Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me...

Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me…

December 27, 2025
"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...
Lajmi Fundit

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

by timoni.al
December 27, 2025
0

Brikena ka shfaqur një përkushtim të veçantë ndaj Stenaldos në ambientet e “Big Brother VIP”, duke e shqetësuar këtë të...

Read moreDetails
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025
"Keqardhje për fëmijën tuaj" /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

“Keqardhje për fëmijën tuaj” /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

December 27, 2025
Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me...

Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me…

December 27, 2025
Big Brother VIP: Lorna dhe Seno, me numrin më të ulët të votave nga publiku, përzgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

Big Brother VIP: Lorna dhe Seno, me numrin më të ulët të votave nga publiku, përzgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

December 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

December 27, 2025
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al