Ardian Ismajli, mbrojtësi shqiptar, ka kaluar dëmtimin e kofshës që e mbajti mënjanë për disa javë dhe është gati të rikthehet si titullar për Torinon. Sipas raportimeve nga mediat italiane, ai është në një gjendje të mirë fizike dhe rikuperimi ka ndodhur sipas planit. Kjo i mundëson trajnerit të aktivizojë Ismajlin në ndeshjen e ardhshme, e cila do të zhvillohet këtë të dielë përballë Genoas në shtëpi.
Ismajli ka ndjerë përsëri besimin në fushë, pasi luajti rreth 10 minuta në ndeshjen ndaj Napolit, pa përjetuar asnjë shqetësim fizike. Kjo paraqitje e mirë e rriti shpresën për ta nisur nga minuta e parë. Para dëmtimit, që e pengoi të bashkohej me grumbullimin e kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë, ai ishte një nga lojtarët kyç. Me rikthimin, ai pritet të forcojë mbrojtjen e kuqezinjve për sfidat që i presin në nëntor.
Rikthimi i Ismajlit është një lajm pozitiv për Torinon, e cila beson se ai do të kontribuojë në rezultatet e ekipit në vazhdim.















