Saturday, July 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Lajçak jep “dritën jeshile”: Kosova dhe Serbia janë shumë afër një marrëveshje

Editor by Editor
February 23, 2022
in BOTË, Vendi
0
Lajçak jep “dritën jeshile”: Kosova dhe Serbia janë shumë afër një marrëveshje
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçkak, ështe shprehur se pas 11 orëve të negociatave intensive janë afër marrëveshjes për disa dokumente mes Kosovës dhe Serbisë pa specifikuar se në cilat çështje do të merren vesh palët. Lajçak ka shkruar se hapi i fundit është më i vështiri por që puna vazhdon.

“Pas 11 orëve të negociatave intensive dje, jemi afër për të arritur marrëveshje në disa dokumente. Por si zakonisht, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajcak.
Të martën, 22 shkurt, në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian por nuk ka pasur një takim të përbashkët midis Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se gjatë takimeve dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese.

“Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në një njoftim.

Po ashtu thuhet se është diskutuar për për çështjen e personave të zhdukur dhe targat e veturave.

Megjithatë, në njoftim nuk është treguar pse nuk është mbajtur takimi i përbashkët me palën serbe, edhe pse i njëjti ishte paralajmëruar.

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk është prononcuar pas takimeve ndërsa gjatë ditës ka deklaruar se bisedimet ishin “intensive” për një sërë temash konkrete.

Ndërkaq pala serbe ka thënë se me Lajçak kanë folur për nevojën për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Çështjen e parë që kemi parashtruar ka qenë formimi i Asociacionit. Kanë kaluar nëntë vite që nga marrëveshja e Brukselit dhe ende jemi në pritje të formimit. Pa Asociacion nuk e di se si mund të ecim tutje dhe të flasim për çështje tjera. Jemi të gatshëm të bisedojmë. Por ajo që është me rëndësi është të zbatohen gjitha marrëveshjet”, ka thënë për mediat serbe shefi i delegacionit të Serbisë për dialog, Petar Petkoviq.

Ai e ka fajësuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për mosmbajtjen e takimit trepalësh.

Radio Evropa e Lirë raporton se sipas burimeve diplomatike, delegacioni i Kosovës nuk ka refuzuar të takohet me palën serbe por nuk ka dashur që me të të diskutojë për temat të cilat i konsideron si të mbyllura dhe për të cilat mendon se duhet të bisedojë vetëm me BE-në për modalitetet e zbatimit.

Pala kosovare mendon se marrëveshja për energji është çështje e kryer, ndërsa është i gatshëm edhe teksti me detaje për implementimin e saj në territorin e Kosovës.

Gjithashtu, nëse do të ketë përparim në ditët në vijim në çështjet e energjisë dhe asaj të personave të pagjetur, mund të krijohen edhe kushtet për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nëse do të ndodhë, në këtë takim, sipas burimeve diplomatike, do të diskutohet për elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për të cilën në BE thonë se është synimi kryesor i dialogut.

Ndonëse pala serbe ka thënë se në dialog do të kërkojë që të lejohet edhe votimi në territorin e Kosovës në zgjedhjet e Serbisë, në takimin e delegacionit të Kosovës me të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajçak nuk është folur për këtë temë.

Megjithatë, burimet e BE-së thonë se “duhet gjetur një mundësi që të mundësohet votimi edhe në Kosovë” ndonëse kjo nuk është një temë formale e dialogut.

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill.

Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011.

Rundi i ri i bisedimeve të 22 shkurtit u zhvillua pas një kohe relativisht të gjatë pa takime, me përjashtim të atyre të ekspertëve për çështjen e targave të veturave.

Për këtë çështje është arritur një marrëveshje kalimtare në vjeshtën e vitit të kaluar, por është thënë se në një afat prej gjashtë muajsh duhet të arrihet një marrëveshje afatgjate.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se takimet e së martës do të shfrytëzohen për të testuar nëse ka gatishmëri të mjaftueshme mes palëve edhe për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Të dyja palët kanë thënë publikisht se janë të gatshme për takim të tillë, por BE ka insistuar se nëse ndodhë ai, duhet të ketë edhe rezultate konkrete.

Previous Post

Tabaku: Dua të di për 100 milionë eurot? Rama kërkon pushim: Nuk të përgjigjem fare ty…

Next Post

Rama bën batuta seksiste me Tabakun në komision: Me ju përballë të kem nevojë për Ermonelën?!

Next Post
VIDEO/  Tabaku e pyet për ministrat, Rama: Nuk jam Big Brother të shoh me kë….

Rama bën batuta seksiste me Tabakun në komision: Me ju përballë të kem nevojë për Ermonelën?!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Qeveria i dhuron vetes një reklamë në gazetën gjermane, Kryeministria e shpërndan: A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

Qeveria i dhuron vetes një reklamë në gazetën gjermane, Kryeministria e shpërndan: A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

July 5, 2025
Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

July 5, 2025
Çudira shqiptare/ Posta shqiptare i dorëzon qytetarit në Durrës ftesën e dasmës nga Amerika, pas 14 viteve!

Çudira shqiptare/ Posta shqiptare i dorëzon qytetarit në Durrës ftesën e dasmës nga Amerika, pas 14 viteve!

July 5, 2025
Skandalet në Partinë Socialiste shkaktojnë tronditje në qeverinë e Sanchez/ Këshilltari i kryeministrit spanjoll akuzohet për ngacmim seksual

AKTUALITET

Qeveria i dhuron vetes një reklamë në gazetën gjermane, Kryeministria e shpërndan: A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

by Editor
July 5, 2025
0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se po përpiqet që të rrisë sa më shumë popullaritetin në vendet evropiane. Dhe për këtë,...

Read moreDetails
Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

July 5, 2025
Çudira shqiptare/ Posta shqiptare i dorëzon qytetarit në Durrës ftesën e dasmës nga Amerika, pas 14 viteve!

Çudira shqiptare/ Posta shqiptare i dorëzon qytetarit në Durrës ftesën e dasmës nga Amerika, pas 14 viteve!

July 5, 2025
Skandalet në Partinë Socialiste shkaktojnë tronditje në qeverinë e Sanchez/ Këshilltari i kryeministrit spanjoll akuzohet për ngacmim seksual

Skandalet në Partinë Socialiste shkaktojnë tronditje në qeverinë e Sanchez/ Këshilltari i kryeministrit spanjoll akuzohet për ngacmim seksual

July 5, 2025
Përmbytjet në Teksas/ Numri i të vdekurve rritet në 27, përfshirë nëntë fëmijë, 27 vajza të zhdukura

Përmbytjet në Teksas/ Numri i të vdekurve rritet në 27, përfshirë nëntë fëmijë, 27 vajza të zhdukura

July 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qeveria i dhuron vetes një reklamë në gazetën gjermane, Kryeministria e shpërndan: A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

Qeveria i dhuron vetes një reklamë në gazetën gjermane, Kryeministria e shpërndan: A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

July 5, 2025
Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

July 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al