Reali i Madridit arriti një fitore të rëndësishme në kampionatin spanjoll, duke mposhtur Celta Vigon me rezultatin 2-1 në Balaidos. Ndeshja e dirigjuar nga Alvaro Arbeloa ktheu në protagonist Federico Valverden, i cili shënoi golin vendimtar.
Ndeshja filloi në mënyrë të favorshme për Realin, me Tchouameni që shënoi golin e parë në minutën e 11, pas një asistimi nga Arda Guler. Megjithatë, Celta Vigo reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 25 me Borja Iglesias, i cili përfitoi nga një pasim i saktë nga Sëedberg. Kështu, pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Celta pati një mundësi të madhe për ta marrë avantazhin, por Iago Aspas u ndal nga shtylla. Më pas, tensioni u rrit në fushë derisa në minutën e 95, Federico Valverde shënoi golin e fitores për Realin, duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 2-1. Ky triumf e çon Realin në afërsi të liderit Barcelonë me vetëm një pikë diferencial.














