Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ky është një alarm i kuq global,” të dhënat: Shkatërrimi i pyjeve arriti nivele rekord në vitin 2024! Zonat tropikale humbën 67 milionë hektarë pyje

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Ky është një alarm i kuq global,” të dhënat: Shkatërrimi i pyjeve arriti nivele rekord në vitin 2024! Zonat tropikale humbën 67 milionë hektarë pyje
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRAZIL- Vitin e kaluar, zonat tropikale humbën 67 milionë hektarë pyje, një sipërfaqe sa madhësia e Panamasë. Kjo është zona më e madhe që nga viti 2002 kur Observatori Global Forest Watch, i cili është pjesë e Institutit të Burimeve Botërore (WRI) në Universitetin e Merilendit, filloi të mbledhë të dhëna.

Elizabeth Goldman, bashkëdrejtoreshë e observatorit tha se në vitin 2024, pati një rritje prej 80% në humbjen e pyjeve tropikale krahasuar me vitin 2023. Për herë të parë, zjarret ishin përgjegjëse për pothuajse gjysmën e humbjeve, përpara bujqësisë. Për shkak të shkatërrimit të pyjeve tropikale, 3.1 miliardë ton dioksid karboni u liruan në atmosferë, një sasi pak më e madhe se emetimet që lidhen me prodhimin e energjisë në Indi.

“Kjo shkallë e shkatërrimit të pyjeve është krejtësisht e pashembullt në më shumë se 20 vjet mbledhje të të dhënave”, shtoi Goldman. “Ky është një alarm i kuq global.”

Raporti përqendrohet në pyjet tropikale më të kërcënuara, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për biodiversitetin dhe aftësinë e tyre për të thithur dioksidin e karbonit nga atmosfera. Autorët e raportit theksojnë se zjarret, të cilat shkatërruan pothuajse gjysmën e sipërfaqes së pyjeve tropikale të humbura vitin e kaluar, u përkeqësuan nga “kushtet ekstreme”, të cilat i bënë ato “më intensive dhe më të vështira për t’u kontrolluar”.

Viti 2024 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global për shkak të ndryshimeve klimatike. Edhe pse shumë zjarre shkaktohen nga shkaqe natyrore, më shpesh ato shkaktohen nga aktiviteti njerëzor, pasi fermerët djegin pyjet e shiut për të zgjeruar të korrat e tyre.

Në Brazil, 28 milionë hektarë pyllë u shkatërruan vitin e kaluar. Dy të tretat u shkatërruan për shkak të zjarreve, shumë prej të cilave u shkaktuan nga fermerët që donin më shumë tokë për të kultivuar sojë ose për të rritur bagëtinë e tyre.

Shkatërrimi në pyllin tropikal të Amazonës në Brazil arriti nivelin më të lartë në vitin 2024 që nga viti 2016. Të dhënat e WRI-së bien ndesh me ato të rrjetit brazilian të monitorimit MapBiomas, të publikuara më 16 maj, i cili tregoi se shpyllëzimi në Amazonë ra ndjeshëm vitin e kaluar. Megjithatë, këto të dhëna nuk përfshinin pasojat e zjarreve.

Bolivia është në vendin e dytë, pasi sipërfaqja e pyjeve tropikale të shkatërruara u trefishua vitin e kaluar. Dhe në këtë rast, shkaku kryesor ishin zjarret e mëdha, shumica e të cilave u nisën për të pastruar zonat me qëllim krijimin e fermave në shkallë industriale.

Situata u përmirësua në Indonezi dhe Malajzi, por u përkeqësua me shpejtësi në Kongo-Brazavil dhe Republikën Demokratike të Kongos. Historikisht, katër aktivitete janë kryesisht përgjegjëse për shkatërrimin e pyjeve tropikale: kultivimi i vajit të palmës dhe sojës, prerja e pemëve dhe blegtoria. Por përmirësimi në disa prej tyre përkon me sfida të reja, të tilla si kultivimi i avokados në Meksikë ose pemëve të kakaos dhe kafesë.

Previous Post

SPAK godet bandën e Troplinëve/ Masë sigurie për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si “Visi i Pojës”

Next Post

EMRI/ Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i RENEA-s që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i RENEA-s që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

May 21, 2025
Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

May 21, 2025
VIDEO/ Drogë dhe tufa të shumta me para, dalin pamje nga operacioni “Ura” në Shqipëri dhe Itali! 52 urdhërarreste të lëshuara

Operacioni “Ura”/ Dumani: Goditet një nga grupet me të mëdha kriminale shqiptare! Mara: U zbulua nga SKY ECC, janë sekuestruar 3 mln euro cash! 42 masa sigurie të ekzekutuara

May 21, 2025
Vritet ish-politikani ukrainas, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij në Madrid

AKTUALITET

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i RENEA-s që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

by Editor
May 21, 2025
0

Altin Morina është një nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjestruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër...

Read moreDetails
Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

May 21, 2025
VIDEO/ Drogë dhe tufa të shumta me para, dalin pamje nga operacioni “Ura” në Shqipëri dhe Itali! 52 urdhërarreste të lëshuara

Operacioni “Ura”/ Dumani: Goditet një nga grupet me të mëdha kriminale shqiptare! Mara: U zbulua nga SKY ECC, janë sekuestruar 3 mln euro cash! 42 masa sigurie të ekzekutuara

May 21, 2025
Vritet ish-politikani ukrainas, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij në Madrid

Vritet ish-politikani ukrainas, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij në Madrid

May 21, 2025
E papritur! Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë moderatorët pa fjalë

E papritur! Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë moderatorët pa fjalë

May 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i RENEA-s që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i RENEA-s që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

May 21, 2025
Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

May 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al