Opozita ka bërë pesë përpjekje për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit 2026, për të diskutuar kërkesën e SPAK-it lidhur me zv.kryeministren Balluku. Megjithatë, ky organ i Kuvendit nuk do të mblidhet para datës 19 janar 2026.
Sipas një njoftimi zyrtar, sesioni parlamentar do të fillojë më 19 janar, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Gjatë ditës së hënë, do të publikohet kalendari i punimeve, si dhe do të jepen urdhrat përseancën hapëse, Konferencën e Kryetarëve, Mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe Komisionin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.
Këshilli pritet të zhvillojë mbledhjen në lidhje me kërkesën e SPAK-it për arrestimin e zv.kryeministres pas datës 22 janar, pas mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese, që do të shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Rama për shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së, i cili kishte pezulluar zv.kryeministren nga detyra.
Sot, anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve tentuan të mblidhen në sallën e katit të katër të Kryesisë së Kuvendit, por përballë dyerve të mbyllura, ata nuk arritën të realizonin mbledhjen.















