Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush po e “tredh” Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim!

Editor by Editor
July 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kush po e “tredh” Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim!
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në nëntor të vitit të kaluar, Ermal Dredhës i vunë një minë me sahat në duar.

Në protokollin e Bashkisë kishte mbërritur një e ashtuquajtur shprehje interesi për të ndërtuar një central të madh diellor në Kaninë.

Projekti parashikonte të shtrihej në një sipërfaqe 830 hektarë duke përlarë praktikisht të gjithë faqen e Malit të Kaninës, e njohur ndryshe si ekonomia Shashicë-Gumenicë, atje ku qindra banorë të zonës kishin ndërtuar ekonominë e tyre blegtorale.

I vënë përpara presionit të madh që vinte nga Tirana, Ermal Dredha filloi procedurat. Fillimisht duke caktuar një seancë dëgjimore me banorët e Kaninës.

“Janë gati 800 e ca hektarë që ne duam t’i vendosim në një fazë studimi. Pra bëhet fjalë për strategjinë që ka qeveria shqiptare sa i përket edhe pjesës së potencimit të energjisë së rinovueshme. Ideja është që ne e kemi si detyrim ligjor, që kushdo që ka një shprehje interesi të vazhdojmë proçedurat ligjore,” u përpoq të justifikohej kryebashkiaku i Vlorës para banorëve të Kaninës.

Por banorët ishin njëzëri fuqimisht kundër projektit, i cili sipas tyre do të shkatërronte përfundimisht ekonomitë e qindra familjeve që jetojnë kryesisht me blegtori.

“Në atë zonë, ku ju kërkoni të ndërtoni centralin diellor ka më shumë se 7500 krerë bashki dhe dhjetra stane. Ku do shkojnë këta njerëz?”, pyetën disa nga banorët.

Paralelisht ata thanë se një pjesë e madhe e tokave pjesë e projektit janë prona private ose në procese gjyqësore për njohjen e titullit të pronësisë, edhe pse kryebashkiaku pretendon se sipas Kadastrës ajo zonë rezulton tokë shtet.

I vënë përballë kundërshtimit të fuqishëm të banorëve, Ermal Dredha u mundua ta zvarrisë sa më shumë shtyrjen përpara të projektit. Por presioni që vinte nga Tirana ishte shumë i lartë.

Teksa Partia Socialiste ishte mbledhur të festonte 34 vjetorin e saj, në media rrodhën disa pamje të një debati të tensionuar mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës.

Në pamjet filmike, kreu i qeverisë dukej qartë teksa i drejtohej me tone shumë të ashpra kryebashkiakut të Vlorës.

Ndonëse motivi i përplasjes u lidh me zjarret në fushën e mbetjeve në Vlorë, me sa duket arsyet ishin më të thella se kaq.

Por ky ishte vetëm sinjali i parë, që më vonë do të pasohej nga një fortunë e paprecedentë, e cila e vuri bashkinë e Vlorës në një shtetrrethim qeveritar.

Dy javë pas përvjetorit të PS, Edi Rama zbarkoi vetë në Vlorë. Gjatë një takimi po të tensionuar me Ermal Dredhën ai urdhëroi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë. Kjo ishte hera e parë në historinë e shtetit shqiptar, kur kryeministri shkarkonte të gjithë ekipin drejtues të një bashkie, e cila më vonë u pasua nga disa bashki të tjera, por jo me intensitetin e Vlorës.

Dhe ndërsa drejtorët e Vlorës dilnin të gjithë kokëulur dhe me bishtin ndër shalë nga Bashkia, ku sapo kishin dhënë dorëheqjet, shumë po përpiqeshin të kuptonin se çfarë qëndronte vërtetë pas bombardimit që Edi Rama i bëri Bashkisë së Vlorës. Por përgjigje nuk kishte.

Megjithatë pazëlli do të dukej më i plotë vetëm dy javë më vonë.

“Kanina” në Këshill Bashkiak

Dredhitë për ta zvarritur sa më shumë projektin e rrëmbimit të tokës në Kaninë nuk po pinin më ujë.

Pas dhunimit të Bashkisë së Vlorës nga Edi Rama, me sa duket mesazhi u përcoll qartë.

Dy ditë më parë, Ermal Dredha, firmosi projektvendimin për nisjen e procedurës për dhënien me qira për 10 vjet me të drejtë rinovimi të 834 hektarëve në Kaninë. Rastësi shumë e fortë.

Projektvendimi i firmosur është caktuar për votim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Vlorës, e cila do të zhvillohet në datën 21 korrik.

“Qëllimi i këtij projektvendimi është miratimi në Këshillin Bashkiak të Vlorës i dhënies në përdorim me afat 10 vjet me të drejtë rinovimi i sipërfaqes kullosore Shashicë Gumenicë, me sipërfaqe totale 834 hektarë, të cilat plotësojnë kushtet e favorshme klimaterike për veprimtari fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë,” thuhet në relacionin e projekvendimit.

Ndonëse Bashkia e Vlorës e mban të fshehtë emrin e kompanisë që qëndron pas shprehjes së interesit për ndërtimin e parkut diellor, nën zë flitet se pas projektit qëndron një oligark i fuqishëm mediatik nga Tirana, i cili del pronar gjithandej në Jug.

Dhe me sa duket tashmë do të bëhet edhe pronari i Kaninës, teksa qeveria po shfaros kështu edhe atë pak blegtori që ka mbetur ende në Shqipëri dhe po përzë edhe ata pak njerëz, që nuk kanë ikur akoma nga sytë këmbët në emigrim./Kapitali

Previous Post

Gazetari i mirënjohur Arbër Hitaj largohet nga “Report TV”, ja ku do e shohim në shtator

Next Post

Zhdukja e tij u denoncua nga i vëllai, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier

Next Post
Zhdukja e tij u denoncua nga i vëllai, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier

Zhdukja e tij u denoncua nga i vëllai, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Lajmi Fundit

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

by timoni.al
September 24, 2025
0

Marco Rossi, trajneri italian i ekipit kombëtar të Hungarisë, ka ndarë historinë e tij për kalimin e tij nga futbolli...

Read moreDetails
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

September 24, 2025
Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

September 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al