Sunday, February 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush ishte spiuni brenda policisë? Misteri i “ushtarit” që qëlloi hasmin e “bosit”

Editor by Editor
November 9, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kush ishte spiuni brenda policisë? Misteri i “ushtarit” që qëlloi hasmin e “bosit”
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi që çoi në arrestimin e 15 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 individëve të tjerë për një seri vrasjes me pagesë në Tiranë dhe Durrës, ka bërë që kjo çështje të marrë vëmëndjen e autoriteteve belge.

Drejtësia e këtij vendi, ka kërkuar nga prokuroria e Durrësit, të ekzekutojë një letërporosi duke i dhënë përgjigje 10 pyetjeve, që kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të Kevin Zenelit alias Suçit, të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Porositësi”.

Letër-porosia që autoritetet belge u kanë drejtuar homologëve të tyre shqiptarë është e muajit Tetori 2022.

Një dokument i tillë është dërguar në Shqipëri, pas arrestimit të disa personave në Durrës dhe shpalljen në kërkim të Kevin Suçit, që dyshohet se kanë marrë porosi nga Kasandër Noga për vrasjen e disa “armiqve” të tij në Tiranë e Durrës.

Mes 10 detyrave që belgët, i kanë lënë prokurorisë dhe policisë së Durrësit, është identifikimi i një oficeri të Policisë Gjyqësore, lidhur me të dhënat e TIMS për Mikel Rakipllarin dhe Renato Rapaj. Për Belgët, Kevin Zenelin, konsiderohet si “krahu i djathtë” i Kasandër Nogës dhe që besohet, se ka qenë i pranishën në atentatin kundër Erion Hasanbellit në Bruksel.

Por ndërkohë që Noga, u arrestua pak pas atentatin, Kevin Suçi, thonë belgët në letërporosi, ka ndryshuar mbiemrin në “Zeneli” duke kryer një martesë fiktive me një vajzë që vuan nga ç’regullime mendore.

Sipas dosjes hetimore belge, rezulton se: “…Kasandër Noga dhe Kevin Suçi (Zeneli) dyshohen se, në datën 11 qershor 2022, midis orëve 20:15 dhe 20:21, kanë tentuar ta vrasin duke e qëlluar 7 herë me armë zjarri në bulevardin “Adolphe Max 76” në Bruksel, mbi një njeri të identifikuar në bazë të pasaportës shqiptare si Mikel Rakipllari. Autori ka qëlluar nga pas dhe ka përdorur një armë Makarov. Personi i plagosur i quajtur Mikel Rakipllari është në fakt shtetasi Erion Hasanbelliu…”-thuhet në dokument.

Mes 10 detyrave që belgët i lenë prokurorisë dhe policisë, bëhet fjalë për kontrollin e banesës së Kevin Suçit, marrjen në pyetje të Kevin Zenelit, si marjen e një profili ADN të tij.

Ndër të tjera belgët duan të verifikohen llogaritë dhe transfertat bankare të Zenelit si dhe të merret në pyetje një oficer i policisë gjyqësore, lidhur me të dhënat e TIMS për Mikel Rakipllarin dhe Renato Rapaj.

Gjithashtu, belgët i kanë kërkuar palës shqiptare nëse pistoleta tip “Makarov” e përdorur në tentativën e vrasjes së Erion Hasanbellin, është në armë e policisë së Shtetit ose jo./ Elton Qyno

Previous Post

Ngjarja misterioze e vajzës nga Kenia që po lufton me jetën te spitali Traumës, reagon policia e Tiranës

Next Post

“Shqiptarët janë kriminelë”, ambasadori i Britanisë i zhgënjyer nga mediat angleze: Shqipëria vend i bukur dhe mikpritës, i ftoj ta vizitojnë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

Një përkushtim i veçantë nga Bes Kallaku për partneren e tij: Ejona, ti je arsyeja e buzëqeshjes sime!

February 1, 2026
Nderimi në kujtim të Fitim Makashit/ Familjarët, miqtë dhe kolegët e shprehin respektin e tyre në homazhe

Nderimi në kujtim të Fitim Makashit/ Familjarët, miqtë dhe kolegët e shprehin respektin e tyre në homazhe

February 1, 2026
Bllokimi i rrugës Librazhd-Qafë Thanë, pacientët e ambulancës transportohen me barrela mbi masivin e andë.

Bllokimi i rrugës Librazhd-Qafë Thanë, pacientët e ambulancës transportohen me barrela mbi masivin e andë.

February 1, 2026
Angelo tregon për lidhjen me Krusitën në Big Brother, duke dërguar një mesazh edhe për ish-të dashurën

KRYESORE

Një përkushtim i veçantë nga Bes Kallaku për partneren e tij: Ejona, ti je arsyeja e buzëqeshjes sime!

by timoni.al
February 1, 2026
0

Pas spekulimeve të shumta, Bes Kallaku ka konfirmuar fillimin e një romancer të re pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj....

Read moreDetails
Nderimi në kujtim të Fitim Makashit/ Familjarët, miqtë dhe kolegët e shprehin respektin e tyre në homazhe

Nderimi në kujtim të Fitim Makashit/ Familjarët, miqtë dhe kolegët e shprehin respektin e tyre në homazhe

February 1, 2026
Bllokimi i rrugës Librazhd-Qafë Thanë, pacientët e ambulancës transportohen me barrela mbi masivin e andë.

Bllokimi i rrugës Librazhd-Qafë Thanë, pacientët e ambulancës transportohen me barrela mbi masivin e andë.

February 1, 2026
Angelo tregon për lidhjen me Krusitën në Big Brother, duke dërguar një mesazh edhe për ish-të dashurën

Angelo tregon për lidhjen me Krusitën në Big Brother, duke dërguar një mesazh edhe për ish-të dashurën

February 1, 2026
Trump inkurajon separatistët në Alberta, Kanada, që kërkojnë shkëputjen

SHBA dhe Irani, presidenti amerikan: Biseda të rëndësishme, janë të vetëdijshëm për sfidat përpara.

February 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

Një përkushtim i veçantë nga Bes Kallaku për partneren e tij: Ejona, ti je arsyeja e buzëqeshjes sime!

February 1, 2026
Nderimi në kujtim të Fitim Makashit/ Familjarët, miqtë dhe kolegët e shprehin respektin e tyre në homazhe

Nderimi në kujtim të Fitim Makashit/ Familjarët, miqtë dhe kolegët e shprehin respektin e tyre në homazhe

February 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al