Thursday, January 15, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kush është tani, Loti 7…”/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me B

Editor by Editor
November 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Kush është tani, Loti 7…”/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me B
0
SHARES
78
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nuk ka ndërhyrë vetëm në përcaktimin e fituesve të këtij tenderi.

Detaje të reja janë publikuar nga dosja hetimore e cila përmban foto dhe komunikime mes ministres Balluku dhe vartësit të saj, ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi i cili aktualisht ndodhet në izolim për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Nga zyra e prokurimeve në ARRSH, operatorët pjesëmarrës në garë i dërgoheshin Evis Berberit me foto dhe ky, menjëherë ia kalonte shefes së tij, Belinda Balluku, duke e mbajtur të përditësuar me informacione të freskëta rreth ecurisë së garës, ministres së cilës nuk duhet t’i shpëtojë asgjë.

Më datë 15 Shtator 2021, në orën 11:23, shtetasja Miranda Shkurti i dërgon shtetasit Evis Berberi një fotografi, në të cilën gjendet një tabelë, me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Dy minuta më vonë shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku dy fotografitë e mësipërme, të marra nga anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasja Miranda Shkurti.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘G.P.G’ sh.p.k dhe ‘Senka’ sh.p.k.

Referuar të dhënave të ‘Open Corporates Albania’ kompania ‘G.P.G.’ zotërohet 50 për qind nga Paqsor Buzi dhe 50 përqind nga Gëzim Dani. Ndërsa zotërues të kompanisë ‘Senka’ janë Donika dhe Ylli Senka.

Miranda Shkurti, e cila në vazhdim i dërgon Evis Berberit edhe foto të tjera ku dallohen kompanitë që marrin pjesë në lotet e tjera të Unazës.

Dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Alb-Star’ sh.p.k.

Një orë më vonë, po në këtë ditë Miranda Shkurti i dërgon sërish listën e kompanive që garojnë për Lotin 6 të Unazës së Jashtme.

Përbri kompanive ajo vë dhe çmimin.

Një minutë më vonë, këtë fotografi shtetasi Evis Berberi ia dërgon shtetases Belinda Balluku dhe i shkruan ‘Loti 6’.

Ku nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6’.

/Emisioni “Në Shënjestër”

Previous Post

Artan Fuga, i shpallur “Autori më i mirë i vitit”, ndan mendimet e tij mbi romanin që preku thellë familjen.

Next Post

Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet

Next Post
Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet

Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Botërori 2026, FIFA entuziazmohet me 500 milionë aplikacione për bileta

Botërori 2026, FIFA entuziazmohet me 500 milionë aplikacione për bileta

January 15, 2026
Ekstradimi i Igor Kokunov në drejtim të Rusisë: Gjykata Kushtetuese shpall shkelje të të drejtave kushtetuese.

Ekstradimi i Igor Kokunov në drejtim të Rusisë: Gjykata Kushtetuese shpall shkelje të të drejtave kushtetuese.

January 15, 2026
Vendimi i DASH: Spiropali reagon ndaj opozitës, duke e quajtur spekulim të pabazuar akuzën se SHBA ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve.

Vendimi i DASH: Spiropali reagon ndaj opozitës, duke e quajtur spekulim të pabazuar akuzën se SHBA ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve.

January 15, 2026
Kryetari i Kuvendit takon Presidentin e Senatit Italian, La Russa: Shqipëria dhe Italia, partneritet strategjik për të ardhmen e Europës.

Lajmi Fundit

Botërori 2026, FIFA entuziazmohet me 500 milionë aplikacione për bileta

by timoni.al
January 15, 2026
0

FIFA, nën drejtimin e presidentit Gianni Infantino, është në prag të Botërorit të 2026, i cili do të zhvillohet në...

Read moreDetails
Ekstradimi i Igor Kokunov në drejtim të Rusisë: Gjykata Kushtetuese shpall shkelje të të drejtave kushtetuese.

Ekstradimi i Igor Kokunov në drejtim të Rusisë: Gjykata Kushtetuese shpall shkelje të të drejtave kushtetuese.

January 15, 2026
Vendimi i DASH: Spiropali reagon ndaj opozitës, duke e quajtur spekulim të pabazuar akuzën se SHBA ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve.

Vendimi i DASH: Spiropali reagon ndaj opozitës, duke e quajtur spekulim të pabazuar akuzën se SHBA ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve.

January 15, 2026
Kryetari i Kuvendit takon Presidentin e Senatit Italian, La Russa: Shqipëria dhe Italia, partneritet strategjik për të ardhmen e Europës.

Kryetari i Kuvendit takon Presidentin e Senatit Italian, La Russa: Shqipëria dhe Italia, partneritet strategjik për të ardhmen e Europës.

January 15, 2026
Akuzat për spiunazh/ Shërbimi Federal shkarkon diplomatin britanik dhe i jep dy javë për t'u larguar nga Rusia.

Akuzat për spiunazh/ Shërbimi Federal shkarkon diplomatin britanik dhe i jep dy javë për t’u larguar nga Rusia.

January 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Botërori 2026, FIFA entuziazmohet me 500 milionë aplikacione për bileta

Botërori 2026, FIFA entuziazmohet me 500 milionë aplikacione për bileta

January 15, 2026
Ekstradimi i Igor Kokunov në drejtim të Rusisë: Gjykata Kushtetuese shpall shkelje të të drejtave kushtetuese.

Ekstradimi i Igor Kokunov në drejtim të Rusisë: Gjykata Kushtetuese shpall shkelje të të drejtave kushtetuese.

January 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al