Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush e nxorri nga burgu? Del FOTOJA e Izmir Sakicës, të kërkuarit kryesor bashkë me Samuel Troshanin për masakrën e Shkodrës

Editor by Editor
November 4, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Kush e nxorri nga burgu? Del FOTOJA e Izmir Sakicës, të kërkuarit kryesor bashkë me Samuel Troshanin për masakrën e Shkodrës
0
SHARES
407
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është publikuar fotoja e Izmir Sakicës, njërit prej 2 personave në kërkim policor për t’u marrë në pyetje për atentatin e ndodhur në Shkodër më 30 tetor.

Grupi hetimor i ngritur për masakrën me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur të 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës është vënë në kërkim të personave që dyshohet se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve.

Përveç Sakicës, në kërkim është shpallur dhe Samuel Troshani, që janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Masakra me 3 të vrarë në Shkodër, publikohet fotoja e Izmir

Gjatë shkëmbimit të armëve u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’, por nuk pati të lënduar. Për këtë ngjarje në polici u shoqërua dhe Safet Bajri por më pas u la i lirë.

Si ndodhi atentati në Shkodër

Një makinë në lëvizje me autorët qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.

Në këtë masakër, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin.Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ndërroi jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Një person i tretë dyshohet të ketë qenë brenda makinës Mercedes së bashku me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Nga burimet hetimore se kjo pistë dyshimi është ngritur për shkak se brenda makinës së viktimave u gjetën 3 pistoleta. Çka mendohet se brenda mjetit kanë qenë 3 vetë.

Dhe ky person i tretë mund të jetë larguar menjëherë pas atentatit.

Nuk dihet nëse ka mbetur i lënduar ose jo, megjithatë grupi hetimor ka marrë mostra gjaku brenda mjetit dhe do të konfirmohet nëse i përkasin edhe një personi të tretë apo vetëm dy viktimave Lici e Bushati, përkatësisht 23 dhe 32 vjeç.

Gjithashtu, brenda makinës së viktimave u gjetën edhe gëzhoja armësh, çka do të thotë se ata i janë kundërpërgjigjur me armë atentatorëve.

Si pasojë e sulmit me armë, makina Benz me të cilën udhëtonin viktimat, përplasi një motorçikletë që po lëvizte në zonë, e që fatkeqësisht humbi jetën Flutura Basha dhe ka mbetur i plagosur rëndë bashkëshorti i saj Bashkim Basha, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me atentatin.

Sa u përket atentatorëve, hetuesit dyshojnë se janë vrasës me pagesë të ardhur nga Mali i Zi. Ata e dogjën makinën e përdorur në atentat, tip Range Rover, brenda së cilës u gjetën 2 kallashnikovë.

Në lidhje me pistat hetimore, nuk është përcaktuar ende motivi. Por shumë persona u shoqëruan, mes të cilëve edhe Safet Bajri. Të gjithë u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Ajo që dihet është se familja Lici ka qenë në konflikt të hapur me familjen Bajri. Por nuk përjashtohen as pista të tjera.

Nga ana tjetër, disa javë më parë, Arlind Bushati, që është djali i Xhemal Bushatit ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës, u kërcënua hapur në pedonalen e qytetit nga dy persona me motor, për të cilët ai bëri denoncim dhe tha se i nxorrën pistoletën. Por arma nuk shkrepi.

Arlind Bushati 32 vjeç ishte baba i dy fëmijëve të mitur.

Kush e nxorri nga burgu ?

Në janar të vitit 2022, Policia e Shkodrës zbuloi një banesë që ishte përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba. Në total u sekuestruan: 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Por, në njoftimin zyrtar, bëhej me dije dhe arrestimi i Sakicës bashkë me shtatë persona të tjerë, mes tyre dhe punonjës të OSHEE-së. Mbi Sakicën dhe të arrestuarit e tjerë rëndonin akuzat: për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Mirëpo, për çudi, dy vite më pas Sakica është i lirë dhe madje kamarrë pjesë në atentatin ku u vra Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti që nuk kishte aspak lidhje me ngjarjen, Bashkim dhe Flutura Basha.

Të gjitha këto të dhëna, na bëjnë të ngremë pyetjen, kush e liroi nga burgu Izmir Sakicën?

Sakica dhe Samuel Troshana janë të dy të shpallur në kërkim. Deri më tani dyshohet se atajnë pjesë e grupit të Bajrave, por nuk dihet nëse këta të fundit kanë lidhje me masakrën në Dobraç, nisur dhe nga hakmarrja me fisin Lici.

Dy vite më parë u kap me shtëpi bari, kush e liroi nga burgu

IZMIR SAKICA

Njoftimi për arrestimin e Sakicës dy vite më parë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bërdica”. Zbulohet një banesë që ishte përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba. Sekuestrohen 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë. Vihen në pranga 8 shtetas, 5 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së. Shpallen në kërkim pronari i banesës dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas kishin përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bërdica”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N.

Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit: I. T., 38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së, P. Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së, A. H. 61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së , H. L., 45 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së, B. A., 43 vjeç, lexues i OSHEE-së në zonën e Berdicës, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrik, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Previous Post

U kapën duke nxjerrë 40 kg kokainë nga konteineri me banane, zbulohen emrat e tre shqiptarëve

Next Post

I vonoi rrogën pronari, 33-vjeçari i jep fund jetës në Gjermani, babai thirrje për t’i sjellë trupin në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

May 20, 2025
Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

May 20, 2025
FOTO/ Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, zona e rrethuar nga policia

FOTO/ Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, zona e rrethuar nga policia

May 20, 2025
I arrestuar për plagosje dhe trafik droge, kush ishte Emir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në Durrës

AKTUALITET

Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

by Editor
May 20, 2025
0

TIRANË- Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, sipas të...

Read moreDetails
Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

May 20, 2025
FOTO/ Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, zona e rrethuar nga policia

FOTO/ Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, zona e rrethuar nga policia

May 20, 2025
I arrestuar për plagosje dhe trafik droge, kush ishte Emir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në Durrës

I arrestuar për plagosje dhe trafik droge, kush ishte Emir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në Durrës

May 20, 2025
“Ajo që po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme”/ Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: Putin dëshiron paqe, unë i besoj atij

“Ajo që po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme”/ Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: Putin dëshiron paqe, unë i besoj atij

May 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

May 20, 2025
Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

May 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al