Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kur frika nga SPAK-u kthehet në bamirësi televizive!

Editor by Editor
December 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Mendim i Lire, POLITIKE, Vendi
0
Kur frika nga SPAK-u kthehet në bamirësi televizive!
0
SHARES
173
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Timoni.al

Samir Mane nuk është më në ditët e tij më të mira. Pas fasadës së qetë të perandorisë së betonit dhe xhamit, fshihet një njeri i tensionuar, i vetëdijshëm se hija e SPAK-ut nuk është më larg, por mbi kokë. Për herë të parë, ai nuk kontrollon ritmin e lojës. Dhe kjo e bën të pasigurt.

Kur një biznesmen i lidhur ngushtë me pushtetin fillon të sillet si i rrethuar, zakonisht ka arsye. Frika nuk lind nga thashethemet, por nga dosjet. Nga bashkëpunimet e vjetra me politikën, nga marrëveshjet e heshtura, nga paratë që kanë ndryshuar formë dhe adresë më shumë se një herë.

Dje, kjo frikë mori formë televizive. Me para të hedhura si karrem, u sponsorizuan kronika “zemërbutë” në ekranet kombëtare. Samir Mane doli me një krinikë të paguar në cdo ekran televiziv sikur dhuroi disa poltrone për pacientët e spitalit onkologjik. Jo informim, por qetësim opinioni. Jo lajm, por qetësues imazhi. Një tregim i kuruar për “bamirësi”, i shpërndarë njëkohësisht, si për të mbuluar një zhurmë tjetër që po vjen nga korridoret e drejtësisë.

Kur dikush ndien se toka po i lëkundet nën këmbë, instinkti i parë është të ndërtojë një altar publik. Të shfaqet si shpëtimtar, që të mos shihet si i dyshuar. Por bamirësia e bërtitur nuk është virtyt; është mburojë. Dhe sa më e fortë propaganda, aq më e madhe panika që fshihet pas saj.

SPAK-u nuk frikëson me fjalë. Frikëson me prova. Dhe kur këto prova afrohen, edhe oligarkët më të fuqishëm fillojnë të flasin me gjuhën e reklamës, jo të së vërtetës.

Pothuajse të gjitha edicionet e lajmeve u kthyen në një reklamë të sinkronizuar për kryeoligarkun Samir Mane. Pamje identike, fjalor identik, kronikë identike. Jo informacion, por spot reklamues i maskuar si lajm. “Bamirësia” u servir si ngjarje kombëtare, në një koordinim që nuk ka asgjë spontane dhe gjithçka të paguar.

Në buxhetet e korporatave të mëdha, përfshirë BALFIN-in, “bamirësia” nuk është akt moral, por zë financiar. Investim në imazh. Dhe kjo formë e ekspozimit publik të vuajtjes njerëzore për interesa private ka një emër: porno-bamirësi. Ashtu si pornografia që zhvesh trupin nga dinjiteti dhe e kthen në objekt konsumimi, porno-bamirësia zhvesh dhimbjen nga dinjiteti dhe e kthen në spektakël. Nuk synon të eliminojë mjerimin, por ta shfaqë, ta estetizojë dhe ta bëjë të dobishëm për oligarkun.

Kjo fushatë “humanitare” nuk është as e pafajshme dhe as rastësore. Ajo vjen vetëm pak ditë pasi është publikuar një lajm ekskluziv se Samir Mane është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK. Një lajm që u hesht nga mediat e mëdha, por që duket se ka shkaktuar alarm serioz në qarqet e interesit.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë së Posaçme, Mane është thirrur dhe ka dhënë dëshmi për rreth katër orë, lidhur me një sërë aferash të dyshuara korruptive. Ai dyshohet se është person kyç në skema të pastrimit të parave, ku përfshihen politikanë të niveleve të larta dhe individë të botës së krimit, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe në sistemin bankar privat.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Samir Mane është zyrtarisht në hetim për disa çështje tepër delikate, të krahasueshme për nga ndjeshmëria me dosje si ato që lidhen me Belinda Ballukun dhe Monika Kryemadhin. Nuk është hera e parë që emri i tij del në hetime të tilla. Më herët, ai është përmendur në dosjen që lidhet me ish-kryetaren e LSI-së, ku dyshohet se në këmbim të lobimit për ndryshimin e tarifave të kompanive celulare, janë ofruar favore luksoze, përfshirë vila dhe pushime të paguara jashtë vendit.

Ironia është e dhimbshme: sikur Samir Mane të mos kishte përdorur shtetin për të ndërtuar tunelin e Llogarasë, portin e jahteve dhe pistën e helikopterëve në Green Coast; sikur të mos kishte përfituar pasuri publike si kromi, portet, deti dhe bregdeti përmes vendimeve politike, sot spitalet do të kishin buxhetin që u mungon. Dhe nuk do të kishin nevojë për “bamirësinë” e atyre që më parë i kanë varfëruar.

Kjo nuk është ndihmë. Është larje figure. Është tentativë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga pyetjet e rënda që po ngrihen në SPAK, drejt një narrative emocionale të prodhuar me para dhe shpërndarë nga media të kapura.

Pyetja që mbetet është e thjeshtë:
Pse mediat heshtin për hetimin dhe bërtasin për “bamirësinë”?
Dhe kush po e përdor dhimbjen e njerëzve si alibi për korrupsionin?

SPAK pritet të thërrasë edhe persona të tjerë të lidhur me këtë rrjet. Hetimet janë në fazën më të ndjeshme të tyre. Ndërsa propaganda është në fazën më të zhurmshme.

Historia ka treguar se kur bamirësia bëhet kaq e zëshme, zakonisht ka diçka shumë të rëndë që po tentohet të mbulohet.

Previous Post

Sali Berisha para SPAK-ut, iu nënshtrua masës së sigurisë së detyrimit për t’u paraqitur.

Next Post

Aksionet e Juventusit arrijnë nivele rekord/ Refuzimi i ofertës nga Tether krijon mundësi për një propozim të ri befasues.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al