Kombëtarja e Kamerunit ka arritur të sigurojë vendin në çerekfinalet e Kupës së Afrikës pas një fitoreje të ngushtë 1-2 ndaj Afrikës së Jugut. Në fillim të ndeshjes, Afrika e Jugut kaloi në avantazh me një gol nga Lyle Foster, por ai u anulua për pozitë jashtë loje. Kameruni zhbllokoi rezultatin me Junior Tchamadeun, i cili shënoi në minutën e 34’ pas një aksioni të shpejtë.
Fitoren e vulosi Mahamadou Nagida me një gol të bukur pas një harkimi nga Kofane në minutën e 47’-t. Afrika e Jugut arriti të shënojë një gol të nderit dy minuta para përfundimit të ndeshjes me Evidence Makgopa, por ky gol nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Në fazën tjetër, Kameruni do të përballet me Marokun, që siguroi kualifikimin më herët pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Tanzanisë. Maroku e nisi ndeshjen me një gol të shënuar nga Ismael Saibari, i cili u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Heroi i ndeshjes për Marokun u bë ylli i Real Madridit, Brahim Diaz, që shënoi golin e avancimit në minutën e 64’ pas një asistimi nga Achraf Hakimi.
Pas këtij goli, Maroku mbajti dominimin duke krijuar disa mundësi për të shtuar epërsinë, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Me këtë fitore, Maroku siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Afrikës, bashkë me Senegalin dhe Malin, duke pritur tani sfidën me Kamerunin.















