Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kullat dhe apartamentet tek ish-Blloku arrijnë 5,000 euro/m²; Shoqata e Ndërtuesve: Rritja, nga shtrenjtimi i materialeve

Editor by Editor
August 30, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi
0
Kullat dhe apartamentet tek ish-Blloku arrijnë 5,000 euro/m²; Shoqata e Ndërtuesve: Rritja, nga shtrenjtimi i materialeve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendër kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave për vitin 2022 kanë arritur deri në 5,000 euro/m², nga 4 mijë euro që ishin mbi një vit më parë.

“Invest Society” po zhvillon në Tiranë 4 projekte luksoze, Rainbow Center, West Residences, Book Building, Green Terrace. Të gjitha ndërtimet e kompanisë “Invest Society” karakterizohen nga pozicioni strategjik. Projektet mbajnë emrin e studios italiane “Stefano Boeri Architetti”.

Book Building, që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit, sipas lejes zhvillimore është godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Zyra e shitjeve e kontaktuar nga Monitor tha se çmimet e apartamenteve të banimit në këtë ndërtim janë 5,000 euro për metër katror. Nga zyra e shitjeve pohohet se ka ende apartamente të pashitura.

Rainbow Center tek ish Blloku, është godinë me 7 kate (nga të cilat dy kate janë qendra tregtare). Tashmë në këtë ndërtim nuk gjenden më apartamente të lira për shitje sipas përfaqësuesve të zyrës së shitjes, të cilët shtojnë se krahasuar me vjet çmimet janë më të lartë.

Për 2022. apartamentet në këtë ndërtim janë shitur 5,000 euro për metër katror (ndërtimi është ngritur në truallin e ish bar Rovena).

Vjet çmimet e ndërtimeve të reja në zonën e ish bllokut nisnin nga 3,000 euro për metër katror (siç është ndërtimi i nisur në truallin e ish vilës Ferdinant, por edhe apartamente në “Rainbow Center” u shitën 3,000 euro për metër katror).

Shoqata e Ndërtuesve: Rritja e çmimeve, nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit

Çmimet e materialeve të ndërtimit këtë vit kanë shënuar rritje të lartë. Për Shoqatën e Ndërtuesve shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, kostoja e lartë për pagesat e punëtorëve dhe të truallit të ndërtimit, si edhe taksat janë arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve Arben Dervishi tha për Monitor se për materiale si, alumini, bakri, hekuri dhe çimento çmimet janë rritur 200% krahasuar me vjet. Rritje të lartë ka pasur edhe për çmimin e karburantit.

“Tashmë në kryeqytet nuk ka ndërtime më me kosto 300 deri 400 euro për metër katror. Kostoja për apartamente ka arritur deri 800 euro për metër katror, për shkak të rritjes së cilësisë. Për kullat për shkak të përdorimit të materialeve dhe fasadave unike kostot e ndërtimit arrijnë deri në 2,000 euro për metër katror. Pra rritja e çmimeve të apartamenteve po pasqyron trendin e zhvillimit të çmimeve të materialeve të ndërtimit”.

Për administratorin e kompanisë “Century 21” Jonian Antoni shtrenjtimi i materialeve më tepër do të ndikojë në rritjen e çmimeve të pronave jo elitare.

“Nëse kostoja e ndërtimit të një apartamenti në zona të lira ishte 330 euro dhe këtë vit është bërë 500 euro për metër katror kjo reflektohet direkt në çmimin e shitjes i cili nga 800 euro ka shkuar në 1,000 euro për metër katror”, thotë ai.// Monitor

Previous Post

FOTO – EMRI/ Ky është autori i krimit të dyfishtë në Lezhë, vrau ish vjehrrin dhe ish kunatin

Next Post

Familja nga Kosova ishte duke ardhur prej Turqisë, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 6-vjeçari, makina u kthye përmbys

Zgjedhjet/ Njoftohet mbledhje urgjente në selinë blu, Berisha thërret drejtuesit politikë të PD-së në qarqe
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Njoftohet mbledhje urgjente në selinë blu, Berisha thërret drejtuesit politikë të PD-së në qarqe

by Editor
May 14, 2025
0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur mbrëmjen e sotme në qeli të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të koalicioni...

Read moreDetails
Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

May 14, 2025
Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

May 14, 2025
Tentativë pengmarrjeje në Paris, agresorët sulmojnë vajzën e bosit të kriptovalutave

Tentativë pengmarrjeje në Paris, agresorët sulmojnë vajzën e bosit të kriptovalutave

May 14, 2025
Dalin pamjet e aksionit të SPAK e BKH në Shkodër, si u sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit

Dalin pamjet e aksionit të SPAK e BKH në Shkodër, si u sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet/ Njoftohet mbledhje urgjente në selinë blu, Berisha thërret drejtuesit politikë të PD-së në qarqe

Zgjedhjet/ Njoftohet mbledhje urgjente në selinë blu, Berisha thërret drejtuesit politikë të PD-së në qarqe

May 14, 2025
Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al