Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kulla 16-katëshe e ish-ministres Margariti dhe dajës së saj ngrihet në mes të pallateve dhe shkollës në kryeqytet, rreziku që iu sjell banorëve dhe nxënësve

Editor by Editor
March 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kulla 16-katëshe e ish-ministres Margariti dhe dajës së saj ngrihet në mes të pallateve dhe shkollës në kryeqytet, rreziku që iu sjell banorëve dhe nxënësve
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligjin ka shpërthyer në zemër të Tiranës. Një kullë 16-katëshe po përpiqet të ngrihet mes katër ndërtesave ekzistuese dhe pranë shkollës “Emin Duraku”, duke vënë në rrezik jetën e qindra qytetarëve dhe nxënësve, për hir të interesave klienteliste dhe korruptive të zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare.

Mëngjesin e sotëm, firma e ndërtimit ka mbërritur për të nisur punimet në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku”. Kjo ka shkaktuar një protestë të menjëhershme nga banorët e tre pallateve përreth dhe prindërit e nxënësve. Ata kanë lajmëruar Policinë dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilët kanë ndërhyrë në vendngjarje. Por ndërhyrja ka qenë më shumë simbolike se sa penguese për projektin.

Banorët kanë depozituar kërkesë në gjykatë për ndalimin e punimeve, dhe të hënën pritet të kallëzojnë në SPAK zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila ka firmosur lejen e ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj urbanistik.

Pas kësaj ndërtese që synon të ngrihet në një nga zonat më të ndjeshme të kryeqytetit, qëndrojnë emra të njohur të politikës dhe biznesit. Emri i Elva Margaritit, Ministre e Kulturës, përmendet krah atij të Agron Lufit, profesor i arkitekturës dhe njëkohësisht daja i saj, si bashkëpërfitues të këtij skandali ndërtimor.

Ndërkohë, në prapaskenë shfaqen edhe figura të diskutuara si Elvis Roshi dhe të tjerë me ndikim të madh në sektorin e ndërtimit dhe politikës. Kulla do të ngrihet vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe ngjitur me shkollën, një vendim që sfidon jo vetëm logjikën urbanistike, por edhe çdo normë sigurie.

Sipas dokumenteve të siguruara, pronarët e firmës që do të ndërtojë kullën janë Gentian Paruca dhe Fation Alliu. Siç duket, Agron Lufi dhe ministrja Margariti kanë gjetur mënyrën për ta zhvilluar pronën e tyre përmes një rrjeti interesash dhe ndikimesh politike.

Përpjekjet për të marrë një leje ndërtimi për këtë truall janë bërë disa herë në 20 vitet e fundit, por janë refuzuar nga qeveritë dhe institucionet e mëparshme. Arsyet ishin të qarta: pozicioni i truallit, afërsia me shkollën dhe karakteri i zonës nuk e lejonin një ndërtim të tillë. Por me ardhjen në pushtet të Margaritit dhe ndihmën e dajës së saj, gjithçka duket se ka ndryshuar.

Një ekspert ligjor ka treguar se qeveria ka miratuar një ligj që i lejon vetes të injorojë distancat ligjore të ndërtimit për “arsye strategjike”. Pyetja që ngrihet është: çfarë arsyeje strategjike përfaqëson kjo kullë 16-katëshe? A është Ministrja Margariti strategjia? Apo janë kontaktet e saj familjare dhe politike me ndërtuesit e projektit?

Kjo është një situatë ku ligji përdoret si armë për të justifikuar përfitime personale dhe për të maskuar një akt të pastër korruptiv.

Pallatet pranë sheshit të ndërtimit, dy prej të cilëve të ndërtuar në vitin 1938, kanë një strukturë të brishtë dhe janë të papërshtatshme për të përballuar një ndërtim masiv kaq afër. Sipas inxhinierëve, çdo gërmim për themelet e kullës mund të shkaktojë çarje ose shembje të menjëhershme. Rreziku shkon edhe më tej: një pjesë e konsiderueshme e shkollës “Emin Duraku” dhe fëmijët që mësojnë aty janë realisht në rrezik.

Për të kaluar lejen e ndërtimit, thuhet se projekti fillestar i shkollës “Emin Duraku” është ndryshuar me qëllim që të largohej paksa nga trualli në fjalë, duke krijuar një “hapësirë të lirë” artificiale. Një manovër që nuk ka ndodhur pa dijeni dhe miratim nga zyrtarë të lartë dhe projektues me interesa të qarta.

Banorët kanë një kërkesë të vetme për zyrtarët: të banojnë vetë në apartamentet pranë shkollës dhe të shijojnë përditë pamjen dhe zhurmën e një kulle 16-katëshe që u ngrihet disa metra larg ballkonit.

Ndërkohë, për profesor Agron Lufin, ata kërkojnë një leksion të posaçëm për studentët e arkitekturës, me temën: “Si të shkatërrosh një komunitet dhe një hapësirë urbane përmes korrupsionit dhe babëzisë.”

Kjo nuk është më një çështje urbane. Është një krim i shumëfishtë: ndaj qytetit, ndaj ligjit, ndaj fëmijëve dhe ndaj së ardhmes. SPAK dhe Prokuroria duhet të veprojnë tani. Heshtja është bashkëpunim.

Previous Post

Gjykatësi amerikan bllokon përkohësisht administratën e Trump për shkarkimin e stafit të Zërit të Amerikës

Next Post

Papa Françesku uron Kryepeshkopin Joan për fronëzimin: Shpresojm për lidhje më të ngushta me Kishën Ortodokse të Shqipërisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shoqata e Gjyqtarëve bën deklaratën për pagat, Rama përgjigjet: "I keni sa në Greqi, dëshironi t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj."

Shoqata e Gjyqtarëve bën deklaratën për pagat, Rama përgjigjet: “I keni sa në Greqi, dëshironi t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj.”

February 4, 2026
Tifozi 19-vjeçar i Interit arrestohet pas goditjes me fishekzjarr ndaj portierit kundërshtar, identifikimi i tij u realizua nga…

Tifozi 19-vjeçar i Interit arrestohet pas goditjes me fishekzjarr ndaj portierit kundërshtar, identifikimi i tij u realizua nga…

February 4, 2026
"Rrezikshmëri e lartë, trupi nuk përmban asnjë qelizë të shëndetshme"/ Emri i Trump zbulohet në dokumentet e Epstein, çfarë kishte thënë financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së.

“Rrezikshmëri e lartë, trupi nuk përmban asnjë qelizë të shëndetshme”/ Emri i Trump zbulohet në dokumentet e Epstein, çfarë kishte thënë financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së.

February 4, 2026
"Prindërit e burgosur prej kohësh" / Arrestohet vëllai i 22-vjeçares, i dyshuar për vrasjen e saj me thikë dhe pjesëtar i një grupi kriminal

“Prindërit e burgosur prej kohësh” / Arrestohet vëllai i 22-vjeçares, i dyshuar për vrasjen e saj me thikë dhe pjesëtar i një grupi kriminal

February 4, 2026
Shoqata e Gjyqtarëve bën deklaratën për pagat, Rama përgjigjet: "I keni sa në Greqi, dëshironi t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj."
Lajmi Fundit

Shoqata e Gjyqtarëve bën deklaratën për pagat, Rama përgjigjet: “I keni sa në Greqi, dëshironi t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj.”

by timoni.al
February 4, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve mbi pagat e tyre. Në një lidhje direkte në...

Read moreDetails
Tifozi 19-vjeçar i Interit arrestohet pas goditjes me fishekzjarr ndaj portierit kundërshtar, identifikimi i tij u realizua nga…

Tifozi 19-vjeçar i Interit arrestohet pas goditjes me fishekzjarr ndaj portierit kundërshtar, identifikimi i tij u realizua nga…

February 4, 2026
"Rrezikshmëri e lartë, trupi nuk përmban asnjë qelizë të shëndetshme"/ Emri i Trump zbulohet në dokumentet e Epstein, çfarë kishte thënë financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së.

“Rrezikshmëri e lartë, trupi nuk përmban asnjë qelizë të shëndetshme”/ Emri i Trump zbulohet në dokumentet e Epstein, çfarë kishte thënë financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së.

February 4, 2026
"Prindërit e burgosur prej kohësh" / Arrestohet vëllai i 22-vjeçares, i dyshuar për vrasjen e saj me thikë dhe pjesëtar i një grupi kriminal

“Prindërit e burgosur prej kohësh” / Arrestohet vëllai i 22-vjeçares, i dyshuar për vrasjen e saj me thikë dhe pjesëtar i një grupi kriminal

February 4, 2026
Pas fitores ndaj Bolognas, Allegri tha: Ishte e rëndësishme të siguronim 50 pikë, kjo ndeshje kërkonte një qasje serioze.

Pas fitores ndaj Bolognas, Allegri tha: Ishte e rëndësishme të siguronim 50 pikë, kjo ndeshje kërkonte një qasje serioze.

February 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shoqata e Gjyqtarëve bën deklaratën për pagat, Rama përgjigjet: "I keni sa në Greqi, dëshironi t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj."

Shoqata e Gjyqtarëve bën deklaratën për pagat, Rama përgjigjet: “I keni sa në Greqi, dëshironi t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj.”

February 4, 2026
Tifozi 19-vjeçar i Interit arrestohet pas goditjes me fishekzjarr ndaj portierit kundërshtar, identifikimi i tij u realizua nga…

Tifozi 19-vjeçar i Interit arrestohet pas goditjes me fishekzjarr ndaj portierit kundërshtar, identifikimi i tij u realizua nga…

February 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al