Sunday, March 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kujt ia drejtoi Edi Rama thirrjen e zhdukjes së parasë cash në ekonomi?

Editor by Editor
July 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, POLITIKE, Vendi
0
Kujt ia drejtoi Edi Rama thirrjen e zhdukjes së parasë cash në ekonomi?
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Klodian Tomorri

Kryeministri Edi Rama shpalli një nismë të beftë një ditë më parë, e cila surprizoi jo pak njerëz. Shefi i qeverisë deklaroi se brenda 5 viteve, Shqipëria nuk do të ketë më para cash

“Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’, pra që të gjithë ndërveprimet dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet një sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që, nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës dhe do dimë të ecim sipas saj, kjo është e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, – tha kryeministri Edi Rama.

Aktualisht nuk ekziston asnjë ekonomi në botë që të ketë zhdukur tërësisht paranë fizike nga qarkullimi. Suedia, e cila është vendi me i avancuar në këtë drejtim, gjatë periudhës 2007-2024 ka përgjysmuar përdorimin e parasë cash në ekonomi, pa ndonjë vendim apo ligj. Megjithatë as Suedia nuk e ka hequr cashin tërësisht nga qarkullimi dhe madje këtë vit po i rikthehet atij.

Në një intervistë ekskluzive me The Banker në mars të këtij viti, guvernatori i bankës qendrore të Suedisë, Erik Thedéen, tha se industria bankare e vendit duhet të veprojë shpejt për të ndihmuar në mbrojtjen e parasë fizike dhe për të zgjeruar pagesat me cash. “Tani duhet të mendojmë për qëndrueshmërinë”, tha Thedéen. “Nëse gjithçka prishet, ne [duhet] të kemi para cash.”

Si një nga shoqëritë me më pak para cash në botë, infrastruktura e përparuar dixhitale e pagesave të Suedisë e lë vendin gjithnjë e më të hapur ndaj sulmeve kibernetike dhe mund të sjellë rrezik shtesë gjatë krizave të tilla si “koha e luftës”, tha guvernatori i bankës qendrore. Pra, kur vendet më të avancuara të planetit e kanë të pamundur të kalojnë në një ekonomi pa cash, çfarë është duke programuar Edi Rama?

Pikësëpari, përgjigja e kësaj pyetje mund të jetë e lidhur me pasojat e mesazhit që i përcillet tregut.

Kur qeveria e një vendi thotë se brenda 5 viteve do të zhdukë cash-in në ekonomi, ata që kanë dëngje dhe dhoma të mëdha me para cash do të nxitojnë t’i shpenzojnë ato ose t’i fusin në sistem. Në një vend me informalitet masiv ekonomik, shkallë të lartë kriminaliteti si dhe korrupsion galopant, dëngjet dhe magazinat e parave cash duhet të jenë të panumërta.

Të gjithë këta që kanë këto para tashmë do të nxitojnë t’i investojnë ato në pasuri të patundshme ose në biznese. Sepse në 2030-ën ato nuk do të vlejnë më. Me pak fjalë, impakti i drejtëpërdrejtë ekonomik i thirrjes së kryeministrit do të jetë një rritje e investimeve dhe konsumit në ekonomi. Organizatat e krimit, individët e korruptuar dhe ata që kanë shmangur taksa tashmë kanë një incentivë të drejtëpërdrejtë për të shpenzuar paratë që mbajnë nën jastëkët e tyre.

Një nga sektorët që do të ketë fluksin më të lartë të këtyre shpenzimeve është sigurisht ai i ndërtimit, por jo vetëm. Kjo shtron natyrshëm pyetjen: a ishte ky qëllimi i Edi Ramës kur shpalli nismën për zhdukjen e cash-it.

Zhvillimet e fundit nga sektori i ndërtimit janë kontradiktore. Ndonëse çmimet kanë vazhduar të rriten, në treg ka zëra që flasin për ftohje të kërkesës. Paralelisht shumë nga kullat gjigande të Tiranës kanë mbetur thjesht projekte në letër duke cënuar ëndrrën faraonike të Edi Ramës për t’i dhënë Tiranës pamjen që ai ka në kokë. A është ftohja e sektorit rezidencial apo ekonomisë në tërësi, një nga arsyet pse Edi Rama lançoi nismën e beftë të Shqipërisë pa para fizike.

Nëse qeveria dhe kryeministri do të vazhdojnë të forcojnë mesazhin e zhdukjes së cash-it brenda vitit 2030 si dhe do të veprojnë në këtë drejtim, ajo që do të ndodhë është pompimi masiv i parave të pista në ekonominë reale duke e furnizuar ekonominë me një burim të ri financimi. Një lloj aministie de facto, edhe pse e pa siguruar me ligj.

Pra, ekonomikisht ajo që bëri Edi Rama një ditë më parë ka këto pasoja. A ishte ky qëllimi i kryeministrit? Këtë do ta marrim vesh me vonë. Por hë për hë, të korruptuarit, trafikantët, evazorët dhe të gjithë ata që kanë tonelata cash-i po ftohen t’u gjejnë vendin.

Previous Post

100 persona të maskuar bllokojnë rrugën në Limoges, hedhin fishekzjarre dhe koktej molotov ndaj automjeteve, plagosen 9 policë francezë

Next Post

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Next Post
Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit të shekullit XX në botën akademike.

Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit të shekullit XX në botën akademike.

March 15, 2026
Automjeti i agjentit të krimeve në Lezhë objekt sulmi me tritol, policia njofton për dëme materiale dhe thotë se po zhvillohen hetime për identifikimin e autorëve.

Automjeti i agjentit të krimeve në Lezhë objekt sulmi me tritol, policia njofton për dëme materiale dhe thotë se po zhvillohen hetime për identifikimin e autorëve.

March 15, 2026
Hetimi i The Times: Viktima e Jeffrey Epstein rrëfen se u trafikua te Mohamed Al Fayed. Ati i Dodit më ftoi në jahtin e tij dhe…

Hetimi i The Times: Viktima e Jeffrey Epstein rrëfen se u trafikua te Mohamed Al Fayed. Ati i Dodit më ftoi në jahtin e tij dhe…

March 15, 2026
Greta përjashtohet nga gara e Big Brother VIP 5, duke u larguar menjëherë nga shtëpia pas komentit të rëndë për Juelën.

Greta përjashtohet nga gara e Big Brother VIP 5, duke u larguar menjëherë nga shtëpia pas komentit të rëndë për Juelën.

March 14, 2026
Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit të shekullit XX në botën akademike.
Lajmi Fundit

Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit të shekullit XX në botën akademike.

by timoni.al
March 15, 2026
0

Filozofi dhe sociologu gjerman Jürgen Habermas, një nga intelektualët më të njohur të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, ka...

Read moreDetails
Automjeti i agjentit të krimeve në Lezhë objekt sulmi me tritol, policia njofton për dëme materiale dhe thotë se po zhvillohen hetime për identifikimin e autorëve.

Automjeti i agjentit të krimeve në Lezhë objekt sulmi me tritol, policia njofton për dëme materiale dhe thotë se po zhvillohen hetime për identifikimin e autorëve.

March 15, 2026
Hetimi i The Times: Viktima e Jeffrey Epstein rrëfen se u trafikua te Mohamed Al Fayed. Ati i Dodit më ftoi në jahtin e tij dhe…

Hetimi i The Times: Viktima e Jeffrey Epstein rrëfen se u trafikua te Mohamed Al Fayed. Ati i Dodit më ftoi në jahtin e tij dhe…

March 15, 2026
Greta përjashtohet nga gara e Big Brother VIP 5, duke u larguar menjëherë nga shtëpia pas komentit të rëndë për Juelën.

Greta përjashtohet nga gara e Big Brother VIP 5, duke u larguar menjëherë nga shtëpia pas komentit të rëndë për Juelën.

March 14, 2026
Man City humb mundësinë për të siguruar titullin pas barazimit në ndeshjen ndaj West Hamit.

Man City humb mundësinë për të siguruar titullin pas barazimit në ndeshjen ndaj West Hamit.

March 14, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit të shekullit XX në botën akademike.

Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit të shekullit XX në botën akademike.

March 15, 2026
Automjeti i agjentit të krimeve në Lezhë objekt sulmi me tritol, policia njofton për dëme materiale dhe thotë se po zhvillohen hetime për identifikimin e autorëve.

Automjeti i agjentit të krimeve në Lezhë objekt sulmi me tritol, policia njofton për dëme materiale dhe thotë se po zhvillohen hetime për identifikimin e autorëve.

March 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al