Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kujt i intereson të qëndrojë në krye te RTSH-së kapteri më famëkeq i medias shqiptare?

Editor by Editor
October 24, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
Kujt i intereson të qëndrojë në krye te RTSH-së kapteri më famëkeq i medias shqiptare?
0
SHARES
3.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fakt kjo është një nga dhjetëra pyetjet që vijnë çdo ditë në emailin e timoni.al nga punonjës dhe ish – punonjës të Radio Televizionit Shqiptar që kanë gjetur në këtë portal një dritare ku të shprehin shqetësimet e tyre, që u kanë ndikuar jo pak si në jetën personale ashtu dhe atë familjare.


I zgjedhur që në krye të herës në kundërshtim me Nenin 104 (Pika a dhe b) të Ligjit Nr. 97/2013 “ PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, Alfred Peza nuk po e drejton veprimtarinë e RTSH-së në përputhje me kërkesat e këtij ligji si dhe të Statutit të RTSH-së.
Në RTSH kanë zënë poste përkatësisht : Drejtues i Programeve Tematike dhe Lajmeve Blerta Gjermeni Filopati si dhe Drejtues i Programeve Bora Xhanija, persona të pamiratuar nga Këshilli Drejtues sipas Nenit 102 Pika 4 “Kompetencat e Këshillit Drejtues”, kjo për shkak të mosplotësimit të kritereve të paracaktuara.

Në dijeninë e çdo personi që punon në medien shqiptare të dy zonjat e mësipërme nuk plotësojnë asnjë kriter për këto dy poste që kërkojnë të kesh një gamë të gjerë aftësish dhe njohurish, si dhe të udhëhiqesh nga disa udhëzime themelore.


Të dyja zonjat kanë mungesë të thellë në njohuritë rreth medies, se si funksionon kjo industri, tendencat e fundit në medien tradicionale si dhe atë dixhitale.
Asnjëra nga zonjat nuk e ka aftësinë e menaxhimit të ekipit të profesionistëve që kanë në varësi, për ta menaxhuar dhe për ta motivuar atë për një produkt sa më profesional.
Asnjëra nga zonjat e mësipërme nuk kanë aftësi të komunikojnë me efikasitet me ekipin e punës si dhe bashkëpunëtorët.


E para mundohet cdo ditë në mbledhjen e mëngjesit t’u tregojë gazetarëve se ajo vlen por niveli i bisedës në mbledhje arrin sikur mamaja pyet babain para se të dali nga shtepia…. “Çfarë të të bëj për drekë sot?!”


Ndërsa e dyta që në mbledhjen e parë që bëri në muajin Korrik 2023 e pa që ishte inferiore para stafit të saj dhe zgjodhi mënyrën tjetër… Ti përçajë dhe sundojë ashtu sikurse e ka mësuar ish shefi i saj tek alpenews. Të mos diskutojë e presë asnjë punonjës…Aq inferiore ndihet ndaj stafit, me një mungesë intelekti të theksuar, sa disa herë ne ditë nxjerr për kontrolle asistenten e saj për të parë nëse kanë lëvizur nga karrigia gazetarët apo jo.


Por Drejtori i Përgjithshëm i ka të zgjedhurat e tij të para dhe nuk e merr parasysh këtë shkelje ligji duke dalë edhe mbi Këshillin Drejtues, organ ky që e ka zgjedhur.


Aq të paditur janë Alfred Peza me stafin që e rrethon sa po na e shet rikthimin e programit “URA” si një prurje e re e stafit të tij. Por ky program i vlefshëm për të gjithë shqiptarët jashtë kufirit, ka qenë pjesë e strukturës programore të RTSH-së që prej vitit 2018 dhe transmetohej në Kanalin RTSH 3. Edhe tani në atë kanal po transmetohet por ka një problem të “vogël”.
Me propozim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm Enkelejdi Joti dhe miratim të Këshillit Drejtues, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) e ka hequr këtë kanal nga renditja në platformën e RTSH-së, pra aktualisht ky kanal është i jashtëligjshëm.

Por Drejtori i Përgjithshëm nuk e vret shumë mendjen. Siç nuk e vret mendjen që ka një strukturë programore të miratuar nga Këshilli Drejtues dhe disa emisione, siç janë: Emisioni i Mëngjesit apo i Pasdites që kanë mbi 2 muaj që nuk kanë filluar dhe RTSH-ja në këto orare me urdhër të Xhanijës transmeton disa dokumentarë të stërparë dhe që nuk plotësojnë pritshmëritë e publikut.

Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe Komisioni për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik duhet të vlerësojnë situatën e krijuar në këto katër muaj nga Alfred Peza i cili nuk ka sjellë asnjë frymë të re në organizimin dhe menaxhimin e punës në RTSH, por me largimet e qëllimshme masive nga puna të punonjësve të RTSH-së pa respektuar dispozitat e Kodit të Punës dhe të kontratave të punës, si dhe përmes presioneve për dorëheqje, ka cënuar parimin e sigurisë juridike.

Ky veprim i tij do të çojë edhe në cënimin e financave të RTSH-së në një masë të madhe pasi proceset gjyqësore do të japin vendime në favor të punonjësve të larguar për shkak të moszbatimit të Kodit të Punës dhe Kontratave të Punës por edhe të paaftësive të “drejtorit” joligjor të RTSH-së , Enkelejd Lamajt, i cili nuk e njeh fare këtë Kod si dhe injorancës së drejtoreshës së burimeve njerëzore Anila Agalliu.


Alfred Peza ka krijuar një klimë pasigurie për vijueshmërinë e marrëdhënies juridike të punës me punonjësit e mbetur të RTSH-së.
Alfred Peza e ka vendosur gjithë personelin e RTSH-së në kushtet e terrorit dhe drejtimit nga injoranca dhe paaftësia duke punësuar persona pa arsimin përkatës dhe akoma më keq në shkelje të çdo hierarkie.

Për sa më sipër përsëri na lind natyrshëm pyetja… “Kujt i intereson të qëndrojë në krye te RTSH-së kapteri më famëkeq i medias shqiptare?”

Previous Post

VIDEO/ Armando Broja bëhet viral, sulmuesi shqiptar kryen kërcimin e famshëm

Next Post

Reziston Berisha: Nuk shkoj në gjykatë! Më parë më hiqni imunitetin

Next Post
Reziston Berisha: Nuk shkoj në gjykatë! Më parë më hiqni imunitetin

Reziston Berisha: Nuk shkoj në gjykatë! Më parë më hiqni imunitetin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

June 17, 2025
Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

June 17, 2025
Hetimi për sigurimet, si Banka Credins dhe SICRED ranë në “kurthin” që ngritën për bankat e tjera

Hetimi për sigurimet, si Banka Credins dhe SICRED ranë në “kurthin” që ngritën për bankat e tjera

June 17, 2025
Vrasja me 14 plumba e Klevis Kapllanit/ Erion Alibej në gjyq: Punonte si shofer i Nuredinit me rrogë mujore!

Vrasja me 14 plumba e Klevis Kapllanit/ Erion Alibej në gjyq: Punonte si shofer i Nuredinit me rrogë mujore!

June 17, 2025
Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
AKTUALITET

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

by Editor
June 17, 2025
0

FIER- Gjykata e Fierit ka shtyrë seancën ku pritej të shqyrtohej kërkesa për liri e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji....

Read moreDetails
Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

June 17, 2025
Hetimi për sigurimet, si Banka Credins dhe SICRED ranë në “kurthin” që ngritën për bankat e tjera

Hetimi për sigurimet, si Banka Credins dhe SICRED ranë në “kurthin” që ngritën për bankat e tjera

June 17, 2025
Vrasja me 14 plumba e Klevis Kapllanit/ Erion Alibej në gjyq: Punonte si shofer i Nuredinit me rrogë mujore!

Vrasja me 14 plumba e Klevis Kapllanit/ Erion Alibej në gjyq: Punonte si shofer i Nuredinit me rrogë mujore!

June 17, 2025
“Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit”/ Erion Alibej tregon vrasjen e Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

“Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit”/ Erion Alibej tregon vrasjen e Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

June 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

June 17, 2025
Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

June 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al