Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryebashkiaku i Stambollit me pengesa të reja për t’u bërë president, autoritetet i anulojnë diplomën

Editor by Editor
March 19, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kryebashkiaku i Stambollit me pengesa të reja për t’u bërë president, autoritetet i anulojnë diplomën
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TURQI – Universiteti i Stambollit në Turqi ka anuluar diplomën e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, duke përmendur parregullsi me rregulloret e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe duke kërcënuar shanset e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Universiteti tha të martën se 38 persona, përfshirë kryetarin e bashkisë së Stambollit, ishin transferuar në mënyrë të parregullt në programin në gjuhën angleze të Fakultetit të Menaxhimit në vitin 1990.

Ai shtoi se për 10 prej atyre me parregullsi u anulua transferimi dhe diplomat e 28 të diplomuarve, përfshirë Imamoglu, “do të tërhiqen dhe anulohen”.

Imamoglu e kritikoi masën si “të paligjshme” dhe premtoi se do ta luftojë vendimin në gjykatë.

“Ata nuk kanë kompetencë për të marrë një vendim të tillë, autoriteti i takon vetëm Bordit të Drejtorëve të Fakultetit të Administrimit të Biznesit. Ditët kur ata që morën këtë vendim do të japin llogari përpara historisë dhe drejtësisë janë afër. Marshimi i kombit tonë të etur për drejtësi, ligj dhe demokraci nuk mund të ndalet”, – tha Imamoglu.

Murat Emir, një ligjvënës nga Partia Popullore Republikane e Imamoglut, tha se vendimi “i dha një goditje të rëndë demokracisë sonë”.

Musavat Dervisoglu, kryetari i Partisë së Mirë të opozitës, tha se anulimi ishte “përtej spastrimit të një rivali politik”.

Zgjedhjet e vitit 2028

Vendimi mund të dëmtojë planet e Imamoglu për të sfiduar presidentin Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e vitit 2028 dhe erdhi disa ditë përpara se opozita pritej të zgjidhte Imamoglun si kandidatin e saj presidencial.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, kandidatët për president duhet të kenë një diplomë të arsimit të lartë. Imamoglu, aktualisht në mandatin e tij të dytë si kryebashkiak i Stambollit, është subjekt i hetimeve dhe rasteve të shumta.

Kundërshtari i zëshëm i Erdoganit në janar kritikoi atë që ai e quajti “ngacmim” pasi la një gjykatë të Stambollit për t’u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi të hapur mbi kritikat e tij ndaj prokurorit publik të qytetit.

Në vitin 2022, Imamoglu u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg dhe u ndalua nga aktivitetet politike për“fyerje” të anëtarëve të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, një dënim që Imamoglu e ka apeluar.

Ndërkohë ditën e sotme Imamoglu është arrestuarnga policia turke me urdhër të prokurorisë. Thuhet se kjo e fundit kishte lëshuar mbi 100 urdhër arreste përfshirë këtu edhe Imamoglun, i cili sipas mediave vendase akuzohen për korrupsion, pastrim parash, zhvatje ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK.

Previous Post

Do kandidonte përballë Erdogan në zgjedhjet presidenciale/ Arrestohet për korrupsion kryetari i bashkisë së Stambollit

Next Post

VIDEO/ Forca të shumta policore jashtë banesës së tij, ja si ndodhi arrestimi i Kryebashkiakut të Stambollit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shkresa e dërguar Kuvendit zbardh kërkesën e Altin Dumanit për arrestimin e Ballukut, vetëm tre ditë para përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK.

Dosja e Belinda Ballukut: Enigmë e USB-së së SPAK-ut në “kasafortën” e Peleshit

December 17, 2025
Eksplozivitet nga bombola e gazit në një apartament në Vlorë, ekipet zjarrfikëse në teren

Eksplozivitet nga bombola e gazit në një apartament në Vlorë, ekipet zjarrfikëse në teren

December 17, 2025
Vrasja e dhunshme e djalit të një zyrtari të lartë ukrainas: Policia publikon detaje, 21-vjeçari u torturua dhe u vra për grabitjen e 200 mijë dollarëve në kriptovaluta

Vrasja e dhunshme e djalit të një zyrtari të lartë ukrainas: Policia publikon detaje, 21-vjeçari u torturua dhe u vra për grabitjen e 200 mijë dollarëve në kriptovaluta

December 17, 2025
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Reagimi i Kuvendit në lidhje me dosjen e SPAK për Ballukun: Materiali sekret është ruajtur në kasafortën e protokollit dhe do të shqyrtohet në prani të prokurorit në mbledhjen e ardhshme.

December 17, 2025
Shkresa e dërguar Kuvendit zbardh kërkesën e Altin Dumanit për arrestimin e Ballukut, vetëm tre ditë para përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK.
LAJME

Dosja e Belinda Ballukut: Enigmë e USB-së së SPAK-ut në “kasafortën” e Peleshit

by timoni.al
December 17, 2025
0

Dokumenti i vetëm publik deri tani që mban firmën e Altin Dumanit dhe i është dërguar Kuvendit, ka të bëjë...

Read moreDetails
Eksplozivitet nga bombola e gazit në një apartament në Vlorë, ekipet zjarrfikëse në teren

Eksplozivitet nga bombola e gazit në një apartament në Vlorë, ekipet zjarrfikëse në teren

December 17, 2025
Vrasja e dhunshme e djalit të një zyrtari të lartë ukrainas: Policia publikon detaje, 21-vjeçari u torturua dhe u vra për grabitjen e 200 mijë dollarëve në kriptovaluta

Vrasja e dhunshme e djalit të një zyrtari të lartë ukrainas: Policia publikon detaje, 21-vjeçari u torturua dhe u vra për grabitjen e 200 mijë dollarëve në kriptovaluta

December 17, 2025
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Reagimi i Kuvendit në lidhje me dosjen e SPAK për Ballukun: Materiali sekret është ruajtur në kasafortën e protokollit dhe do të shqyrtohet në prani të prokurorit në mbledhjen e ardhshme.

December 17, 2025
Kuqezinjtë e futsallit fitojnë 5-1 ndaj Turqisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar.

Kuqezinjtë e futsallit fitojnë 5-1 ndaj Turqisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar.

December 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkresa e dërguar Kuvendit zbardh kërkesën e Altin Dumanit për arrestimin e Ballukut, vetëm tre ditë para përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK.

Dosja e Belinda Ballukut: Enigmë e USB-së së SPAK-ut në “kasafortën” e Peleshit

December 17, 2025
Eksplozivitet nga bombola e gazit në një apartament në Vlorë, ekipet zjarrfikëse në teren

Eksplozivitet nga bombola e gazit në një apartament në Vlorë, ekipet zjarrfikëse në teren

December 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al