SHIJAK- Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana për mes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me diegien e mbetjeve urbane në fshatin Hardhishtë. Arbana në reagim ka gjetur një metodë të re për tu shfajësuar në lidhje me rastin teksa nuk ka nguruar të hedhë fajin tek të tjerët.
Më konkretish Arbana fajëson PD-në të cilët i ka nënkuptuar në mënyrë të tërthortë duke i quajtur persona dashakeqës që i kanë vënë flakën zonës. Sipas tij këta përsona nuk meritojnë të merren me politikë dhe i ka cilësuar si qënie të nerverishme. Krybashkiaku gjithashtu shprehet se qytetarët i kanë ndërshkuar këta individë në zgjedhjet e 11 majit.
Reagimi i kryebashkiakut të Shijakut:
Në fshatin Çizmeli në njësinë administrative Gjepalaj disa dashakeqës i kanë venë flakën zonës përreth me qellime dashakeqëse. Falenderoj grupin e emergjencave civile të bashkisë, MZSH Shijak dhe Durrës, sektorin e shërbimeve , vullnetarë të zonës që gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit kanë qënë në gadishmeri për neutralizimin e zjarrit. Ne kuadrin e bashkëpunimit ndërinstitucional , inkurajoj policinë e shtetit që të bëj identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para ligjit.
Autorë të tillë nuk meritojnë të jenë shijakas, as të meren me politikë, as të jenë familjarë por qënie të neveritshme që smeritojnë as rrespektin më te vogël. Të meresh me politikë në këndvështrimin tim është shumë më lart se sa ti vesh flakën vendit. Prandaj qytetarët ju kanë ndëshkuar sa herë ju është dhënë mundesia, e fundit 11 maj. Zoti ju mëshiroftë në llojin tuaj …
Rasti i djegies së mbetjeve u denoncua që mbrëmjen e djeshme ku në redaksinë e Dosja.al banorët shprehën shqetësimin sesi digjeshin këto mbetje. Banorët, nga tymi masiv po rrezikojnë që të asfiksohen.
Në denoncimin që ka mbërritur në redaksi, theksohet fakti që mbeturinat grumbullohen në këtë fshat dhe digjen më pas. Kjo është hera e disatë që ndodh kjo situatë e rëndë në këtë bashki.
https://www.instagram.com/p/DKUA0m4I4df/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1182&rd=https%3A%2F%2Fwww.dosja.al&rp=%2Fpolitike%2Fkryebashkiakut-te-shijakut-fajeson-pd-ne-per-djegien-e-mbetjeve-ne-hard-i441813%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR5xAtp-YrdUrGvpVdfYb3Owns3cMj7kXPtP3P0CfS_u4zB4RmyfOxlNd33zEA_aem_IpQlBeP7k1vMwhRW4P#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A505%2C%22ls%22%3A150%2C%22le%22%3A502%7D