Në dosjen e siguruar tregon se si Arben Ahmetaj në bashkëpunim me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin kanë manovruar e komanduar në një farë mënyre kryebashkiakun e Përmetit, Gilberto Jaçen.
Ky i fundit ka zhvilluar takime me Mërtirin, ndërsa nga Ahmetaj merrte porosi që të ishte më ‘agresiv’ në mbledhjen e bordit dhe të ushtronte presion.
E gjitha bëhej që në duart e Zotos e Mërtirit të kalonte çdo vendim i marrë për emërimin apo shkarkimin e specialistëve, kryesisht në institucionin e Ujësjellës Kanalizimeve.
SPAK shkruan në një pjesë të dosjes se Jaçe i ka dërguar shtetasit Klodian Zoto, 17 emra që i identifikon si këshilltarët dhe të dhëna identifikuese të tyre, përfshirë edhe të dhëna mbi familjarët apo vendin e punës.
Pjesë nga dosja:
III. 3) Përmeti
29. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me qytetin e Përmetit.
Klodian Zoto i shkruan Mërtirit në lidhje me një rikonstruksion shkolle Nonda Bulka Përmet me fond limit rreth 59 000 000 lekë.
Mireli i shkruan Arbenit: Mbërrita në Përmet, Jam me Gilbertin. Të përshëndes Fratelo.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Ma përqafo se ësht djal i mbarë.
Mireli i shkruan Arbenit: Të lutem dua të të takoj 2 min.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më dërg sms?
Mireli: Asgjë me problem, një shkrim të baftjarit. Sa po mbarojmë tek Qkr jam.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më thuaj. Ora 10.02.35: Ca bëte atje tek qkr?
Mireli: Mbaroi me sukses. Urime PS Përmet.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Bravo.
Mireli: Po fratelo kemi ekstraktin në dorë, tani po ua dërgojmë.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: E regjistruat? Bravo.
Mireli: Ju bë ndopak qejfi Gilbertit… Je i paparë.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Je tigër. U prish n…nga qefi.
Ndërkohë po më datë 30.05.2012, është zhvilluar bisedë edhe me Klodian Zoton:
Klodian Mërtiri: Ca behet o la. Para tek porta e qkr jam. Te pres ???
Klodian Zoto: Ok
Klodian Mërtiri: Tel….
Klodian Zoto: 1 min….+355 67 *******
Mireli i shkruan Arbenit: Kuptova. Kalofsh mirë mos e ki merak.
Arbeni: Gilberti duhet të jet agresiv në 1 gjitha kuptimet. Ora 21.39.25: Mos fli gjumë kot thuaj loqes.
Mireli i shkruan Arbenit: Po punohet, presioni është i madh, deri tani çdo gjë në rregull. Ti si po kalon.
Arbeni: Chehet andej nga qkr?
Mireli: Po, po. Ora 11.29.43: Do të informoj për çdo gjë o la. Pa merak. Sot hodhi ca letra të tjera Erjoni e besoj nga mbasditja do jenë gati letrat.
Arbeni: Do ta mbyllësh?
Mireli: Besoj që ро.
Arbeni: Do mbyllet nga pasditja e?
Mireli: Mund të flasim? Ok. Sa të lirohesh mos harro. Nga Përmeti kan nevojë për një fjalë nga ty. Të sqaroj kur të lirohesh. S’ka gjë për t’u merakosur.
Arbeni: Jo akoma. Për njëzet min. Ca po ndodh. Hë mo smë the ca u bë,
Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo ka ndonjë të re? Ok, faleminderit. Po Baftjari??
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Për permetin morëm premtimin…Duro.
Klodian Zoto, i shkruan më datë 14.07.2012 shtetasit Klodian Mërtiri: Komunat e Permetit jane: 1) Petran me kryetar Niko Shupuli, PD. 2) Piskove me kryetar Bujar Ibrahimi, PS. 3) Frasher me kryetar Vangjel Prifti, PD. 4)Çarçove me kryetar Veli Mehmeti, PS. Bashkia Kelcyre ka: 1) Komuna Suke me kryetar Gentian Muhameti, PD. 2) Komuna Ballaban me kryetar Agim Damani.PD. 3) Komuna Deshnice me kryetar Bujar Fezga, balli kombetar. Më datë 14.07.2012 ora 20.29.32 Mireli ia përcjell këtë mesazh shtetasit Arben Ahmetaj: Komunat e Përmetit janë: 1) Petran me kryetar Niko Shupuli, PD. 2) Piskovë me kryetar Bujar Ibrahimi. PS. 3) Frashër me kryetar Vangjel Prifti, PD. 4) Çarçovë me kryetar Veli Mehmeti, PS. Bashkia Këlcyrë ka: 1) Komune me kryetar Gentian Muhameti, PD. 2) Komuna Ballaban me kryetar Agim Damani. PD. 3) Komuna Deshnicë me kryetar Bujar Fezga, balli kombëtar
Arbeni i shkruan Mirelit: Ca bën mo i madh?
Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo me pushime dhe me punë. Ti si je, kur do ikësh me pushime për vete??? Përmeti u shty nga QKR ndryshimi i drejtorit. Të përshendës…Është në rregull. Në datë 22.08. është lënë mbledhja.
Arbeni i shkruan: Po berati? Mbledhja e kujt
Mireli i përgjigjet: Bordit të aksionerëve. Miratojnë kontratën…Brenda datës 15 shtator e kemi mbyllur kontratën…
Arbeni: Ok. Pastaj si vijon procedura? Kam një pyetje, duhet vendim i këshillit bashkiak dhe këshillit tkomunave?
Mireli: Jo, vetëm i këshillit bashkiak që autorizon kryetarin dhe miraton kontratën… Ti kur do ikësh me pushime??
Arbeni: Qart. Të dielen tigre
Mireli: Pushime të mbara me familjen Fratelo.
Arbeni: Dhe ti more yllooo.
29.2.1. Në lidhje me Përmetin, rezulton se shtetasi Gilberto Jaçe, në periudhën 01.12.2011 deri më 01.08.2015, ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bashkisë Përmet.
Deri në këtë moment, janë evidentuar nga kqyrja e të dhënave të ekspertimit të kompjuterave të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, disa emaile të shkëmbyera mes shtetasit Gilberto Jaçe dhe shtetasit Klodian Zoto, që nga data 06.04.2012 deri më datë 09.09.2013. Në këto emaile, janë përcjellë ndërmjet këtyre shtetasve, dokumenta si statuti i UK Permet, njoftimi për për mbledhjen e aksionerëve të UK Përmet, dokumenta si emërim i drejtorit të këshillit mbikqyrës, shkarkim drejtori, ekstrakt historik të regjistrit të subjektit Ujësjellës Përmet sh.a. etj, mendime mbi emërimin e një eksperti kontabël, njoftime se prefektura e konfirmoi vendimin, faktin që Gilberti drejtorin nuk e ka njoftuar akoma për mbledhjen që të mos ketë kohë për të bërë rrëmujë. Gjithashtu janë shkëmbyer edhe dokumenta të depozituara në QKR apo të marra nga kjo e fundit, aplikime në QKR që përputhen në fakt me bisedat e sipërcituara të evidentuara. Po nga këto emaile, janë evidentuar dokumenta që lidhen me problematika që ka hasur shtetasi Gilbert Jaçe dhe pezullimin e tij nga detyra, lindjen e konflikteve gjyqësore për këtë shkak etj.
Më datë 13.06.2012 shtetasi Gilberto Jaçe i ka dërguar shtetasit Klodian Zoto, 17 emra që i identifikon si këshilltarët dhe të dhëna identifikuese të tyre, përfshirë edhe të dhëna mbi familjarët apo vendin e punës.
Nga kqyrja e të dhënave të ekstraktit të regjistrit tregtar, të subjektit Ujësjellës Kanalizime Përmet, rezulton se më datë 30.05.2012, kur shtetasi Arben Ahmetaj pyet se çfarë ndodhi tek QKR dhe shtetasi Mirel përgjigjet se mbaroi me sukses, konstatohet se është depozituar vendimit nr. 1, date 28.05.2012, i asamblese se aksionareve, ne te cilin eshte vendosur: 1- Miratimi i statutit te shoqerise. 2- Emerimi i ekspertit te shoqerise; Depozitimi i vendimit nr.2, date 28.05.2012, te asamblese se aksionareve, ne te cilin eshte vendosur. Ndryshimi i anetareve te Keshillit Mbikqyres. Depozitimi i Procesverbalit te mbledhjes se asamblese, date 28.05.2012; Depozitimi Statutit te shoqerise; Depozitimi i vendimit nr.1, te Keshillit Mbikqyres, date 28.05.2012, ne te cilin eshte vendosur: Shkarkim administratori; Depozitimi i vendimit nr.2, te Keshillit Mbikqyres, date 28.05.2012, ne te cilin eshte vendosur: Emerim administratori; Depozitimi i Procesverbalit te mbledhjes se Keshillit Mbikqyres, date 28.05.2012./ZËRI