TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë ditën e djeshme (27 maj) reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku mungoi përshëndetja e përveçme për kryeministrin Edi Rama apo për Partinë Socialiste si fituese. Me anë të një postimi në platformën Facebook në faqen zyrtare, Ambasada deklaron se e uron popullin shqiptar për këto zgjedhje. Ndërkohë që më tej thuhet se ata mezi presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruhej në urimin e Ambasadës.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid0FRTsykMrjwNa7i9yReXWRoKmUNkxGiHmb2EmESsLFzX4seYXc5au7Kz5yPysV8sjl&show_text=false&width=500
Mes të gjithash mund të thuhet se ku reagim i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, vjen pas më shumë se dy javësh nga zgjedhjet e 11 majit. Por le të bëjmë një krahasim me reagimin e Ambasadës Amerikane, në skajin tjetër të Ballkanit, në Bukuresh për zgjedhjet presidenciale të 18 majit.
Në ndryshim nga koha e gjatë, prej dy javësh që u desh nga Ambasada për një reagim për zgjedhjet në Shqipëri, Ambasada e SHBA-ve në Bukuresht reagoi vetëm pas dy ditësh, pra më 20 maj teksa zgjedhjet u mbajtë më datë 18.
Ambasada e SHBA-së në Bukuresht njoftoi një ditë pas përfundimit të numërimit zyrtar të votave në zgjedhjet presidenciale rumune, se mezi pret të bashkëpunojë me presidentin e ri, Nicusor Dan, si dhe me qeverinë e re që do të formohet.
Nicusor Dan
“Presim me padurim të bashkëpunojmë me Nicușor Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, siç janë mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare”, shkruan Ambasada e SHBA-ve në Rumani.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbucharest.usembassy%2Fposts%2Fpfbid0eFJtLVFtSKd7dxuYkfZWuGEogrvLHLuCM2SPKeu6k5soaRB8hwwUd4SU1BfFy1Ayl&show_text=true&width=500
Përveç se në urimin për zgjedhjet në vendin tonë urohet vetëm populli dhe nuk përmendet askund fituese, në urimin për zgjedhjet në Rumani dalin në pah edhe dy elemente të tjera.
Së pari Ambasada uron në emër të përveçëm fituesin teksa duhet theksuar se kundërshtari i tij në zgjedhje, gëzonte edhe mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe ky i fundit e kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë.
Së dyti, në urimin për zgjedhjet në Shqipëri Ambasada mjaftohet duke thënë se presin të vazhdojnë partneritetin tonë të ngushtë, ndërsa në urimin për Rumaninë renditen prioritetet e përbashkëta, siç janë mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare.