Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i bashkisë Himarë. Ky vendim është marrë pas dënimit të Fredi Belerit me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 2 vite burg për krim zgjedhor.
Celibashi argumentoi se në kushtet ku ndodhet Beleri, ligji i dekriminalizimit e ndalon që të kandidojë p♪7r postin e kryebashkiakut dhe jo më për ta ushtruar funksionin.
“Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të largojë gjithë ata funksionarë publikë, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Për rastin kur kandidon është e qartë për të gjithë, diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funksion publik gjatë ushtrimit të detyrës kryen një vepër penale dhe merr një masë, a është subjekt i ligjit apo jo. Ky është diskutimi. Nuk është cështje e KQZ se cfarë bëjnë institucionet e tjera. Vendimmarrja e KQZ nuk kushtëzohet nga kjo, vendimmarrja e KQZ përcaktohet nga Kodi zgjedhor.
Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për arsye që dihen tashmë, edhe pse me vendim të KQZ është shpallur fitues, por nuk është në kushtet e ushtrimit të detyrës. Për KQZ kjo nuk ka rëndësi, mund të ishte edhe në kushtet e ushtrimit të detyrës. Po e marrim sikur do ishte kryetar dhe mbetet diskutimi, a e ka komptencën KQZ për të zhvleftësuar këtë mandat sipas dekriminalizimit, jam i bindur që PO. Nuk mund të ushtrosh detyrën kur verifikohen kushtet e ndalimit.
Ndoshta kaq qartë në ligj kjo nuk është e shkruar, por në përmbatjetje kjo është shumë e qartë. Jo vetëm për Belerin, port ë gjithë kam keqardhje që humbasin mandatin ata që i kanë marrë këto funksione. Por ky është ligji, kur i zgjedhuri ka një vendim penal të formës së prerë, për një vepër penale që ligji të ndalon të kandidosh dhe të mbash funksionin publik. Me bindje të plotë, unë mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, z. Beleri. Dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandate.” –tha Celibashi.














