Sunday, October 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kosto stratosferike/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

Editor by Editor
August 2, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kosto stratosferike/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mars të këtij viti, vetëm një muaj e gjysmë para zgjedhjeve, Edi Rama shkoi në Elbasan bashkë me ministrin e tij të ekonomisë, Blendi Gonxhe dhe atë të pushteti lokal, Arbjan Mazniku. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i projektit final të Auto Moto Parkut, që po ndërtohet në Krastë të Elbasanit.

Auto Moto Park është një projekt, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 50 hektarësh përgjatë lumit Shkumbin. Ky investim parashikon ndërtimin e një piste garash për makina 4.4 kilometër të gjatë dhe përvec saj ai do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike.

Shefi i qeverisë u tha shqiptarëve se ky investim nuk është thjesht një cirkuit për gara, por një motor i ri që i vendoset ekonomisë shqiptare dhe që do të gjenerojë përfitime të disa natyrave.

“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1 diçka e pakonceptueshme pak kohë më parë. Modeli ynë është qendra në Vjenë por me skuadrën teknike të F1, që ka punuar studioja e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes se cirkuiteve të F1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh,” tha Rama.

Por ajo që kryeministri nuk u tha shqiptarëve ishte hesapi se sa do t’u kushtonte xhepave të tyre pista e garave në Elbasan. Dhe atë që nuk e tregon qeveria, e tregojnë letrat e saj.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin e Politikave Prioritare 2026-2028. Pjesë e tij është edhe Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Në këtë listë, me numrin 21 qëndron projekti i Auto Moto Parkut të Elbasanit.

Sipas dokumentit, kostoja totale për ndërtimin e Auto Moto Parkut është plot 188.5 milionë euro. Një kosto stratosferike për ndërtimin e një piste 4.4 kilometra të gjatë. 

Justifikimet 
Justifikimi i një kostoje kaq të madhe për një tekë të Edi Ramës dhe Blendi Gonxhes në kohën që ishte drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, nuk është i lehtë as për një qeveri me makineri perfekte propagande.

Të shpenzosh 200 milionë euro për një pistë garash, në një vend nivel të lartë varfërie dhe të ardhura minimale, kërkon guxim të madh. Ndaj qeveria i mëshon faktit se kjo nuk është thjesht një pistë, por një investim madhor që do të gjenerojë ekonomi.

“Dua të theksoj që nuk bëhet fjalë për të bërë një investim për një garë, por për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina. Është ekonomi se në hakun e 360 ditëve të vitit,” tha Rama.

Blendi Gonxhja thotë se kjo pistë do të jetë një reklamë shumë e madhe për Shqipërinë duke nxitur turizëm. “Kjo e vendos Shqipërinë në hartën globale të 1 miliard shkuesve që ndjekin sporte të ndryshme të garave me makina dhe motorë,” tha ai.

Pra, pista 200 milionë euroshe do të sjellë turistë nga e gjithë bota në Krastë të Elbasanit, të cilët do të shpenzojnë para të madhe duke pasuruar jo vetëm Elbasanin, por dhe të gjithë Shqipërinë.

Por derisa të vijnë turistët e Krastës, shqiptarëve do t’u duhet të thahen për ujë, siç po thahen në treçerekun e Shqipërisë, si dhe të përballen çdo ditë me sistemin e tyre të kalbur shëndetësor dhe nivelin mizerabël thuajse të gjitha shërbimeve jetike. 

Fshati digjet, por Rama me Gonxhen krihen.              
Dhe jo vetëm tek Pista e Krastës, por edhe tek shpenzimet e denja sulltanore në vilat qeveritare anëmbanë Shqipërisë me drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.

Rasti i fundit ishte ai i Vilës së Dajtit, e cila do të rikonstruktohet me 6.2 milionë euro. Këto justifikohen me samitin e Natos dhe me imazhin e Shqipërisë përpara botës.

Sepse në sytë e Rilindjes, imazhi i Shqipërisë është i lidhur me të ndenjurat e udhëheqjes, jo me shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e njeriut./Kapitali

Previous Post

Tiranë, ngjarje me armë zjarri: 27-vjeçari paraqitet në spital vetë | EMRI

Next Post

Gëzon Gonxhe: Garat në Elbasan do t’i kushtojnë shqiptarëve 190 milionë euro

Next Post
Gëzon Gonxhe: Garat në Elbasan do t'i kushtojnë shqiptarëve 190 milionë euro

Gëzon Gonxhe: Garat në Elbasan do t'i kushtojnë shqiptarëve 190 milionë euro

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

October 25, 2025
Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

October 25, 2025
Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

October 25, 2025
Të shpëtuar nga ndjenja e dashurisë: Rruga drejt shërimit për 7-vjeçarin që ka humbur dy motrat; shpresë për tri fëmijët e tjerë gjithashtu.

LAJME

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

by timoni.al
October 25, 2025
0

Ekspozita "Fraktura 2025" ka hapur dyert në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", një vend me histori të dhimbshme...

Read moreDetails
Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

October 25, 2025
Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

October 25, 2025
Të shpëtuar nga ndjenja e dashurisë: Rruga drejt shërimit për 7-vjeçarin që ka humbur dy motrat; shpresë për tri fëmijët e tjerë gjithashtu.

Të shpëtuar nga ndjenja e dashurisë: Rruga drejt shërimit për 7-vjeçarin që ka humbur dy motrat; shpresë për tri fëmijët e tjerë gjithashtu.

October 25, 2025
EMRAT/ Dy të arrestuar në Vlorë për prodhim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

EMRAT/ Dy të arrestuar në Vlorë për prodhim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

October 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

October 25, 2025
Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

October 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al